-
VIDEO
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtuesëve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve për shkak të reshjeve të shiut dhe borës në zonat malore. Policia thotë se është rritur prezenca e saj në akset urbane e rurale për shkak të motit të keq, teksa kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe pastrimin e zonës nga rënia e inerteve.
'Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.
Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.'
-
VIDEO
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
Kryeministri Edi Rama ishte prezent në kantier, për të ndjekur nga afër nisjen e punimeve së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini.
-
VIDEO
29 Nëntori/ Homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytete! Në Shkodër idhtarët e Komunizmit vendosin yllin, kujtojnë Enver Hoxhën
Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Në Shkodër 80-vjetori i Çlirimit nuk ka kaluar pa simbolet komuniste në Shkodër.Ashtu si edhe vitet kaluara idhtarët e Partisë Komuniste vendosën yllin si simbol të luftës nacional çlirimtare pranë Varrezave të Dëshmorëve. Gjon Bruçi, komunist tha se kishte kritika organzatorëve që nuk permendin emrin e Enver Hoxhes.
“Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
Shoku i Martin Canit të vrarë me thikë, ka dalë nga spitali i Traumës pas qëndroi për 11 ditë i plagosur. Ngjarja u shënua më 18 nëntor pas një sherri pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë.
-
VIDEO
Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj grupit të Suel Çelës, personazhit më të kërkuar të drejtësisë, që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës me investime në Shqipëri. Ndërkohë, pritet që SPAK të përcjellë kërkesën për ekstradimin e vëllait të tij, Mario Cela të arrestuar në Belgjikë bashkë me një anëtar të grupit, dhe të biznesmenit Bujar Shega, i cili u ndalua në Milano.
-
VIDEO
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ishte i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku në lidhje Skype foli për Nertil Agalliun mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Sipas tij, Kurti po përpiqet të sfidojë flamurin shqiptar me atë të Kosovës, në një kohë kur duhet ta bënte ndaj Serbisë.
-
VIDEO
Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
Miliarderi i Teslas dhe X, Elon Musk iu bashkua Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për darkë në Mar-a-Lago në Florida të enjten, për të festuar Ditën e Falënderimeve së bashku me familjen presidenciale
-
VIDEO
Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit
Kreu i shoqatës së Agro-Biznesit, Agim Rrapaj foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ për Nertil Agalliun. Rrapaj përcolli disa nga shqetësimet që lidhen me bujqësinë dhe ushqimin në vend. Problem mbetet tregtimi i vajit ekstra të virgjër.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë
Një aksident është regjistruar sot në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovicë
-
VIDEO
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 të arrestuar
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit
-
VIDEO
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
Shqipëria, feston sot 80 vjetorin e çlimirit prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Kryeministri Rama bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit së bashku me kreun e shtetit Begaj, kryeparlamentaren Spiropali, ministrat dhe deputetë e mazhorancës. Përmes një mesazhi urimi në facebook ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
-
VIDEO
Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve
Në misionin për të shpëtuar banorët në rreth 2100 metra lartësi morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut