-
VIDEO
Reshje dëborë kanë rënë në Shkodër. Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet të lartë.
Reshje dëborë kanë rënë në Shkodër. Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet të lartë.
-
VIDEO
Zbulohet 'bazë' për prodhimin e vajit të kanabisit në Sarandë, në pranga i riu! I sekuestrohet kallash, thikë e fishekë (EMRI)
Prodhonte dhe shiste vaji kanabisi vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë.
35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen gjatë operacionit 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Laç, një prej mjeteve shpërthen në flakë! Plagosen dy drejtuesit
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.
-
VIDEO
Korça nën ‘pushtetin’ e borës, në zonat malore trashësia deri në 60 cm! Rreth 4 mijë abonentë pa drita, s’ka probleme me qarkullimin për Dardhë e Voskopojë
Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me intensitet të lartë. Nga informacionet e marrë deri më tani, bëhet me dije se në zonat malore në mbi 1200 metër, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm.
-
VIDEO
Rama ftesë diplomatëve: Aplikoni dhe bëhuni pjesë e Misionit të Shqipërisë në BE! Do rritemi në numër dhe ekspertizë
Tashmë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rrugës drejt Bashkimit Evropian, qeveria kërkon ndihmën e diplomatëve dhe ekspertëve për marrëdhëniet ndërkombëtare për tu bërë pjesë e ekipit shqiptar në Bruksel.
-
VIDEO
Kukës/ Mjeti del nga rruga nga moti i keq, shkaktohen vetëm dëme materiale
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.
Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip Golf pa targa ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit.
Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit. Në urgjencën e Kukësit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur.
-
VIDEO
Nis dhe në qytet, pamje spektakolare nga flokët e dëborës në Korçë
Ashtu siç pritej pas uljes së temperaturave, bora ka nisur edhe në qytetin e Korçës.
-
VIDEO
Kukësi nën 'pushtetin' e dëborës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve, apelohet për vendosjen e zinxhirëve
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësi.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia: Paisje me zinxhir dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.
-
VIDEO
Durrës/ Aksident në Maminas, makina kthehet përmbys në rrugë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Maminas të Durrësit, teksa janë përplasur dy automjete, ndërsa njëra prej tyre është kthyer përmbys. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
-
VIDEO
Hidhet në erë kanali i ujit në Zubin-Potok, reagon Tirana zyrtare e opozita, Rama: Akt sabotazhi! Begaj telefonon Osmanin: Ju mbështesim në hetim! BE t'i heqë sanksionet Kosovës
Politika në Tiranë ka reaguar lidhur me shpërthimin në Zubin Potok të Kosovës mbrëmjen e djeshme, ku dyshohet se 15 kilogramë lëndë eksplozive u përdorën për të shkatërruar kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralet e vendit nga liqeni i Ujmanit në veri.
-
VIDEO
Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut
Dhjetëra automjete të KFOR-it janë nisur rreth orës 3 të mëngjesit, drejt Zubin Potokut. Të ndara në dy grupe, lloje të ndryshme të automjeteve të blinduara, përfshirë edhe autoambulancat ushtarake, janë pozicionuar në këtë qytet të veriut.