-
VIDEO
Deputeti Braçe dha alarmin tre ditë më parë me një VIDEO: Shtresë e trashë, me një erë të keqe! Të kuptohet burimi, duhet ndërhyrë
Një ndër ata që dha i pari alarmin ishte deputeti socialist Erjon Braçe.
-
VIDEO
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
Drejtoresha e Parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, shpjegon në ‘Sot, Live në Shqipëri” të gazetarit Nertil Agalliu, pamjet e shfaqura disa ditë më parë me ndotjen e pretenduar nga ujërat e zeza. Thotë se është proces natyror për shkak të temperaturave jonormale, kurse era e keqe vjen si pasojë e prerjes së algave me makineri. Shpjegon edhe situatën në Lumin e Lanës
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, Poli Hoxha: Këto ngjarje duhen kapur që në rrënjë pasi përndryshe do përsëriten
Gazetari Poli Hoxha komentoi atentatin e rëndë në Shkodër pasditen e sotme. Në 'Studio Live' ai thekson se këto ngjarje duhen zbuluar dhe të kapen që në rrënjë pasi përndryshe do të përsëriten.
'E vërtetë që Shkodra ka zhdukjen më të mëdha të parcelave por është vetëm maja e ajsbergut.
Këto krijojnë një tendosje, një acarim. Duke goditur me selektivitet, atëherë bën, është fakt që Bajrat në Shkodër janë përkëdhelur. Më tej futemi në thellë në rolin në zgjedhjet, te kapja në shumë individë në shtet që përfaqëson kryeqytetin e veriut. Gjërat janë më të thella dhe duhet plugu i thellë. Këto ngjarje në Shkodër mund të kalojnë, por nuk u kapën që në rrënjë do jenë të përsëritshme.'
-
VIDEO
Takimi i 18 mes BE dhe Shqipërisë mbyllet pa rezolutë, opozita voton kundër! PD: Mazhoranca refuzoi propozimet tona! Përfaqësuesit e PE: Sinjal negativ për KiE
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratonte një rezolutë të përbashkët, pasi opozita votoi kundër. Shkak për këtë, sipas PD, u bë refuzimi që mazhoranca u bëri të gjitha mendamenteve të propozuara nga opozita.
Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, tha se opozita nuk është kundër BE, por kundër mazhorancës që refuzon çdo propozim të opozitës.
“Grupi Parlamentar i PD-se do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit, por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira e të ndershme”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër me 2 të vdekur 2 të plagosur/ Gruaja e burri po lëviznin me motor, makina ku udhëtonte Lici e Bushati i përplasi
Foto: Atentati në Shkodër, motori me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve,
Detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.
Ndërsa çifti i bashkëshortëve sqarohet se janë përplasur nga makina pra nuk janë vrarë nga plumbat.
-
VIDEO
DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin! Pati shkëmbim zjarri
Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.
Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.
Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.
-
VIDEO
DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin! Pati shkëmbim zjarri
Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.
Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.
-
VIDEO
Babai plagosi me thikë të birin 15 vjeç, flasin banorët e zonës: E ëma më tha e kam djalin pa qejf
Pas ngjarjes së rëndë, ku babai plagosi të birin me thikë kanë folur banorët e zonës.
-
VIDEO
Masakër në Shkodër, 2 të vrarë! Shkëmbim zjarri mes dy grupeve kriminale
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër,2 të vrarë është bilanci i atentatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit, bëjnë me dije burime.
Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një prej viktimave ndodhet ende në tokë.
-
VIDEO
Atentat me 2 të vrarë në Shkodër, Report Tv sjell pamjet! Viktima ende në tokë, policia e ambulanca në vendngjarje
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Shkodër. Raportohet për një viktimë në zonën e Dobraçit.
-
VIDEO
Vrasje me armë zjarri në Shkodër, 2 viktimë
Një vrasje raportohet në Shkodër, bëjnë me dije burime për gazetarin Sokol Dema.
Ngjarja ka ndodhur në rrethotullimin e 5 Heronjve në zonën e Dobraçit.
Lajm ne perditesim...
-
VIDEO
Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret
Një vit më parë Shqipëria krenohej me peshëngritësen e talentuar Enkileda Carja, e cila u shpall kampione Evrope për të reja në stilin e shkëputjes. Pa harruar 3 medaljet e arta dy vite më parë në Evropianin e moshave deri në 15 vjeç. Mirëpo situata tani, edhe pse ka kaluar pak kohë, është e trishtë. Trajnerja e sportistet, Eglantina Kalemi, ka njoftuar se Enkileda nuk ka marrë pjesë në Evropianin U-20 që po zhvillohet në Poloni, pasi federata s’ka fonde për 16-vjeçaren.
E ndërkohë që në Poloni zhvillohej kampionati Evropian, Enkileda në Tiranë vijoi stërvitjen, duke arritur një rezultat që sipas trajneres, nëse do kishte qenë atje do kishte siguruar medalje. Siç tregon edhe kjo foto e siguruar nga Report TV Enkileda e ka përjetuar shumë keq mungesën në kampionatin Evropian, ndërsa nëse do të ishte në Poloni lotët mund të ishin gëzimi.