-
VIDEO
Aksident në aksin Tepelenë-Përmet, furgoni i policisë private përplaset me një fuoristradë! Lëndohen dy persona
Aksident automobilistik në aksin nacional Tepelenë-Përmet, lëndohen dy pjesëtarë të policisë private NAZERI që transporton vlera monetare.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në kthesën e fshatit Kodër Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI tip FIAT me targa AA391XC i ka prerë rrugën fuoristradës tip Range Rover me targa AB356HK.
Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të ruhej! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë
Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, 19 ditë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.
-
VIDEO
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve! Shoqërohen dy shoferët
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan Peqin, teksa prej përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një fëmijë 10 vjeç.
-
VIDEO
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv foli për atentatin në Shkodër. Ajo çfarë e bën më të rëndë ngjarjen, Dervishi thotë se është vrasja e një kalimtareje të pafajshme.
“Vriten njerëz të pafajshëm, kjo është shumë e rëndë. Çfarë faji kanë ata dy të shkretët aty, që kanë punuar aty në bujqësi, për ato fëmijë, kishin mbushur një çantë me shegë për t’a çuar. T’i lesh të vdekur në mes të rrugës dhe mos të dihet fati i atyre fëmijëve”, tha Dervishi në Report Tv.
-
VIDEO
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, pse nuk i monitoron policia
Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv ka komentuar atentatin e djeshëm që tronditi Shkodrën, me 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ende nuk dihet se cili ishte objektivi, Hamza Lici apo Arlind Bushati dhe mister mbetet se kush e porositi vrasjen.
-
VIDEO
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor që lidh lagjen e re me atë të vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.
-
VIDEO
Tiranë, të kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe rrëmbim, arrestohen 2 vëllezër (EMRAT)
Dy vëllezër të kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe rrëmbim u arrestuan nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
-
VIDEO
Sali Berisha njofton datën e protestës së tretë: 'Mosbindja civile vijon të shtunën në Shkodër! Rama kërkon votat ti sigurojë me Bajret
Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër aty ku një ditë më parë qyteti u trondit nga një atentat i mirëorganizuar që i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë.
-
VIDEO
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intesifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dorëzoi sot në Tiranë kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.
-
VIDEO
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
“Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues", tha deputeti socialist.
-
VIDEO
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
Diskutimi në lidhje me mbetjet e rrezikshme ka shkaktuar tensione në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar opozitën.
"Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.
Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.
Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar. Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi", tha Braçe.
-
VIDEO
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i dorëzoi progres raportin e BE-së për Shqipërinë. Në dalje u përball me deputetët e opozitës të cilëve u tha