-
VIDEO
Fier/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.
'Vendime që duhet ti marrim së bashku. Nuk është i vetmi moment që po e mendojmë, por një prej momenteve të nxitur edhe nga vende të tjera në botë për kufizime të aksesit në platforma online. Duhet të marrim një opinion tuajin por edhe si të rrisim bashkëpunimin për veprimet e përbashkëta në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë shkollës. Kudo të kemi dhe të sigurojmë që fëmijët të jenë të mbrojtur. Kemi bërë hapa konkrete. Për rritjen dhe fuqizimin e instrumenteve kemi në dispozicion. Për të ditur si mësuesit të reagojnë për fenomene të dëmshme. Ajo që kemi bërë shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë një angazhim edhe më i madhe me trekëndëshin për sigurinë e fëmijëve, trinomi, mësues-nxënës-prindi.
Të angazhohemi të gjitha palët së bashku. Që të gjithë mjetet që kemi, strukturat ti shërbejnë këtij qëllimi. Duke krijuar edhe më shumë rrjetet parandalimi, duke fuqizuar edhe më tej ato ekzistuese, duke e parë teknologjinë si aleat. Duke i vendosur ndalim atyre platformave që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe çojnë në shqetësime për fëmijët por edhe për shëndetin mendor. Që nga studimet edhe nga hulumtimet edhe këto incidenca janë në rritje për efektet negative që prodhojnë TikTok apo Snaphat në deviacionet të sjellës së fëmijëve. Jemi prindër dhe duhet ta pranojmë që është një realitet i ri', tha ministrja Manastirliu.
-
VIDEO
Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Zhejë, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike
Një ditë pas zjarrit në fabrikën e këpucëve në Zhejë të Kurbinit, ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin.
Dyshimet janë se zjarri mund te jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
Ndërkohë fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.
-
VIDEO
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
Kryeministri Edi Rama kishte sot të fë ftuar në podcastin 'Flasim' një çift nga Durrësi që janë kthyer nga Kanadaja dhe kanë çelur biznesin e tyre në Shqipëri që kanë të bëjnë me rigjenzimin e qelizës.
Kur u pyet se çfarë e motivojnë ai tha se “ata anti-age” që dalin rrugëve. Madje sapo mendon “të rrijë të rri i çik rehat, nuk më lejnë dhe motivohem”.
“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh Rama me batutë.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)
Gjatë kontrollit të banesës së 42-vjeçarit, pas informacioneve të marra nga policia, u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej tyre e pajisur me municion luftarak.
-
VIDEO
Reshjet e borës mbulojnë akset rrugore në Shkodër, apel për përdorimin e gomave dimërore
Reshjet e borës kanë prekur një pjesë të mirë të akseve në qarkun e Shkodrës. Megjithatë siç bëjnë me dije autoritetet rrugore nuk paraqitet problem për qarkullimin e automjeteve.
Sakaq, bëhet apel për përdorimin e gomave dimërore për përdoruesit e automjeteve. Në akset rrugore janë në gatishmëri kompanitë kontraktore me mjete dhe punëtorë.
'* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në aksin Qafë Mali- Fierzë në mëngjes kanë filluar reshjet e deborës, por nuk paraqet problem për qarkullimin, për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërore. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
* Nga bashkia Shkodër , nuk raportohen probleme të EC.
* Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme të EC.
* Nga bashkia Vau Dejës , nuk raportohen probleme të EC.
* Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.
* Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC.', njofton DRV Shkodër.
-
VIDEO
Korçë/ Zbardhet Dardha e Voskopoja, rrugët e lira por makinat të jenë me goma dimërore
Rreshjet e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës. Ato kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m. Bora ka zbardhur dhe Dardhën e Voskopojën, ndërsa janë marrë masa për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
-
VIDEO
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulm kriminal e terrorist! SHBA e BE dënojnë, ambasadori Hovenier: Mbështesim hetim gjithëpërfshirës
Tirane- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Serbinë, për shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Shpërthimi dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
-
VIDEO
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
Report Tv sjell detaje të reja nga zjarri që ka rënë në një fabrikë këpucësh në Kurbin. Disa banesa rrezikohen nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë prej rresh dy orësh për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia ka bllokuar qarkullimin në rrugën e vjetër Milot-Laç.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
Një magazinë këpucësh është përfshirë nga flakët në Kurbin. Report Tv sjell pamjet nga fabrika e ‘pushtuar’ nga flakët.
Siç shihet edhe në pamje, shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën.
-
VIDEO
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, dëme të shumta materiale! Forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
-
VIDEO
Skandal në Maqedoninë e Veriut/ Policia heq flamujt e Shqipërisë
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët kanë vendosur nëpër shtylla flamujt e Shqipërisë për Festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
Por, punonjësit e policisë kanë shkuar dhe kanë hequr flamujt e ngritur për festa.
Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, një makinë policie ka ndaluar pranë një shtylle ku është vendosur flamuri kombëtar dhe e ka hequr atë dhe e ka hedhur në tokë.
Ky akt përbën një skandal për faktin se një punonjës i paguar nga taksat e qytetarëve ka prishur festën e shqiptarëve të Maqedonisë për Pavarësinë e vendit tonë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për këtë sjellje të shëmtuar të policisë ndaj flamurit kombëtar.
-
VIDEO
DEKLARATA E stërnipit të Isa Boletinit: Kam dokumenta të gjetura që gjenden vetëm në kullën tonë
‘Një ekspozitë e re për Isa Boletinin do të vijë së shpejti, me fakte historike dhe me foto të papublikuara më parë’, kjo është bërë me dije nga stërnipi i tij Gazmend Boletini. Ai u shpreh se faktet historike përveç se nga Kosova do të jenë edhe nga vende të tjera si Shqipëria dhe Maqedonia.