-
VIDEO
Trafik droge në Shqipëri e Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve: Llogari bankare, 25 subjekte tregtare, 43 makina e 18 prona! U arrestuan në dosjen 'Muratori'
Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 prej 65 shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Muratori’ ndërmarrë në shkurt të këtij viti kundër trafikut të drogës në shkurt të këtij viti.
-
VIDEO
Vidhnin monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, në hetim 3 të mitur së bashku me prindërit
Tre të mitur në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen si autorë të vjedhjeve të monopatinave në kryeqytet.
Ndërkohë ka nisur procedimi edhe ndaj prindërve të tyre, që dyshohet se përvetësonin mallrat ose paratë, nga shitja e monopatinave.
Gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre blutë gjetën dhe sekuestruan 8 monopatina të dyshuara të vjedhura.
-
VIDEO
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
Në pritje të mbërritjes së anijeve me kontejnerë me lëndë të dyshuara të rrezikshme, Partia Demokratike zhvilloi një protestë pranë portit të Durrësit. Demokratët akuzuan se kryeministri Edi Rama kërkon të manipulojë lëndën që ndodhet brenda anijeve, që po kthehen drejt vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë me atë se çfarë do të bëhet me këto mbetje
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Delvinë - Kardhiq! Makina përplas për vdekje 72 vjeçarin, po lëvizte me lopë e gomar! Ngordhin dhe kafshët
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani 72 vjeç.
Burime për Report Tv raportojnë se një automjet rreth orës 03:45 ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.
Si pasojë banori ka humbur jetën gjatë rrugës për spital, ndërsa edhe kafshët kanë ngordhur nga përplasja.
-
VIDEO
Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit? Policia kryen verifikimet: Në pilulën jeshile s'ka prani të lëndeve psikotrope. Ja çfare ka
Policia sqaron të vërtetën e pilulës jeshile, çamçakizi që dyshohej se përgjum fëmijët që u gjet në një shkollë 9- vjeçare në Tiranë.
Rasti ngjalli reagimin dhe shqetësimin e stafit pedagogjik por dhe të mbarë opinionit pas përhapjes së lajmit në rrjetet sociale 2 ditë më parë.
Policia ngriti grupin e punës e nisi verifikimet. Sot mësohet se pilula ngjyrë jeshile është gjetur në një shkollë në Yzberisht dhe pas analizave përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP rezulton se nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope, por në përbërje ka vitaminën E.
-
VIDEO
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 26 të arrestuar dhe 12.402 gjoba gjatë një jave
Tiranë-Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku bëjnë me dije se kanë arrestuar 26 persona për shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon.
Ndërkohë kanë vendosur 12.402 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
VIDEO
Hajdutët nuk kursejnë as Skënderbeun! Memoriali i tij mbetet në terr, vidhen për herë të tretë kabujt elektrik në zonën arkeologjike të Lezhës
Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe e gjithë zona arkeologjike përrreth tij është zhytur në errësirë. Hajdutët kanë vjedhur kabullin që furnizon me energji këtë objekt historik dhe ndriçuesit e rrugës e mureve antik.
-
VIDEO
Kafshët shtëpiake largojnë stresin e vetminë! Infermierja në pension 25 vite me mace e qen: Janë lozonjarë, më heqin negativitetin
Mbajtja e një kafshe shtëpiake, për familjet shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në trend. Report tv sjell historinë e 66-vjeçares Qëndrime Myzyri e cila thotë se tranzicionin nga puna si infermiere në pensioniste, e ka kaluar lehtë falë maces dhe qenit që mban në shtëpi. Edhe specialistët thonë se kafshët shtëpiake ndikojnë në eliminimin e ankthit e stresit.
-
VIDEO
Fier/ Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku: I ati nuk i dha 10 mijë lekë të vjetra! Altjon Sulejmanaj nuk shfaq pendesë! Gjykata vendos: 'Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik'
“Shtrim të detyruar në Spitalin Psiqiatrik” , ka vendosur Gjykata e Fierit për Altjon Sulejmanaj, në përfundim të seancës gjyqësore. Sipas avokatit Ervis Hajdërmataj, kjo masë u mor pasi është rast i përsëritur, ndërsa në sallën e gjyqit autori nuk ka thënë asnjë fjalë. Autori ka zgjedhur të heshtë edhe gjatë dëshmisë së tij në polici.
-
VIDEO
Von der Leyen konferencë të përbashkët me Osmanin: Duhet ende punë për t’i hequr masat ndaj Kosovës
Në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, Von der Leyeni ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.
-
VIDEO
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari dhe 9 të tjerë! Sekuestrohen çipsa pokeri, drogë e para
Policia ka arrestuar një 35- vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Fier/ Tentoi të vriste prindërit e moshuar duke djegur banesën, del para gjykatës Altjon Sulejmanaj! Ndaj 42 vjeçarit rëndojnë 3 vepra penale
Fier/ Tentoi të vriste prindërit e moshuar duke djegur banesën, del para gjykatës Altjon Sulejmanaj! Ndaj 42 vjeçarit rëndojnë 3 vepra penale