-
VIDEO
Vlorë, digjen gjatë natës dy automjete të parkuara në Lagjen 'Rilindja', dyshohet e qëllimshme
-
VIDEO
Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!
Vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet më të rëndësishme politike, ato për Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ analistët dhanë komentet e tyre se ç’pritet nga kjo garë dhe rezultati i mundshëm.
-
VIDEO
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
Qeveria lançoi strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit, një dokument që synon luftën kapilare ndaj këtij fenomeni, në koordinim me të gjithë institucionet, e që buron nga detyrat për integrimin evropian. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se SPAK po ndëshkon, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në parandalimin e korrupsionit
-
VIDEO
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, teksa i dyshuari theu xhamat e sallonit të bukurisë dhe u përpoq të shkatërronte edhe ambientet e brendshme. Policia po e merr në pyetje për shkaqet e sulmit
-
VIDEO
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe për kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë!
Pak pasi mori pjesë në përurimin e "Urës së Madhe" të Kukësit, kreu i qeverisë postoi ehde pamjet mahnitëse nga lart të veprës, duke "iu lutur" edhe atyre që shanin se ura po rrëzohej. Rama: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë!
-
VIDEO
Itali/ 2 gjykata injorojnë dekretin e Melonit për emigrantët! Gjyqtari në Katania: Egjipti vend i pasigurt, vendosim ne! Dërgohet sërish në GJED
Teksa anija “Libra” përballë Lampedusas ka filluar rikuperimin e emigrantëve nga vende që konsiderohen të sigurta për t'u transferuar në Gjadër, dy gjykata injorojnë dekretin me të cilin qeveria shpresonte të kapërcente pengesat që shkaktuan dështimine e transferimit të parë.
-
VIDEO
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
Avokati Spartak Ngjela komentoi në ‘Studio Live’ Report Tv aktivitetin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin. Ngjela thekson për Arbër Hitajn se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë.
-
VIDEO
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
Historian Arben Llalla komenton vizitën e kryeministrit Edi Rama në Selanik të dielën dhe raportet mes dy vendeve. Thekson se Greqia ka kërkuar dhe do kërkojë vetëm probleme me Shqipërinë, ndaj edhe stërvit njerëz të rekrutuar si minoritarë shqiptarë, sikurse dhe Belerin, në një bazë të Qipros. Mbështet grupet ekstremiste dhe Himarën e ka krijuar problem me qëllim. Këshillon Shqipërinë t’i drejtohet NATO-s: Mos t’u lëmë brezave të ardhshëm hasmëri
-
VIDEO
'Metamorfoza', Doçi paralajmëron: Do ketë arrestime nga mazhoranca! Flamur Noka në hetim pasuror, nga i pastrehë, posedon pasuri 1 mln euro
Gazetari Adriatik Doçi zbulon në 'Studio Live', se mund të ketë arrestime nga SPAK lidhur me dosje Metamorfoza që implikon edhe politikanë të lartë të mazhorancës.
Nga ana tjetër, Doçi shton se deputeti i PD-së Flamur Noka po hetohet për pasurinë e tij nga Prokuroria e Posaçme.
'Janë sinjalizuar hetime në dy drejtime që mund të finalizohen me arrestime peshqish të mëdhenj. Hetime janë tek një episod tjetër i Metamorfozës, që burimet thonë dhe konfirmojnë, që janë personazhe të rëndësishëm të drejtësisë dhe politikës. Përflitet për një politikan të rëndësishëm të shumicës në pushtet. Jemi në fushën e informacioneve të pakonfirmuar. Edhe në krahun e opozitës kemi disa figura në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, një prej të cilëve është Flamur Noka. Nga një politikan me status pastrehu posedon një pasuri 1 milion euro tek Liqeni.'
-
VIDEO
'Berisha i bëri gati një dosje shantazhuese në vitin 2009' Adriatik Doçi zbulon: Më pas Meta e shantazhoi me videon e Shkëlzenit në zyrën e Priftit
Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në 'Studio Live' se në vitin 2009 para se të bënin koalicion Sali Berisha i bëri gati një dosje Metës për aferë korruptive me blerjen e një vile në Golem.
Më pas ishte Meta që shantazhoi Berishën në 2015 kur i tha në parlament se nuk jep dorëheqjen dy herë për Shkëlzen Berishën. Që atëherë Berisha nuk ka thënë kurrë asgjë kundër Metës.
'Në vitin 2009, para se të bëhej qeveria, Berisha ka bërë një dosje shantazhuese për Metën duke vënë në lëvizje disa institucione. ILDKPI ka bërë një hetim në atë kohë të lëvizjeve financiare të Metës ku nuk është deklaruar 300 mijë euro shitja e vilës. Dosja e bërë nga institucionet e Berishës. Meqë iu bashkua Berishës disa javë më pas mbeti në sirtare.
Edhe Meta kishte një element shantazhues kur e demonstroi në mars 2015 kur Berisha i kërkoi të jepte dorëheqje, Meta i tha nuk jap dy herë dorëheqje për Shkëlzenin dhe kishte një video për Shkëlzenin ku duket bashkë me një personazh tjetër pranë Metës paraqitje në zyrën e Priftit për aferë korruptive. Dhe Prifti i ka përgjuar si Metën dhe Shkëlzen Berisha. Kjo video është rekuperuar nga hetuesit dhe ka rënë në duart e Metës dhe Spartak Brahos. Të dy kërcënuan se do e jepnin videon në monitorin e parlamentit. Dhe që atëherë nuk ka një përplasje mes Berishës dhe Metës.'
-
VIDEO
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në ‘Studio Live’ Report Tv, ku shpjegoi për Arbër Hitajn si ka qenë ecuria me dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-ës.
-
VIDEO
Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj dhe të bashkëpunëtorëve mbi 50 për qind! PD kundër: Diskriminuese
Kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako pritet t’i rritet paga mujore me 56,7 %, duke e çuar nga 1.8 milionë lek në 2.9 milionë lek (të vjetra). Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku përveç kryetares, përfitojnë dhe zyrtarët e nivelit të lartë