-
VIDEO
SKEDA / Kush është Pajtime Fetahu, ish gjyqtarja e dorëhequr e lidhjet e dyshuara me Çopjat, pagesa 11 mijë euro me flori dhe masa e sigurisë
Operacioni në shkallë të gjerë në disa qarqe të vendit kundër organizatës Çopja dhe jo vetëm, nisi prej 31 Korrikut të këtij viti, kur u zbuluan ngjarje të rënda kriminale nga SPAK, por edhe dyshimet për përfshirje të njerëzve të drejtësisë.
-
VIDEO
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare në kryeqytetin e Filipineve të dielën, duke lënë të paktën 2,000 familje pa shtëpi, ndërsa flakët përfshinë zonën për gati tetë orë.
Pamjet nga dronët e Zyrës së Menaxhimit të Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë në Manila treguan flakët që përpinë shtëpitë e dendura mbi shtylla në Isla Puting Bato, një zonë e varfër në Tondo, Manila.
Departamenti i Zjarrfikësve të Manilës raportoi se rreth 1,000 shtëpi u shkatërruan dhe afërsisht 8,000 persona u zhvendosën nga zjarri, i cili shpërtheu në orën 8:00 të mëngjesit të së dielës dhe u shua në orën 16:00.
-
VIDEO
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
Jonida Proga, motra e Egli Progës që u vra në Pogradec, preku me fjalimin e saj në protestën për Martin Canin para Ministrisë së Arsimit. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e Martinit.
Me lot në sy, ajo tha se edhe familja e saj ishte detyruar të largohej nga Pogradeci pas humbjes së Egli Progës, duke e quajtur qytetin një "vend krimi". E këtu përmend edhe deklaratën e prindërve të Martinit, të cilët kanë thënë se duan të ikin në SHBA.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit, qytetarët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin
Shoqëria civile, prindër e të rinj janë mbledhur në protestën e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës 9-vjeçare Fan Noli.
-
VIDEO
GJKKO dënon me 2,8 vite burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungoi në seancë! U akuzua për dy raste shpërdorimi detyre
GJKKO ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ditën e sotme në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje në kuadër të goditjes së një grupi kriminal. Gazetarët Artan Hoxha dhe Qyno qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.
Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Prokuroria e Posaçme ka dhënë një njoftim lidhur me një operacion kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Elbasan. SPAK bën me dije se janë caktuar 21 masa sigurie, ndër të cilët 18 janë masa arrest me burg ku përfshihen një ish gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit, avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqir me arrest shtëpie.
-
VIDEO
Zbërthimi SKY ECC/ Arrestohen 2 ish gjyqtarë të Elbasanit, një të treti i kontrollohet banesa! Në 'arrest shtëpie' avokatja e grupit i Suel Çelës! Masa sigurie edhe në fushën e medias (EMRAT)
Operacioni vijon/ Po ekzekutohen urdhërarreste të firmosura nga SPAK. Arrestohet ish kryetari i gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, dhe ish gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndërsa është kontrolluar banesa e një ish gjyqtarit Taulant Tafa. 'Arrest shtëpie' dhe për avokaten që mbron grupin e Suel Çelës Blerina Beqiri. Në kuadër të operacionit ka masa sigurie dhe në fushën e medias.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Shënkollit.
-
VIDEO
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me homologen çeke, Marketa Pekarova Adamova me të cilën kanë mbajtur dhe një deklaratë të përbashkët për mediat.
-
VIDEO
DETAJE TE REJA/ Operacioni i SPAK në Elbasan, kontrollohet dhe banesa e një tjetër ish gjyqtari! "Arrest shtëpie' dhe për një avokate (EMRI)
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se janë ushtruar kontrolle banese dhe në banesën ish gjyqtarit Taulant Tafa.
-
VIDEO
KQZ propozon 11 majin për zgjedhjet parlamentare 2025, Celibashi pas konsultimit me Begajn: Na duhet kohë të jemi në dispozicion të diasporës
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli për gazetarët pas konsultimit me presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Celibashi deklaroi se data e propozuar nga institucioni që drejton është data 11 maj, që përkon dhe me propozimin e Partisë Socialiste.