Shqiptarja.com siguron videon e momentit kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me armë dhe bie në tokë.
Vrasja e 52 vjeçarit ndërtues ndodhi më 13 nëntor sheshpushimin e pallatit të tij, përballë Fakultetit Ekonomik, tek Rruga e Elbasanit.
Ndërkohë sot gjykata e Tiranës caktoi masën 'arrest me burg' për dy vëllezërit Dukaj, Shkëlqim Dukaj dhe vëllait të tij Florian Dukaj.