• VIDEO

    Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..

    Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Frontline se reforma në drejtësi siç po kryhet me SPAK në Shqipëri është eksperimentuar më parë në vende si Çekia, Sllovakia apo Rumania dhe ka rezultuar e suksesshme.

    'Reforma në drejtësi nuk është projekt as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës. Reforma në drejtësi nuk është projekti sui generis. Shqipëria vendi i fundi që po implementohet. Është bërë në Çeki, Sllovaki, Kroaci, Bosnje, Rumani. Shqipëria ishte bastioni i fundit. Këtë e votoi Rama. Po sigurisht ata ishin në parlament. Edhe Gjykata Speciale u votua nga Hashim Thaçi, dhe sot është në burg. Për këtë arsye them se është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE, që e quajnë sukses të tyre. U kalua me presion. Një miku jonë thirret në ambasadë, i thonë zotëri do e votosh.

    Kur del nga ambasada pimë një kafe dhe i thamë ç’të thanë, lëre tha duhet votuar. Nëse nuk votohet më kujtuan disa gjëra të 20 viteve që i kisha harruar. I kishin hapur një dosje të para 20 viteve çdo deputeti që bëhej pengesë. Ju janë nxjerrë dosjet, o e votoni ose do keni probleme serioze. Reforma sapo ka filluar.'

  • VIDEO

    Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor

    Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon arsyet pse sipas tij Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Spahiu thekson në 'Frontline' se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

    'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.

    Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur. Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet. Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve. Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë.'

  • VIDEO

    Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj

    Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.

  • VIDEO

    'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë

    Avokati Edmond Petraj zbuloi në 'Studio Live' se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt, kryebashkiakut Veliaj dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë. 

    'Flamur Noka është në hetim pasuror. Ka filluar për zotin Xhafaj, për Erion Veliaj. Për disa deputetë të tjerë të opozitës, që po hetohen dhe analizohen. Brenda nëntorit do kemi ndonjë surprizë të rangut të lartë.'

  • VIDEO

    Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua

    Avokati Edmond Petraj ishte sot në ‘Studio Live’ ku komentoi atentatin e bujshëm në Shkodër pasditen e djeshme me 3 të vrarë, mes tyre ARLIND Bushati, Hamza Lici dhe një kalimtare e pafajshme. Petrja beson se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.

  • VIDEO

    Në Tiranë konferenca vjetore e 'Woman on bord': Gratë në vendimmarrje kyç për të ardhmen

    Është mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë konferenca e parë vjetore e organizatës “Woman on Board Albania” që bëri bashkë gra me histori frymëzuese në fusha të ndryshme të jetës. Fokusi i konferencës ishte diskutimi mbi rolin e grave dhe vajzave në vendimmarrje dhe lidership

  • VIDEO

    Arrestimi i Metës, Xhemal Qefalia në 'Studio Live': Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës! Por besojmë tek kjo drejtësi

    Deputet i PS-së Xhemal Qefalia komentoi në Studio Live veprimet e fundit të drejtësisë së re, ku rasti më i bujshëm është arrestimi i Ilir Metës.

    Qefalia thekson se do preferonte arrestime në forma më normale, duke nënkuptuar se nuk është plotësisht dakord me mënyrën si u vu në pranga Ilir Meta. 

    'Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale.

    Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa  e njohim këtë drejtësi. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem.'

  • VIDEO

    Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë tha para hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për 4 të vrarët do vijë

    Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia tregoi në Studio Live arysen për të cilën u ftua sot në SPAK. Ai dha sqarime si dëshmitar për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues nga protesta e opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste.https://youtu.be/zaUPCxp7VBw

  • VIDEO

    ‘Takimet muzikore të dy botëve’, mbahet në Gjirokastër edicioni i 15-të i festivalit të muzikës klasike

    Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës është zhvilluar edicioni i 15-të i festivalit "Takimet muzikore të dy botëve". Aktiviteti nuk rrëmbeu vetëm zemrat e publikut vendas, por zgjoi interes edhe tek të huajt

  • VIDEO

    Atentati në Shkodër/ FOTO e personit të tretë që dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin

    Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.

  • VIDEO

    Atentati në Shkodër! Policia mori në pyetje 20 persona, 5 prej tyre anëtarë të fisit Bajri

    Nga më shumë se 20 persona që janë pyetur nga policia 5 prej personave të marrë në pyetje janë pjesëtarë të fisit të Bajreve. Gazetari Sokol Dema mëson se mes personave që janë marrë në pyetje janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri dhe disa persona të tjerë, të rinj të familjes Bajri.

    “Të gjithë kanë larë duart. Ne nuk kemi qenë. Ata kanë thënë se kanë qenë në shtëpi dhe kanë treguar gadishmërinë për të vënë në dispozicion kamerat e sigurisë të banesës së tyre ku vërtetohet që ata kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka ndodhur atentati" informon gazetari Sokol Dema në studion e emisionit Përballje.

  • VIDEO

    Gara për Drejtor të Drejtorive Vendore të Policisë! ja lista me 43 kandidatë

    Në listën që ka siguruar shqiptarja.com dhe Report Tv mes kandidatëve janë dhe emrat të drejtuesve aktualë. Lista është publikuar nga policia e shtetit ndërsa Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve do të vlerësojë kandidaturat dhe pritet të kryejë intervistat e secilit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv