-
VIDEO
43-vjeçari akuzohet se ka abuzuar për 4 vite me të miturën, reagojnë familjarët e tij: Çështje inati, s' kemi konflikte! Xhaxhallarët e 16- vjeçares: Autori të dënohet
Detaje të reja kanë dal lidhur me abuzimin e e një 16 vjeçare në Maliq të Korcës, ku një 43-vjeçar prej katër vitesh akuzohet se abuzonte me të.
-
VIDEO
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
Princ Dobroshi, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Gjermania për trafik kokaine, u ekstradua nga Tirana këtë të enjte. Shqiptari i Kosovës u arrestua fundvitin e shkuar, ndërsa të gjitha shkallët e gjyqësorit lejuan ekstradimin. Në mars GJKKO i sekuestroi me kërkesë të SPAK pasuritë e ngritura në Tiranë.
-
VIDEO
Kinë/ Ekspozohet peshku ton 3.2 metra i gjatë me peshë 374 kilogramë
3.2 metra i gjatë dhe 374 kilogramë, këto janë përmasat të peshkut ton më të madh në botë, të zbuluar për momentin.
-
VIDEO
Politikanët në SPAK/ Petraj: Ka përfunduar cikli për ta! Këtë muaj priten arrestime të tjera! Softa: Do dalin para ligjit
Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentuan në ‘Studio Live’ lëvizjet e fundit të SPAK.
-
VIDEO
Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë
Nga Budapesti, kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë synimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
-
VIDEO
'Nuk do lejojmë askënd të cënojë kufijtë e Europës', Viktor Orban: Jam i vetmi kryeministër nga 2015 që i kam shpëtuar valëve migratore
Kryeministri hungarez Orban në konferencën e përbashkët me Ramën foli edhe për krizën migratore në kufijtë e Europës. Ai theksoi se është i vetmi kryeministër në Europë që i ka shpëtuar valëve migratore që kur ajo nisi në vitin 2015.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Orban konferencë me Ramën
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Hungarisë, Viktor Orban po japin një deklaratë për mediat.
-
VIDEO
Peisazh fantastik, 15 piktorë nga mbarë vendi hedhin në telajo Pyllin e Fazanëve
Në zonën e Maliqit po organizohet për të katërtin vit radhazi kolonia e piktorëve me pjesëmarrjen e 15 artisteve nga mbarë vendi.
-
VIDEO
Ekspozita fotografike 'Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave' çelet në Kullën Veneciane
Ekspozita fotografike “Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave” mblodhi sot në ambientet e Kullës Veneciane me dhjetëra nxënës, studentë dhe guida turistike të cilët u njohën me historinë e zhvillimit ekonomik që nga Antikiteti e deri në ditët tona. Ekspozita do qendrojë e hapur dy ditë.
-
VIDEO
"Shkundja" e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
Në 5 vite nga buxheti i shtetit janë shpenzuar afro 920 milionë euro për të ndërtuar lagjet e reja ku po strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Deri më tani kanë hyrë në shtëpi të re afro 7 mijë familje, ndërsa i gjithë procesi planifikohet të mbyllet në 2026-ën.
-
VIDEO
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
Mbi 9 mijë biznese që më parë gjysmat e rrogave i jepnin në dorë, kanë reflektuar duke deklaruar pagat reale. Drejtoria e Tatimeve thotë se rritja është 1.2 miliardë lekë dhe ka shtuar kontributet. Por janë mbi 37 mijë biznese të tjera që ende vijojnë të mos deklalarojnë pagat e plota të cilat kanë afat deri në 20 nëntor, ose do përballen me gjoba.
-
VIDEO
Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
Me vendimin e Gjykatës që zbuti afatet e pezullimit dhe i riktheu në Kuvend, opozita iu drejtua këtë të enjte, 7 nëntor, Kuvendit si triumf fitoreje. Gardhi metalik dhe ai i Gardës, ishin hequr dhe deputetët hynë lehtë në seancë, këtë herë pa iu dashur që mes tyre të selektohen për t’iu mbyllur dera të përjashtuarve.
Por, që edhe brenda sallës nuk do të lejonin qetësi, e treguan që në nisje përmes demokratit Dashnor Sula, që kishte ardhur me pranga në duar dhe I veshur si i burgosur me mbishkrimin “Stop Dënimit politik”.
Në nisje të seancës nuk pati përplasje, por debate të forta në përpjekje të opozitarëve për të gjetur meakulpën e socialistëve për përjashtimet sipas tyre të padrejta. E para që u vu në shënjestër të opozitës, ishte Elisa Spiropali, të cilës i kërkuan dorëheqjen.