-
VIDEO
Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si u vodh 'Range Rover Sport' që u përdor në atentatin e Shkodrës
“Range Rover Sport” i vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti dhe që u përdor në atentatin mafioz të 30 tetorit në Shkodër, me 4 viktima.
-
VIDEO
'Verifikuam emrat e 4 shqiptarëve...' Agjencia italiane private e investigimit nën hetim kishte akses dhe në databazën e policisë shqiptare! Ja kush ishte polici shqiptar ndërmjetës
Një ish polic shqiptar i cili kishte nje agjencia investigative afër Milanos rezulton të ketë bashkëpunuar me administratorin e agjencisë private investigative në Itali e cila po hetohet se ka arritur të depërtojë në informacione sekrete të policisë si dhe tek informacionet qe lidheshin me dosjet penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.
-
VIDEO
Po shkonte në festë, 8-vjeçari u vra nga shpejtësia ‘e çmendur’! Familjarë e banorë të Pajovës: Drejtësi për Enion! Faji i ARRSH-së, s'ka sinjalistikë në aksin Elbasan-Peqin
Gjashtë ditë më parë, Enio 8-vjeç, u aksidentua për vdekje, pas përplasjes së dy makinave që lëviznin me shpejtësi. Familjarët dhe banorët e Pajovës kërkojnë dënim maksimal për autorët. Të revoltuar thanë se ARRSH-ja duhet të vendosë kufizues shpejtësie në aksin Elbasan-Peqin, pasi makinat lëvizin me 100 km/orë.
-
VIDEO
Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident ka ndodhur sot në Bypass- in e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre automjete janë përplasur me njëra - tjetrën.
Si pasojë e aksidentit një person është plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të këtij qyteti.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar
Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua me urdhër të Prokurorisë së Milanos.
-
VIDEO
Elbasan/ Merrnin para për provimet, Gjykata lë në detyrim paraqitje 6 pedagogët! Në burg sekseri
Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa është lënë në burg sekseri, Gazmend Hodaj.
Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje për pedagogët: Ornela Bilali, Zyhra Gripshi e Monika Hodaj, Adrian Shingjergjin, Beatriçe Ganin e Florinda Tarushën Ndërsa, pedagogia Edlira Gugu, është ende në kërkim.
Pedagogët u arrestuan më datë 1 nëntor, ku pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit.
-
VIDEO
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor.
Ai thotë se nëntori duhet të kthehet në një muaj feste, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë.
-
VIDEO
I dënuar me burgim të përjetshëm për 'masakrën e Lushnjes', Laert Haxhiu në Apelin e GJKKO-së: Po dënohem pa fakte! Babai reagon ndaj Dumanit
Në Apelin e Posaçëm është zhvilluar ditën e sotme senaca për Laert Haxhiun, ku kërkohet prishja e vendimi të GJKKO-së që ka dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes.
Avokati i Leart Haxhiut, Detar Hysi, në seancë ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.
‘Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor’, tha ai.
-
VIDEO
PD mbledh grupin parlamentar vendoset fati i marrëdhënieve me Parlamentin
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në seli.
Dy janë pikat ku do të fokusohen diskutimet sot, seanca e nesërme plenare dhe një vendim sa i përket buxhetit 2025, projektligji për të cilën ka nisur diskutimin ditën e djeshme në komision parlamentar të “Ekonomisë”.
-
VIDEO
Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i ka kthyer përgjigje të gjitha aludimeve të publikuara në media për dorëheqjen e tij nga detyra e kryebashkiakut të Shkodrës. Në një inspektim në punimet që po kryhen në pastrimin e plotë të kolektorit në zonën e Perashit ai ka deklaruar se është paraqitur në SPAK ku ka dhënë shpjegime dhe vazhdon punën normalisht.
-
VIDEO
'Amerika Vendos!' Report Tv e Shqiptarja.com transmetim maratonë sot në mbrëmje, nisim në 21:00
Report Tv dhe shqiptarja.com do të vinë mbrëmjen e sotme ne nje transmetim maratone kushtuar zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Emisioni “Amerika Vendos”do të pasqyrojë me detaje orë pas ore garën elektorale mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
-
VIDEO
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
Një 21 vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje u arrestua në kuadër të operacionit të koduar "Around", nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë.