-
VIDEO
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë
Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Me flamujt kuq e zi në duar, shqiptarët presin Ramën në Londër
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në “Queen Elizabeth Olympic Park” në Londër, një hapësirë e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, ku do të zhvillohet takimi me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se salla është mbushur nga shqiptarët, të cilët jetojnë dhe punojnë në Britani, ndërsa në duar mbajnë flamujt kuq e zi.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se nesër në mëngjes do të mblidhet një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë dhe policia e burgjeve të cilët do të vendosin si do të vijohet më tej.
-
VIDEO
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur më 22 nëntor në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.
Në pranga ra 33 vjeçari Flordian Mulaj banues në Bajram Curri.
“33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj” informoi sot policia e Tropojës.
-
VIDEO
Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë ulur ndjeshëm temperaturatë. Ulja e temperaturave ka përfshirë edhe qytetin e Dibrës.
Segmenti i rrugës Arbrit ku ka prezencë uji ka dhe ngrica. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
-
VIDEO
Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga
Festat e nëntorit dhe muajt e fundit të vitit ka bërë që policia rrugore të shtrëngoji masat në qytet. Gjoba që arrijnë deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe persona të arrestuar që lëvizin nën efektin e alkolit.
-
VIDEO
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
FIER/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar "Tentativa".
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me paramendim", e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte
Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 28 vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
-
VIDEO
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
Kreu i SPAK, hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike. Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar Altin Dumani tha se është i vendosur ti shkojë deri në fund me përkushtim dhe përgjegjësi detyrës që ka marrë pavarësisht kostove. Dumani: Nuk na shqetëson retorika politike, na shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar shqiptar. Është shumë i rrezikshëm.
-
VIDEO
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital
5 ditë pas vrasjes së Martin Canit, polici gjeti armën me të cilën ai dyshohet të jetë qëlluar për vdekje. Thika u gjet brenda një çante shkolle me libra hedhur mbi tarracën e një godine rreth 10 minuta larg shkollës “Fan Noli”. Aty dyshohet ta ketë hedhur i mituri i dyshuar për vrasjen, ose personat të tjerë që mendohet se e ndihmuan duke e transportuar me makinë drejt spitalit privat.
-
VIDEO
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
Prej mëngjesit të sotëm kanë nisur reshjet e dendura të dëborës në Kukës e Mirditë, nga kalon dhe Rruga e Kombit. Report TV vëzhgoi nga afër situatën në tunelin e Kalimashit, ku automjet kalojnë pa problem, por policia rrugore apelon për përdorimin e gomave dimërore dhe uljen e shpejtësisë. Trashësia e dëborës ka shkuar në 5 cm dhe borëpastrueses e firmës kontraktore kanë dalë në terren.
-
VIDEO
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
Hinga është një fshat i vogël në Dimal, qarku i Beratit me tokë prodhuese e njerëz punëtorë. Sot ka zënë vend në tregun e Ballkanit sepse prodhon 1360 ton mandarina në vit dhe 90 per qind e prodhimit shkon për eksport. Në një sipërfaqe prej 74 hektarësh fermerët e kthyer nga Greqia kultivojnë 41 mijë rrënjë mandarina.