-
VIDEO
Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja
Vijon protesta e PD dhe opozitës në disa prej pikave të qarkullimit në Tiranë.
Tek Zogu i Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish sheshi Shqiponja! Kundravajtje në rreth te Zogu i Zi.
Sakaq,ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.
-
VIDEO
Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë
Sërish ka përplasje mes protestuesve tek bashkia e Tiranës.
Siç duket nga pamjet e sjella nga gazetari Sokol Dema, duken eksponentë të PD-së si Edi Paloka apo Belind Këlliçi që shtyjnë policinë dhe përplasen me forcat efektive. Ndërkohë janë afruar dhe autobotat me ujë të cilat janë hedhur drejt protesuesve prek 3 apo 4 minutash.
Përplasje me policinë ka pasur edhe në zona të tjera të Tiranës si tek Pallati me Shigjeta apo sheshi Uilson.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë
Bardh Spahia duke u konfrontuar fizikisht me Policinë
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, gjithashtu u përfshi në përplasje dhe konfrontim fizik me efektivët në krye të detyrës, të planizuar në një nga pikat e kryeqytetit.
Ai u pa teksa sulmoi fizikisht uniformat blu duke i shtytur me forcë, për të hapur rrugën që të kalonin protestuesit dhe të bllokohej aksi.
Efektivët nuk lëvizën nga vendi duke i kërkuar që të zhvendosej, teksa shihet se një prej protestuesve kërkon që ta mbështesë kundër policisë.
-
VIDEO
Protesta e PD-së, Noka dhe Mziu përplasen me policinë, një protestues humb ndjenjat
Përplasje të ashpra të deputetit Flamur Noka me efektivë të policisë, në rrugën e Elbasanit. Deputeti Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me policinë e cila u përpoq të ndalonte bllokimin e rrugës.
Tek Xhamia e Namazgjasë një person kahumbur ndjenjat. Është e paqartë dinamika.
Po njoftohet ambulanca.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Edhe Luçiano Boçi përplaset me efektivët, Policia thirrje me megafon që të lirohet rruga
Jo vetëm deputeti Flamur Noka i PD, por edhe ish-deputeti Luciano Boçi ishte një nga aktivët duke i shkuar efektivëve të planizuar që të largoheshin dhe të mos pengonin mbështetësit.
Teksa Policia e Tiranës bënte thirrje me megafon që qytetarët të mos e bllokonin rrugën, pasi ishte krijuar radhë e madhe automjetesh, Boçi u pa teksa duke i folur ashpër dhe drejtuar gishtin efektivëve që ishin gardh, të largoheshin prej aty.
-
VIDEO
Nis protesta e PD/ Bllokohet rruga e Elbasanit, Noka përplasje me policët
Me anë të një njoftimi policia e Tiranës bën me dije se ka njoftuar sekretarin e PD-së Flamur Noka se bllokimi i qarkullimit të lirë dhe transportit publik dhe privat përbën vepër penale dhe se organizatorët do të mbajën përgjegjësi administrative dhe penale.
-
VIDEO
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme
E vënë në krye të SASPAK pas largimit të Ilir Beqajt, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Erdiana Çano foli për një audit të agjencisë që menaxhon fondet e BE, si masë për të parandaluar abuzimin me këto fonde.
-
VIDEO
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
Shefi i politikës së jashtme europiane Josep Borrell thotë se mandat arresti ndaj Benyamin Netanyahut nuk është i interpretueshëm. Ai kërkon që të gjithë shtetet europiane ta respektojnë dhe zbatojnë atë. SHBA do të veprojnë si të duan thotë Borrell ndërsa bëri një krahasim edhe me mandat arrestin e lëshuar ndaj Vladimir Putin një vit më parë.
-
VIDEO
PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
Shqiptarja.com siguron videon e momentit kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me armë dhe bie në tokë.
Vrasja e 52 vjeçarit ndërtues ndodhi më 13 nëntor sheshpushimin e pallatit të tij, përballë Fakultetit Ekonomik, tek Rruga e Elbasanit.
Ndërkohë sot gjykata e Tiranës caktoi masën 'arrest me burg' për dy vëllezërit Dukaj, Shkëlqim Dukaj dhe vëllait të tij Florian Dukaj.
-
VIDEO
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë
Një grua ka rënë sot nga kati i shtatë i një pallati në lagjen Apollonia në Fier
-
VIDEO
Tiranë/3 goditje me thikë studentit, Video e përplasjes tek Qyteti Studenti
Shqiptarja.com siguron videon e goditjes me thikë të ndodhur në qytetin Studenti pak ditë më parë.
-
VIDEO
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan: Trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Gazetarët Qyno e Hoxha morëm para për të keqinformuar
NJOFTIMI ZYRTAR/ SPAK përcolli njoftimin zyrtar në lidhje me shkatërrimin e asaj që e quan organizatë kriminale të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. SPAK zbulon dhe rolin e ish shefit të krimeve të komisariatit nr 6 Dedan Gjoni por dhe të ish gjyqtares Pajtime Fetahu, si dhe të gazetarëve Elton Qyno dhe Artan Hoxha.