-
VIDEO
Shkodër, dogjën makinat që përdorte agjenti i krimeve arrestohen vëllezërit, në kërkim porositësi (EMRAT)
Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër pasi akuzohen se i vunë flakën makinave që ishin në përdorim nga agjenti i krimeve.
-
VIDEO
‘Furtunë’ në Universitetin e Elbasanit, arrestohen 7 pedagogë të Mësuesisë! U merrnin studentëve deri në 500 euro për provim, në pranga edhe sekseri (EMRAT)
Shtatë pedagogë në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ janë arrestuar. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi paraditen e sotme, 1 nëntor, në fakultetin e Shkencave të Edukimit, ndërsa 7 pedagogët janë pezulluar edhe nga detyra.
Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. Në hetim për korrupsion janë pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj.
7 pedagoget gjatë gjithë ditës së sotme kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë dhe tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, gazetarja: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat
Gazetarja Aida Topalli ka folur në Report Tv atentatin me 3 të vrarë në Shkodër. Gazetarja Topalli u ndal edhe tek identiteti i personit të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Koreja e Veriut: Do të qëndrojmë pranë Moskës deri në fitoren kundër Kievit
Në Moskë u mbajt samiti ruso-koreano-verior. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologia e tij koreano-veriore Choe Son Hui rifilluan marrëveshjen mes dy vendeve, megjithëse nuk konfirmuan vendosjen e trupave koreane në frontin ukrainas.
-
VIDEO
‘Mosbindja civile’ e PD, Alibeaj për Report Tv: Duhet të largohen hijet e vjetra korruptive! Nuk është model ndryshe të luftosh SPAK e GJKKO
Deputeti Enkelejd Alibeaj komenton në Report Tv aksionin e ‘mosbindjes civile’ të Partisë Demokratike. Për, themeluesin e djathtas ‘1912’, rruga radikale që po ndjek PD nuk ka sjellë asgjë, ndërsa thekson se duhet një model i ri për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec-Lin! Përplasen tre automjete, plagosen burrë e grua, dërgohen në spital
Aksident në aksin rrugor Pogradec - Lin, në zonën e quajtur Guri i Kuq. Tre automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra tjetrën.
-
VIDEO
Festa/ Fëmijët e Lezhës u thonë jo maskave të frikshme, vishen si ëngjej dhe shenjtorë
Ndryshe nga qytete të tjera, ku njerëzit u shfaqen me maskat e frikshme të Hallouinit, në Lezhe fëmijët u veshen si ëngjej dhe shenjtorë, në vigjilje të Festës së Gjithë Shenjtorëve. Ata marshuan pasditen e së enjtes nga Qendra drejt Katedrales së "Shën Nikollit", duke i dhënë ngjyra e jetë gjithë qytetit.
Famullitari i Katedrales së Lezhës tregon domethënien e festës së krishterë.
“Kisha katolike kremton më 1 nëntor Festën e gjithe shenjtoreve, për ata që jane shpallur shenjter, por dhe ata qe kane jetuar si shenjter. Ne sot nuk festojme Hallouinin por ne festojme jeten dhe jo vdekjen”, tha tha Dom Frano Çivljak famullitar.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se përse Beci është thirrur në SPAK.
-
VIDEO
Lushnjë/ Digjen sërish mbetjet në përroin e thatë, tymi mbulon qytetin
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme mbetjet në përroin e thatë
-
VIDEO
A do të bëheshe avokat i Ilir Metës nëse nuk do ishe në politikë? Si përgjigjet Adriatik Lapaj
-
VIDEO
Anija 'Moliva' me 2100 tonë mbetje, nisin procedurat e ankorimit drejt Portit të Durrësit! Grupi i praktikës shkon drejt mjetit lundrues
Kjo lëvizje e fundit i hap dritën jeshile edhe futjes së saj në port. Pak më parë drejt saj ka shkuar grupi i praktikës tek anija me 102 kontejnerë, për të bërë procedurën e ankorimit të saj, në një prej kalatave të portit
-
VIDEO
Digjen mbeturinat tek ‘Përroi i Thatë’ në Lushnje, tymi ‘pushton’ qytetin
Digjen sërisht mbetjet në ‘Përroin e Thaë’ në Lushnje pranë autostradës.Gjithë zona e banuar e lagjes Saravë është nën pushtetin e tymit që vjen nga djegia e mbetjeve.