-
VIDEO
80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës
Sot në ditën e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, Partia e Lirisë shkoi për të bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Por para se të futeshin për të bërë homazhe përfaqësuesit e PL-së u ndaluan për një moment nga Garda.
-
VIDEO
Zbulohet në Lezhë një vatër e 'Murtajës afrikane të derrit! Vendoset në karantinë zona në Malin e Rrenxit në Shëngjin
Në koordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Shërbimi Veterinar ka bërë djegien dhe asgjesimi e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës, konform protokollit të përcaktuar.
-
VIDEO
Vau i Dejës/ Kishin përshtaur ambientin me llamba për kultivimin e bimëve narkotike, në pranga elektricisti dhe në hetim 3 punonjës të tjerë të OSHEE
Një operacion antidrogë i koduar "Godina" u zhvillua në Vaun e Dejës.
Gjenden brenda ambientit 578 fidanë të dyshuar si kanabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në pranga elektricisti i zonës dhe procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë zonën.
-
VIDEO
Sot 29 Nëntori - 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat e festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj! Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Shqipëria, feston sot 80 vjetorin e çlimirit prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Kryeministri Edi Rama do të bëjë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Përmes një mesazhi urimi në facebook ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me itensitet te larte, te cilat kane krijuar problematika në orët e para të mëngjesit të sotëm.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali
Shqiptarët e Italisë festuan dje ditën Pavarësisë në sheshin “Duomo” të Milanos. Me thirrjet 'Kuq e zi' dhe 'o sa mirë me kenë shqiptar' festa ka vijuar deri në mbrëmje vonë
-
VIDEO
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
"Dua më shumë Shqipërinë" ishte koncerti i madh festiv që u organizua sot në Fier, në teatrin "Bylis" me rastin e festave të nëntorit. Ky koncert bëri bashkë mbi 70 artistë fierakë: orkestren simfonike te qytetit, Ansamblin "Myzeqeja" dhe Grupin e Këngës Qytetare Fierake.
Pjesë e Repertorit të këtij spektakli ishin këngët më të përzgjedhura të kohërave për atdheun e Shqipërinë, kolonat zanore të filmave me tematikë patriotike të sjella nga tenorët e mirënjohur Armando Kllogjeri , Andi Turhanaj dhe sopranoja Erinda Agolli. Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti i shquar, Oleg Arapi, përcolli tek spektatorët emocione të forta dhe spektakël muzikor.
Koncerti Festiv ishte organizim i Bashkisë Fier nëpërmjet Drejtorisë se Artit dhe Kulturës, që për herë të parë bëri bashkë të gjithë artistët fierakë: këngëtarë, aktorë, instrumentistë dhe valltarë të qytetit të Fier.
-
VIDEO
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina
Atmosfera e festës së Pavarësisë ndihet edhe në qytetin e Shkodrës. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, teksa ka ndarë një video nga atmosfera, ku shihen qytetarët teksa bëjnë paradë me flamujt në makina, ka ururar gëzuar ditën e pavarësisë.
-
VIDEO
Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit
Shqipëria kremton sot më 28 nëntor 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime.
Atmosfera festive nuk ka munguar edhe në qytetin e Fierit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qytetarët me flamuj në makinat e tyre kanë bërë një paradë në qendër të qytetit, ndërsa pjesë e paradës janë bërë grupmosha të ndryshme.
-
VIDEO
Festa e Pavarësisë/ U përfol për ‘ftohje të marrëdhënieve’, por Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur
Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen momente të veçanta nga festimet sot në Vlorë dhe mes tyre shfaqet dhe homologu Albin Kurti. Dhe pamjet tregojnë të kundërtën e asaj çfarë është aluduar prej kohësh. Rama dhe Kurti shihen duke qeshur në një nga kafet e Vlorës, ndërkohë që edhe gjatë nderimeve shtetërore qëndrojnë afër njëri-tjetrit
-
VIDEO
Vrasja e Martinit, shoku i plagosur në spital kërkon 80 mijë € për t'u shëruar: Prindërit e mi janë të varfër! Trauma: Është mirë, s’ka nevojë për shërbime
14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet. Mirëpo Spitali i Traumës ka reaguar duke thënë se adoleshenti nuk ka nevojë për trajtime jashtë mundësive të ofruara nga Trauma.
-
VIDEO
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
Nuk kanë të ndalur ndërtimet, s’ka më shtëpi individuale por zona rezidenciale, me vila dy-tre katëshe, të ndërthurura edhe blloqe pallatesh shumëkatëshe. Mbi 2 milionë metra katrorë është sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të miratuara nga bashkitë përgjatë 9 muajve të këtij viti me rritje prej 493 mijë metra katrorë krahasuar me vjet.
Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se në total në këtë periudhë janë miratuar 1019 leje ndërtimi ose 280 leje më pak se vjet, por sipërfaqja ndërtimore është në shifër rekord prej mbi 2 milionë metrash katrorë nga 1.5 milionë metër që ishte vjet. Kjo tregon se kullat qiellgërvishtës ende nuk kanë mbaruar për Shqipërinë.