-
VIDEO
Tiranë/ Qarkullonte me armë pa leje në makinë, arrestohet 34-vjeçari! Sekuestrohet pistoletë me krëhër e municion luftarak
Policia e Tiranës ka arrestuar 34 vjeçarin Dashnor Ruçi, pasi u kap në zonën e ‘Astirit’, me pistoletë pa leje në makinë.
-
VIDEO
Vlorë/ Në kërkim për kultivimin e 320 bimëve narkotike, arrestohet 30-vjeçari
Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër është arrestuar ditën e sotme.
-
VIDEO
U vra në atentatin në Shkodër, pamjet kur Arlind Bushati u kërcënua 2 javë më parë! Persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën teksa ishte i ulur në lokal
Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, rreth dy javë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.
-
VIDEO
Kuvendi sot në seancë plenare, ja projektligjet që do të diskutohen! Deputetët e PD mblidhen në seli për skenarin e kaosit
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Në rend të ditës janë për t’u diskutuar tre projektligje.
-
VIDEO
Ish kreu i OSHEE Ardian Çela paraqitet në SPAK
Ish kreu i OSHEE dhe ish drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit Ardian Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër/ Shoqërohen 10 persona, mes tyre Safet Bajri
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mësohet se janë shoqëruar në polici 10 persona. Mes tyre raportohet të jetë shoqëruar edhe Safet Bajri.
Në Lagjen Dobraç mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit si dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.
Dyshohet se shkak i atentatit janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.
-
VIDEO
Kush është Ibrahim Lici, një nga ‘të fortët’ e Shkodrës! Konfliktet me Bajrat dhe Bilalët dhe saga me 11 të vrarë
Hamza Lici i bashkohet viktimave të sagës hakmarrëse mes dy klaneve të fuqishme kriminale në Shkodër. Gjithçka nisi pas operacionit për goditjen e grupit të gjobave të familjes Lici më 2017. Si ia vranë ish-kampionit të boksit Astmer Bilali babanë dhe xhaxhanë, ekzekutimi në kurth i Endri Mustafës, ish-policit Bërçana dhe gruas së tij dhe deri te atentati i sotëm ndaj Licëve, një prej të cilëve Hamzai, vëllai i Ibrahimit
-
VIDEO
Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Report Tv siguron pamjet e Range Rover të djegur, dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Hamza Licit, brenda u gjetën dy automatikë
Report Tv siguron pamje nga automjeti i djegur Range Rover që dyshohet se u përdor në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare, dhe u plagos Arlind Bushati miku i Licit dhe bashkëshorti i kalimtares.
Range nga pamjet duket që është bërë shkrumb e hi ndërsa policia njoftoi më herët se brenda saj u gjetën dy automatikë që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen. Mjeti u gjet nga policia në zonën e Grudës së Re në Shkodër.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit, rëndë djali i Xhemal Bushatit! Vdes kalimtarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Land Rover' i djegur dhe dy automatikë brenda
Një atentat mafioz ndodhi këtë pasdite në Shkodër, ku u ekzekutua vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me të shoqin me motor. Të plagosur mbetën Arlind Bushati, djali i kandidatit të Bashës për kryebashkiak në zgjedhjet e fundit vendore si dhe bashkëshorti i gruas që humbi jetën. Gjendet një makinë e djegur me dy kallashnikovë ndërsa RENEA ka hyrë në Dobraç ku po bën kontrolle edhe tek Bajrajt me të cilët fisi Lici ka armiqësi të fortë.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër/ Policia gjen një 'Land Rover' të djegur me dy automatikë brenda në zonën e Grudës së Re, dyshohet se janë përdorur në vendngjarje
olicia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.
Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër/ U qëlllua me breshëri automatiku! Gjenden 28 gëzhoja në vendin e ngjarjes
Mbi 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Report Tv sjell videon nga vendi i ngjarjes ku ekspertët kanë evidentuar vendet ku janë gjetur gëzhojat.
Duket që ndjekja ka zgjatur për disa metra dhe plumbat kanë nisur nja 100 metra larg vendit ku makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me motorin ku udhëtonte çifti dhe më pas me murin rrethues të një banese.
Pikërisht në këtë vend gëzhojat janë edhe më të shumta tregues se makina ka ndaluar dhe kanë qëlluar me breshëri për të siguruar që personat që ndodheshin në makinë të vdisnin.
Policia e Shkodrës ka gjetur të djegur një automjet tip Land Rover model tip i ri në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarj
-
VIDEO
Veliaj jep lajmin për studentët: Dhomat e konvikteve në 'Qytetin Studenti' nga sot i rezervoni online në aplikacionin ‘Tirana ime’
ga sot studentët mund të rezervojnë online dhomën e tyre në Qytetin Studenti. Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë ceremonisë së përurimit të 5 godinave të reja të konvikteve.
Veliaj u shpreh se rezervimi mund të bëhet fare lehtë përmes aplikacionit “Tirana ime”, duke theksuar se kjo është mënyra më transparent për t’i shërbyer në kohë studentëve që do të aplikojnë të parët.
“Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot te aplikacioni Tirana ime, siç rezervohet një hotel online ose në booking, një shtëpi, ose në Airbnb, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në Qytetin Studenti dhe besoj që është mënyra më transparente e asaj që quhet “kush aplikon i pari shërbehet i pari”, deklaroi Veliaj.
Transformimi i konvikteve për akomodimin e studentëve vjen në sajë të mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.
G.K/Shqiptarja.com