-
VIDEO
Tensione në Kuvend, Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si lare,, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra e banditë
Tensionohet situata në Kuvend, ku po diskutohet në seancë maratonë dyditore buxheti 2025, që në fund do kalojë edhe për miratim.
-
VIDEO
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: Kanë ardhur letërporosi nga SHBA e Çekia! Me Ilirin s'ka më kthim pas
6 orë seancë/ Apeli i GJKKO-së nuk ndryshon masata e sigurisë për ish presidentin e Republikës Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Seanca e nisur në orën 10:00 e u mbyll në 16:00. Meta mbron veten
-
VIDEO
Protesta para parlamentit, nisin grumbullimet e para
Ka nisur grumbullimet e para të protestës së PD dhe opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë pasditen e sotme. Ndërkohë në seancën plenare po disktuohet projekt buxheti i vitit 2025.
Kjo protestë u thirr një javë më parë nga PD-ja për të kundërshtuar projektin e mazhorancës për buxhetin e vitit 2025.
Gjatë ditës në seancë ka pasur debate lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit ditën e djeshme pranë shkollës Fan Noli pasi u qëllua me thikë.
-
VIDEO
Buxheti 2025/Diskutimet vijojnë në Kuvend, Nis grumbullimi i protestuesve të PD-së para parlamentit, policia në gatishmëri
-
VIDEO
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime
Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës se Hedhur në Shëngjin.
Mjeti në pronësi të Adriatik Çala u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.
Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.
-
VIDEO
Protesta e opozitës te Parlamenti, Policia e Shtetit nis zbatimin e masave të sigurisë! Pozicionon forcat dhe krijon perimetrin rreth godinës
Teksa ora për protestën e paralajmëruar nga opozita po afron, Policia e Shtetit nuk ka mbetur pas me planin e masave, siç e kërkon edhe procedura në këto raste, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit kanë nisur të pozicionohen rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të fillojë në më pak se një orë (17:00).
Siç shihet edhe në pamjet në video, dallohet përqendrimi i forcave të shumta të uniformave blu, duke krijuar perimetër sigurie. Efektivët shihen të pajisur me të gjitha mjetet e duhura në raste protestash, si skafandrat dhe mburojat.
-
VIDEO
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
Disa ndryshime në Kodin Penal të propozuara më shumë se një vit më parë që do të rrisnin dënimet për krimet në shkolla, e që ende nuk ka mbërritur në Kuvend, u bë pjesë e një debati në Kuvend një ditë pas vrasjes së të 14-vjeçarit te shkolla “Fan Noli”. Mazhoranca kërkoi votën e opozitës për këto ndryshime ndërsa opozita hodhi akuza të forta, teksa për paketën premtoi se do të votojnë pro.
-
VIDEO
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
Një aktivitet u mbajt sot në Maliq për ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.
Marshimi u mbajt në rrugët kryesore të qytetit dhe për rreth 1 orë fëmijët kanë marshuar me shkrimin në duar “Na Mbroni”.
Ky aktivitet u mundësua me bashkëpunimin nga Misioni Emanuel në Bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe gjimnazin "Skënderbeu".
-
VIDEO
Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti përplas motorin, plagoset një nga drejtuesit
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, kur një automjet ka goditur një person që po udhëtonte me motor. Autoambulanca ka marrë të lënduarin, duke e dërguar në drejtim të spitalit, teksa hetimet janë ende aktive për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes
-
VIDEO
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
Ulja e temperaturave ka sjellë nevojën për aktivizimin e sistemeve të ngrohjes në shkolla. Në Lezhë institucionet me përqendrim të madh të nxënësve kanë ngrohje qendrore dhe vetëm në fshatra përdoret ngrohja me dru.
Tenderimet për të siguruar bazën e nevojshme për shkollat me ngrohje qendrore janë bërë që në stinën e verës, ndërsa drutë e zjarrit janë siguruar nga ndërmarrja e shërbimeve si edhe nga sekuestrimi nga prerja e paligjshme e pyjeve, duke plotësuar të gjithë nevojat.
Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Nikolin Shtjefni thotë se edhe kaldajat që kanë që kanë patur probleme qe në vendosjen e tyre janë rikthyer në pune dhe është zgjidhur edhe mirëmbajtja e Tyre.
-
VIDEO
Nëna denoncon në media: Kanë tentuar të më rrëmbejnë fëmijën 11-vjeç! Policia sqaron situatën për Report tv: Është trembur!
Nëna e një fëmije 11-vjeç në Lushnje denoncoi në media se dy persona të panjohur kanë tentuar t’i rrëmbejnë fëmijën pasdite, teksa ai kthehej nga mesimi, turn i ditë. Policia e Fierit ka hetuar rastin dhe bën të ditur për Report TV, se fëmija mund të jetë trembur pasi në zonë nuk u konstuan persona të dyshimtë.
-
VIDEO
Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ
Roli i klerit bektashi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe kontributi i tyre në çlirimin e vendit kanë qenë në qendër të konferencës shkencore të mbajtur këtë të martë në Akademinë e Shkencave. Figura si Dede Ahmeti, Baba Faja- i shndërruar në hero popullor, klerikët dëshmorë në Luftën Naçionalçlirimtare: Sali Niazi Dede, Baba Feim Vrëpcka etj., u sollën në vëmendje të të pranishmëve, ndërsa u fol edhe për teqenë e Rabies si vatër për çlirimin kombëtar.
“Sali Niazi Dede siç e dini ka qenë kryegjyshi botëror që ka sjellë qendrën në Shqipëri. Edhe atje u persekutua pavarësisht se luftoi për revolucionin që bëri ataturku. Bëri 5 vjet gjyq, iu përgjigj ligjeve të shtetit dhe nuk fitoi. Atëherë iu drejtua vendit të vet.”, thotë Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian.
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi foli për rishikimin e historisë, e cila sipas tij mund të rishkruhet, por nuk mund të ribëhet. Sipas tij, antifashizmi është vlerë edhe në ditët e sotme, kur bota është ndarë përsëri në fashistë dhe antifashistë dhe shqiptarët kanë zgjedhur antifashizmin.