-
VIDEO
Përndjekësi del nga burgu dhe plagos ish-të dashurën në fytyrë! Motra: I ka nxirë jetën pasi i dha fund lidhjes! Gjykata e Korçës e dënoi vetëm me 1.5 vite burg
Një grua në Korçë, ra pre e dhunës dhe përndjekjes së ish-të dashurit me të cilin ishte ndarë para dy vitesh. Autori, Ilia Cani, 6 muaj pasi doli nga burgu, ku vuajti dënimin për përndjekje, e plagosi ish-të dashurën me thikë ne fytyre, pasi nuk pranonte faktin se ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë, anija Libra me 8 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë! Të premten pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit
Pas dy ditësh operacione, anija ushtarake Libra është nisur ditën e sotme drejt Shqipërisë, me vetëm tetë persona në bord. Anija pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit, rreth orës 8:00 të mëngjesit të 8 nëntorit.
-
VIDEO
Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 315 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës
Teksa falenderojë amerikanët që e votuan, ai u shpreh se kjo është një “epokë e artë” e Amerikës.
“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan, Alaska etj që do të na lejojë 350 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha ai.
Trump zotohet të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori.
'Ne do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet, ne do të rregullojmë kufinjt dhe gjithçka", tha ai.
Teksa u ndal tek atentati i 14 korrikut, ku u qëllua me armë zjarri në vesh nga një 20 vjeçar në një tubim në Pennsylvania, ai tha se atij atentati i shpëtojë pasi ka një mision për të kryer 'shpëtimin e Amerikës'.
“Zoti më shpëtoi jetën për një arsye për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhështinë amerikane e ne do ta përmbushim këtë mision. Ne do të vëmë të gjithë energjinë tonë në shërbim, për të bërë atë punën që ju me keni besuar. Motoja jonë është e thjeshtë premtimet që jepen duhet që të mbahen, dhe askush nuk do të më pengojë për të mos mbajtur premtimet. Është koha për të lënë mënjan ndarjet dhe të bashkohemi”, tha ai.
-
VIDEO
Aksident në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga! Një person dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj.
Një automjet tip ”Ford” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.
-
VIDEO
Korçë/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital! Policia kap autorin
Plagosje me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet.
Mbetet i lënduar një shtetas i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja sapo ka ndodhur, sakaq policia ka identifikuar autorin e ngjarjes,i dyshuari I. Cani, i cili fillimisht është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
-
VIDEO
'Amerikanët iu kthyen tradicionalizmit dhe vlerave të saj', Tritan Shehu në Report Tv: Trump do mbështesi pavarësinë e Kosovës, mos të ketë iluzione askush
Deputeti Tritan Shehu ka komentuar në Report Tv zgjedhjen e Donald Trump në 'Shtëpinë e Bardhë' si presidenti i 47-të i Amerikës.
-
VIDEO
Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme! Mezi pres priviliegjin të punoj me presidentin e ri, për paqe, prosperitet dhe zhvillim
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane për Shtëpinë e Bardhë. Rama shkruan se ishte një fitore e jashtëzakonshme, ndërkohë shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me presidentin Biden dhe mezi pret të punojë me Trump për zhvillimin dhe prosperitetin.
'Urime për @realDonaldTrump në këtë fitore të jashtëzakonshme
Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm', shkruan Rama në X.
-
VIDEO
Fox News projekton Donald Trump fitues edhe në Penslivani, tani edhe 3 vota larg Presidencës
Fox Neës projekton fitoren e Donald Trump edhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani, duke bërë që të jetë edhe tre vota elektorale larg nga fitimi I presidencës.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Trump largohet nga rezidenca e tij Mar-a-Lago, do të flasë me mbështetësit në Palm Beach! Harris nuk do mbajë fjalim sot
Ish-presidenti Donald Trump u largua nga Mar-a-Lago në Palm Beach, ku ndodhet presidenca e tij, gjatë rrugës për në qendrën e kongresit, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.
Mediat amerikane raportuan se "ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar”. Kampi demokrat pret një ‘mur blu’ në vijim, edhe pse duket se Trump ndodhet vetëm 22 vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.
Zv/presidentja Kamala Harris nuk do të flasë sot. Burimet afër saj thanë se ajo do të dalë nesër me orën amerikane.
Këtë e tha edhe bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond, raportoi CNN.
-
VIDEO
Spahiu: Zgjedhjet do i fitojë Donald Trump dhe humbja do pranohet nga Harris
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv procesin zgjedhor në SHBA, ku ende po vijon numërimi i votave. Spahiu thotë se zgjedhjet do të fitohen nga kandidati republikan, Donald Trump.
-
VIDEO
Vlorë/ Aksidenti i rëndë në Jonufër, përplasen dy mjete! Dërgohen në spital dy të lënduar, pasagjeri mbeti i bllokuar brenda mjetit
Pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
-
VIDEO
Mbyllja e tunelit të Llogarasë, bllokohet dhe aksi i vjetër! Automjetet qëndrojnë në radhë, pritet ndërhyrja e policisë
Pas mbylljes së tunelit të Llogarasë, është bllokuar gjithashtu dhe aksi i vjetër i Llogarasë duke krijuar trafik, teksa automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë.