-
VIDEO
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë që dyshohet se është Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit! Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit, pasi grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha.
-
VIDEO
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija ‘Libra’ sjell në Shëngjin 8 emigrantë të tjerë
Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 8 emigrantë të tjerë të cilët u kapën në brigjet e Siçilisë (6 nga e Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi), sipas marrëveshjes me Italinë. Anija ‘Libra’, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, mbërriti këtë mëngjes, 8 tetor, në Portin e Shëngjinit.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Romës, që detyroi Italinë të kthejë mbrapsht 12 emigrantët e parë.
Rreth orës 08:00, anija Libra u ankorua në Portin e Shëngjinit dhe 8 emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit. Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses dhe mbërriti këtë mëngjes në Shëngjin.
-
VIDEO
Shkodër/ Mjeti del nga rruga dhe përfshihet nga flakët, në të udhëtonte familja me 4 persona, transportohen në spital
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën Shirokë, në Shkodër.
Sipas burimeve të Report Tv, mjeti ka qenë në lëvizje dhe si pasojë e një shkëndije elektrike mjeti ka humbur kontrollin dhe makina ka marrë flakë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, në sarboratorin e makinës që ishte me benzinë.
-
VIDEO
Anija 'Moliva' ankorohet në portin e Durrësit, Ministria e Turizmit: Nuk ka folur njeri për mbetje toksike! Do bëhen analizat në Belgjikë, Zvicër e 3 laboratore
Anija ‘Moliva’ me mbetje të dyshuara të rrezikshme është ankoruar në Portin e Durrësit dhe tashmë ka nisur sot shkarkimi i 102 kontejnerëve.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro sot në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin tha se I gjithë dokumentacioni I është vënë në dispozicion prokurorisë. Përqafësuesi I kësaj ministrie tha se kontejnerët kanë kaluar nga Porti si mall dhe asnjë nuk e ka etiketuar mbetje. Do të jenë analizat që do të bëhen edhe në Belgjikë e Zvicër dhe në 3 laboratore të tjera që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje.
-
VIDEO
Ilir Metaj merr në mbrojtje Ndrecën, Zhupa: S’ka nevojë për avokat, ka atë të Beqajt! Deputeti i PS: Mbrohem vetë, mos u shqetëso
Marrja e Plarent Ndrecës të pandehur nga SPAK, u kthye në çështje debati në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas akuzave të Zhupës së një i pandehur po heton në Komision, deputeti i PS, Ilir Meta i doli në mbrojtje Ndrecës, duke thënë se këtë çështje duhet t’ia lënë drejtësisë.
Në përgjigje Zhupa i tha të mos shqetësohet se Ndreca ka avokat atë të Ilir Beqajt. Nga ana tjetër, nuk mungoi as përgjigja e Ndrecës, i cili tha se është avokat prej 20 vitesh dhe mbrohet vetë.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet, ja ku do të qëndrojnë kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme! Ruhet me policë e monitorim me kamera
Kontejnerët të mbushura me mbetjet të dyshuara të rrezikshme do të qëndrojnë në një zonë në Porto Romano. Report Tv sjell pamjet nga zona ku do të vendosen 102 kontejnerët deri në përfundim të analizave laboratorike dhe vendimit të organeve të drejtësisë lidhur me procedurat e mëtejshme.
Ky vend ndodhet në zonën e Porto Romanos, larg blloqeve të banimit. Është i ruajtur nga forcat e rendit dhe i monitoruar me kamera.
-
VIDEO
‘Metamorfoza’, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës e 6 të tjerë
Gjykata e Posaçme kalo sot (8 nentor 2024) për gjykim dosjen “Metamorfoza” ku të pandehur janë biznesmeni i ndërtimit dhe i kazinove Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe Astmer Bilali; Oltion Bistri - ish-shefi i Operacionales; Xhevahir Lita - ish-prokurori i Kukësit; Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviq dhe ish-zyrtari i policisë Ardrit Hasanbegajn.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët. Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.
Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.
-
VIDEO
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb
Ministrja Mirela Kumbaro njoftoi në komision që nga viti i ardhshëm të dhënat mbi turizmin do të jenë të gjitha në një platformë të vetme E-Visitor, për të pasur një rezultat më të saktë mbi numrin e vizitorëve, mbi strukturat akomoduese ku pjesë e të dhënave do të jenë edhe rezervimet që bëhen në AirBNB dhe Booking.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet, momenti kur 8 emigrantët zbresin në portin e Shëngjinit
Report Tv sjell pamjet kur zbresin në portin e Shëngjinit 8 emigrantët që erdhën me anijen ‘Libra’.
Nën masa të rrepta sigurie ata u vendosën në qendrën pritëse ku do te qëndrojnë për disa orë dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.
-
VIDEO
Anija u ankorua në portin e Durrësit, fillon shkarkimi i 102 kontejnerëve me mbetjet e dyshuara të rrezikshme
Në portin e Durrësit ka filluar shkarkimi i kontejnerëve me mbetjet e dyshuara të rrezikshme
Ky është një proces që do të zgjasë disa orë bëjnë me dije burime për Report Tv nga terminali i kontejnerëve.
Gjithçka regjistrohet në proces verbal, që nga gjendja e tyre e jashtme deri te plumçosja sipas urdhërit të sekuestrimit të prokurorisë së Durrësit.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin, anija ‘Libra’ me 8 emigrantë
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marines italiane ‘Libra’ ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e Shëngjinit.
Rreth orës 8:00 pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhenave në bord janë vetëm 8 emigrantë të cilët do t’i nënshtrohen proçedurave në qendren pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
-
VIDEO
Ankorohet në Portin e Durrësit anija 'Moliva' me 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme
Ashtu edhe siç është bërë me dije sot në portin e Durrësit ka mbërritur anija ‘Moliva’- që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të dëmshme.
Anija me konteinerët po futet në port dhe do të ankorohet në kalatën e terminalit të konteinerëve. Më pas do të nisë shkarkimi i tyre për tu zhvendosur në drejtim të Porto Romanos ku dhe është përgatitur vendi për sistemimin e tyre.Bëhet fjalë për një territor në menaxhimin e Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Senuestruara dhe Konfiskuara, raporton gazetari i Report Tv.
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin dhe mbajtjen e 102 kontejnerëve të anijes “Moliva” në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara, të ruajtura mirë dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, teksa po kryhen paralelisht hetime dhe analiza.