-
VIDEO
Nesër votohet Buxheti 2025 nen për nen, rikthehet Sali Berisha! PD depoziton 34 amendamente
Buxheti i vitit 2025 do të marrë nesër dritën jeshile në Parlament, në votimin nen për nen. Partia Demokratike ka depozituar 34 amendamente, mes të cilave 2 që mbajnë firmën e Sali Berishës, i cili rikthehet në këtë seancë pas gati 1 viti mungesë. Nga ana tjetër, PS pritet t’i rrëzojë këto amendamente, që në mbledhjen e grupit i ka cilësuar si “provokim politik”
-
VIDEO
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
I pyetur nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës, në aktivitetin e zhvilluar në parlament lidhur me bandat shqiptare në Ekuador dhe Mbretërinë e Bashkuar, Dumani theksoi se SPAK ka krijuar marrëveshje dhe ka ndihmuar në hetimet ndaj grupeve shqiptare në Ekuador, duke theksuar se edhe me vendet e Amerikës Latine, pavarësisht vështirësive, janë arritur kontakte dhe shkëmbime informacionesh.
-
VIDEO
Dumani: SPAK s’e lufton dot vetëm korrupsionin, nuk është vetëm detyrë ligjore! Përpjekje morale e shoqërore
Altin Dumani thotë se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim. Sipas Dumanit, lufta ndaj korrupsionit nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe përpjekje morale e shoqërore.
-
VIDEO
Dumani: SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi sekuestruar 150 mln euro asete
SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thotë drejtuesi Altin Dumani. Nga Kuvendi, ku u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, Dumani tha se SPAK që nga krijimi ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale.
Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.
-
VIDEO
Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: Reforma ka rikthyer besimin tek drejtësia! SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush mbi ligjin
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.
Ndër të tjerë mbajti fjalën e tij edhe minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili vlerësoi punën e SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësië për të luftuar korrupsionin.
Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe nnë perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.
-
VIDEO
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hapur dyert për çdo person që do të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura. Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjete sociale, ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.
-
VIDEO
Milano/ Goditet grupi italo-shqiptar i kokainës, 14 të arrestuar! Rekrutonin shqiptarë si ‘korrierë sezonalë’, u siguronin banesë, makinë dhe ushqim! Pas 3 muajsh...
Antimafia finalizon fazën tjetër të operacionit të nisur që në muajin Shkurt të këtij viti. Arrestohen 8 shqiptarë dhe 6 italianë, zbulohet taktika e organizatës. “Kuajt” (punëtorët sezonalë) i merrte nga Shqipëria për 3 muaj, duke mos shkelur afatet emigracionit të ligjshëm. I pajisnin edhe me telefona, shpërndarja me motor ose makina. Ikte grupi i parë, vinte i dyti
-
VIDEO
Eskperti i sigurisë: Në Zubin Potok u përdor eksploziv që prodhohet për ushtrinë
Eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi thotë se institucionet e Kosovës performuan dobët për të parandaluar sulmet në veri të Kosovës, përfshi dhe sulmin më të rëndë të ndodhur më 30 nëntor 2024.
-
VIDEO
Vrau ish-menaxherin e kompleksit ‘Golden’, gjendet te Shkëmbi i Kavajës makina e kunatit të Altin Hajrit
Policia ka arritur të gjejë makinën tip ‘ML’ me të cilën u largua Julian Gjoshi pas vrasjes së Alfred Dedjas në lokalin ‘Kështjella’ në Ndroq. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se makina është gjetur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.
-
VIDEO
'Nga 130 anije peshkimi që ka Shqipëria, 200 i kam unë', Luca 'thumbon' Lapajn: Shpifjet nga kandidatët e rinj më bënë që...
Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili është shprehur se sipërmarrësi është i priviligjuar dhe ka 200 anije, ndërkohë që të gjithë peshkatarët në Shqipëri kanë 130 anije.
-
VIDEO
Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale
Nga Lezha, protesta e aktivistëve kundër kampit të emigrantëve në Gjadër, është zhvendosur në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e ish-menaxherit të ‘Golden’, makina e autorit gjendet në Durrës, por jo arma e krimit! Kontrolle për kapjen e kunatit të Hajrit, pyetet miku që kishte në tavolinë
Nga zbardhja e kamerave të sigurisë është ndërtuar një dinamikë se si ndodhi ekzekutimi brenda lokalit 'Kështjella' në Ndroq. Autori, kunati i Altin Hajrit, e priti Dedjan brenda në lokal dhe e qëlloi sapo iu afrua. Kontrolle në Tiranë, Durrës e Shijak për kapjen e autorit. Pyeten rreth 20 dëshmitarë. Familjarët: S’kishim dijeni për konflikt mes tyre. Pistë hetimi prishja e pazareve të drogës.