-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Lushnjë-Berat
-
VIDEO
Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se dokumenti do të konsultohet edhe me ekspertë shqiptarë e të huaj dhe më institucione ndërkombëtare.
-
VIDEO
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit'
-
VIDEO
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
-
VIDEO
Ligjet/ Braçe prezanton projektligjin: Të falen gjobat e ndërtimeve pa leje në fshat, ato të pandemisë e të Ujësjellës-Kanalizimeve në zonat rurale
Komisioni i Ligjeve kishte sot në rend dite prezantimin e projektligjit për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale. Prezantimi u bë nga deputeti socialist Erjon Braçe, i mbështetut edhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Braçe shpjegon pse duhen votuar këto 3 elementë, propozon falje edhe për ndërtimet individuale për strehim në qytete
-
VIDEO
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
Vlorë-Një 35 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur disa biçikleta në qytet.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, raportohet se gjatë këtij muaj (dhjetor) kishte grabitur 3 biçikleta.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
-
VIDEO
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
Me vendim të GJKKO-së, janë konfiskuar 27 pasuri të klanit Farruku, ndërsa është hequr sekuestroja për 40 pasuri të tjera. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farrukut, si dhe të afërmve të tyre.
-
VIDEO
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmtonte imazhin pasi kishte dëshmi kofidenciale. Kjo kërkesë hasi kundërshtimin e avokatëve dhe vetë të pandehurve. E cilësojnë Dumanin si mashtrues. GJKKO vendos që dëshmitë e 3 bashkëpunëtorëve të dëgjohen me dyer të mbyllura, pala tjetër ikën nga salla
-
VIDEO
Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyrat e portalit iu gjendën pajisje për kultivim kanabisi (VIDEO+EMRAT)
Përgjimet dhe survejimi çojnë drejt goditjes së një grupi kriminal të shitjes së drogave në kryeqytet, duke arrestuar 4 gazetarë të rinj të dyshuar dhe sekuestruar lëndë narkotike sintetike kryesisht ekstazi MDMA, që e shisnin kryesisht në zonën e ish-Bllokut, ku kishin edhe zyrën e portalit mediatik Publik.al.
Gazetarët e dyshuar mësohet se janë; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Ergis Noka është djali Naim Nokës, pronarit të portalit publik.al.
Policia e Tiranës njoftoi sot (17 Dhjetor) se finalizoi nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, aksionin e koduar "Drug party", me metoda proaktive.
-
VIDEO
Berisha non grata, SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
SHBA është e qartë që s'do ketë asnjë bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Mesazh i qartë për ish-kryeministrin Berisha, i shpallur non grata nga Amerika për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Qëndrimi vjen 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare.
-
VIDEO
Kamëz/ Kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar, arrestohet i mituri
Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, Tiranë pasi kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar
-
VIDEO
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
Ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri nga i arrestuari 50-vjeçar, i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze. Shumat e parave të përfituara i dërgonte tek 45-vjeçarja që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave: 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë në bankë