-
VIDEO
Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: U trondita nga gjendja e saj, të ndihmohet! Gjata: Po përdoret për vëmendje! Pensione dinjitoze për artistët
Për këngëtaren Irini Qirjako imazhet e këngëtares Parashqevi Simaku në gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk duhet që të ishin bërë publike për publikun shqiptar. Ajo u shpreh se këngëtarja duhet që të ndihmohet.
-
VIDEO
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
Banka e Shqipërisë ndau sot 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike të këtij viti, ku studentët kishin bërë punë kërkimore mbi politikën monetare, marrëveshjet tregtare dhe përdorimin e teknologjisë në sektorin financiar. Në ndarjen e çmimeve Guvernatori bëri edhe një panoramë të ngjarjeve ekonomike më të rëndësishme të vitit.
Edhe lëvizjet e Politikës Monetare që bëjnë bankat qendrore mund të ndikojnë në reduktimin e nivelit të papunësisë, pasi çdo lëvizje e politikës është një orientim për të ardhmen. Ky ishte edhe studimi shkencor i studentit Markelian Blacëri në nivelin Master në Universitetin e Padovës që mori çmimin e Guvernatorit për ‘Diplomën më të Mirë për vitin 2024’.
“E them me kënaqësi se temat përputhen me pritshmëritë tona dhe përmbushin karakteristikat më të mira të një pune shkencore” u shpreh Guvernatori.
-
VIDEO
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit
- Një automjet tip Renault është djegur pasditen e sotme për shkak të një defekti teknik. Autovetura me targa AB581 NK është djegur në rrugën rurale Fier-Shegan - Krutje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. H sapo ka parë që dilte tym nga pjesa motorrike ka ndaluar në kohë pa u rrezikuar jeta e tij dhe ka njoftuar zjarrfikësit e Lushnjes.
Këta të fundit kanë shkuar me urgjencë por për shkak të largësisë dhe pse kanë bërë punën e tyre, nuk kanë mundur të shpëtojnë shumë nga automjeti i cili është shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Ekzekutimi mafioz në Athinë, policia heton motivet që fshihen pas atentatit ndaj Irakli Davellas! Shoku i tij rëndë në spital
Llogari të hapura" nga e kaluara apo aktivitet i paligjshëm i viteve të fundit? Çfarë fshihet pas? Kjo është pyetja që oficerët e departamentit të vrasjeve në Athinë po përpiqen t’i japin përgjigje.
-
VIDEO
Kryetari i KLGJ: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët.
‘KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ. KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë’, tha ai.
-
VIDEO
KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Duhet të sigurohemi që integriteti i gjyqësorit të ruhet, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve
Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK, u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.
-
VIDEO
Durrës/ Lule në bankën e 17-vjeçares që nga vdiq nga meningjiti akut! Drejtori i shkollës për Report Tv: U shokuam, ajo spikaste
E kemi Noelën dhe po e them sinqerisht, do t’i jap një diplomë në mungesë!”, kanë qenë këto fjalët e drejtorit të gjimnazit “Leonik Tomeo”, për nxënësen 17 vjeçare.
Noela Caka ishte artiste me ëndrrën për pikturë, jeta e së cilës u ndërpre vetëm në pak orë luftë me sëmundjen e meningjitit akut. Fillimisht e shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, por më pas transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
Me dhjetëra ka qenë numri i shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shkollës në të cilën Noela ndiqte studimet, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore.
-
VIDEO
Historia e Parashqevi Simakut, Sociologu në Report Tv: Nëse këngëtarja do ta dinte se si po komentohet këtu do të terrorizohej dyfish
Jeta e Parashqevi Simakut është jeta e një vajze apo djali që ndodh që nuk i përballojnë dot sfidat e emigracionit.
-
VIDEO
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
Banorët e Postribës në Shkodër kundërshtojnë investimin e kryer nga Ujësjellësi pasi sipas tyre nuk është zgjidhur problematika e ndotjes që shkaktojnë guroret.
-
VIDEO
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi
Në automjetin me drejtues të dyshuarin Xh. L. dhe pasagjer L. G., oficerët kufitarë kanë gjetur 2 kuti të mëdha me lëndë piroteknike, pa faturë shoqëruese, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
-
VIDEO
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një ‘fushatë’ sulmesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Sa i takon shpalljes së tij kampion i antikorrupsionit, Berisha e cilësoi sot si një grusht shteti të Blinken kundër opozitës.
-
VIDEO
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
Teatri i ri i Kukullave në sheshin “Skënderbej” u përurua sot pas restaurimit të cilit iu nënshtrua, me një ceremoni koncerti festiv për fëmijët, me moton “Shtëpia jonë e re”. Në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne dhe imazh të kuruar në detaje