-
VIDEO
‘Je plagos me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
Gazetari Fatos Mahmutaj i ftuar në Report Tv foli edhe për plagosjen e tij gjatë protestës së 21 janarit. Duke komentuar dosjen e Suel çelës dhe lidhjet e tij me gazetarët, Fatos Mahmutaj tregon edhe nga eksperienca e tij personale se si u ka thënë stop manipulimeve, sidomos rastit të 21 janarit që bëri shumë bujë dhe e gjithë ‘makineria’ shtetërorë me në krye Berishën u përpoqën ta manipulojnë si ngjarje.
Mahmutaj tregoi momentin kur kishte shkuar të bënte ekspertizën e dorës pasi u plagos me plumb dhe thotë në emisionin ‘Studio Live’ se iu bë shantazh nga sheshi i Mjekësisë Ligjore. Por, ai tregon edhe si reagoi, duke marrë në telefon zv.prokurorin e Tiranës në sy të shefit të Mjekësisë Ligjore, i cili po i thonte se “je plagosur nga afër, je plagosur me çadër” në përpjekje për të manipuluar ngjarjen.
-
VIDEO
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
Gazetari Fatos Mahmutaj duke komentuar dosjen e Suel Çelës në Report Tv ndalet edhe tek rasti i ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe lidhjet e saj me këtë organizatë kriminale. Mahmutaj thotë se zgjidhi rrugën më të pisët të mundshme, aq sa porositi edhe vrasjen e një gazetari, referuar dosjes rasti i Saimir Kodrës.
"Kemi gjykatësen. Kam qenë gazetar i gjyqësorit. Gjykatës të tillë që tejkalojnë këto lloj caqesh burgun e kanë pak. Ajo zgjodhi rrugën më të pisët të mundshme, u kërkoi kriminelëve të Elbasanit, që dihet se kanë bërë krime. Janë varë dhjetëra njerëz si shkak i përplasjeve. U kërkoi ndihmë kriminelëve për të vrarë një gazetar dhe një avokat. Këta të dy i ka ruajtur zoti. Policinë e kishin kapur, gjykatën po, mediat talleshin, derisa arrinin të bënin edhe skaltetat e emisioneve qendrore të televizioneve në Shqipëri Ngriheshin dallgë në një gotë ujë dhe merreshin njerëzit gjithë ditën me këto lloj historish", tha Mahmutaj në Report Tv.
-
VIDEO
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
Një aksident automobilistik me katër të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Aksidenti ka ndodhur afër urës 16 orëshe në dalje të Rrugës së Kombit. Automjeti tip Benz me targa AA 599TM sapo ka dalë nga autostrada është përplasur me automjetin tip Toyota me targa AB 023 KR.
-
VIDEO
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
Vrasja e 14-vjeçait, Martin Cani në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij, nxori në pah probleme të mprehta sociale, siç është mungesa e sigurisë në shkolla, përdorimi i thikave nga adoleshentët. Opozita dhe shoqëria civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsmit ndërsa Qeveria përmes institucioneve të varësisë, po kërkon të përçojë mesazhe bashkëpunimi mes komunitetit të prindërve dhe shkollave. Në dy aktivitete të ndryshme organizuar paraditen e sotme në Lezhë bie në sy pjesëmarrja e nxënësve që duhet të ishin në mësim!
-
VIDEO
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet nga Ursula von der Leyen.
Për përbërjen e re të Komisionit Evropian 370 deputetë votuan pro, 282 ishin kundër, ndërsa 38 abstenuan.
Para votimit në seancë plenare u zhvillua një debat, në të cilin Ursula von der Leyen paraqiti edhe një herë përbërjen e Komisionit në mandatin e saj të dytë si presidente e ekzekutivit të BE-së.
-
VIDEO
Taksa e fjetjes në hotel, këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Sarandës kanë bllokuar miratimin e Paketës Fiskale, pas konstatimit të një takse që, sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën e fjetjes në hotele, e cila, edhe vitin e kaluar, ka qenë më e lartë nga sa parashikohet në ligj.
-
VIDEO
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Behu pjesë e Team Albania, kontribo në anëtarsimin e vendit në BE
Misioni diplomatik i Shqipërisë ka hapur dyrt për shqiptarët që duan të behen pjesë e këtij misioni. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se ata që do të bëhen pjesë e skuadrës do të kontribuonë në anëtarsimin e vendit në BE.
-
VIDEO
Aksident në Fier, makina përplaset me motorrin, plagoset 1 person
Një aksident ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Fier. Një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit është plagosur.
-
VIDEO
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arret shtëpie në detyrim paraqitje. Ndërkohë masa detyrim paraqitje mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Dosja ka 21 persona nën procedim
-
VIDEO
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
Në vjeshtën e vitit 2020 Suel Çela dhe Ergys Dashi, i ekzekuar në janar 2022 në Ekuador, organizonin trafikikimin e 446 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Për të bashkëfinancuar operacionin Suel Çela përfshin edhe të shumëkërkuarin Ervin Mata, të cilit i referohet si “Boli”. Trafikimi dështon për shkak se ngarkesa kapet, ndërsa për këtë episod SPAK ka bisedat e thuajse 4 muajve.
-
VIDEO
Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore
Një makinë ka përplasur sot një këmbësor në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Transporteve në unazën e qytetit.
Burime për Report informojnë se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Korçës ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
-
VIDEO
Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ku e çmoi këtë komision si një sukses të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në BE.