-
VIDEO
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
Pas shumë debatesh, KQZ lejoi regjistrimin e emigrantëve për zgjedhjet edhe kur mjetet e identifikimit kanë skaduar. Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator, thotë për Report Tv, se gjithësesi kush do të votojë, do të duhet që deri ditën e zgjedhjeve të ketë rinovuar pasaportën ose kartën e identitetit shqiptare.
-
VIDEO
Dosja e Ilir Metës/ SPAK: 846 mijë euro u pastruan kur Meta akuzohej për CEZ- DIA! Zbulohet skema, Kryemadhi merrte kredi, Fatmija i shlyente cash pa asnjë burim
Vetëm përmes lëvizjeve dhe skemës së pastrimit të parave me kredi bankare, Prokuroria e Posaçme thotë se vjehrra e Ilir Metës arriti të fusë në sistemin bankar 846 mijë euro, pikërisht në kohën kur Meta akuzohet për aferën CEZ-DIA.
-
VIDEO
Terrorizëm kibernetik ndaj një spitali në Shqipëri, hakerat nga Koreja e Veriut shkatërruan laboratorë e pajisje (Shërbimet u rikthyen)
Pre e një sulmi kibernetik në Shqipëri është bërë edhe një spital në vend. Edhe pse nuk e bëri të ditur se për cilin institucion bëhet fjalë, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, tha se një javë më parë janë njoftuar për një sulm kibernetik në një prej spitaleve, por falë ndërhyrjes në kohë nuk ka pasur dëme dhe vjedhje të të dhënave
-
VIDEO
Korçë/ Aksion policor në fshatin Voskop në një magazinë me lëndë narkotike! Disa të arrestuar
Sipas informacioneve paraprake në një magazinë është fshehur një sasi lëndë e dyshuar narkotike. Sipas asaj që thotë policia ky është vend dytësor pasi droga është transportuar nga njëri vend në tjetrin.
-
VIDEO
Arrestimi i Metës, Babaramo: Drejtësi me dy standarde! Të marrë fund pandëshkueshmëria, por të jetë e njëtrajtshme nga gjitha anët
- Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar për Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI. Sipas Babaramos, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa krahas rastit të Metës, mori edhe në analizë arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili ra në pranga për lidhjet me grupet kriminale.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërndante video me përmbajtje pornografike me të mitur, në pranga 28-vjeçari! I hidhte në rrjetet sociale, fëmijët të moshës 9-10 vjeç
I dyshuari është vendosur në pranga nga Krimi Kibernetik, menjëherë pasi u diktua shkelja dhe abuzimi në fjalë. Gjenden 2 prej videove, ku në një rast janë dy fëmijë në raport intim dhe në tjetrin një i rritur me një të mitur. hetime dhe për persona të tjerë të përfshirë
-
VIDEO
Motori përplas për vdekje 75-vjeçaren në Lezhë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Nje motor ka përplasur një grua 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
-
VIDEO
Itali/ Grupi shqiptar “Katun” e shpërndante mallin me biçikletë, u përgjuan! Sekuestrohet 1 kg kokainë
Karabinierët e Cesenatico në Itali kanë çmontuar një rrjet të organizuar të trafikimit të kokainës, i përbërë nga të rinj, të cilët vinin nga i njëjti fshat i vogël në Shqipëri.
Operacioni është koduar “Katun”, ose ndryshe e njohur si sinonim i fjalës “Fshati”, duke iu referuar metodës së rekturimit të të rinjve në zonën e Emilia Romagna, kryesisht në Bolonja dhe Cesena.
Sipas hetimeve, autorët e dyshuar rekrutonin të rinjtë e rekrutuar nga një fshat i vogël në brendësi të Shqipërisë, u paguanin biletën për të ardhur në Rivierë dhe më pas i vendosnin në shërbim, duke shpërndarë kokainë në rrugë dhe në shtëpitë e tyre, duke lëvizur. me biçikletë ose me makinë, duke siguruar herë pas here adresat ku të shkoni për të shitur mallin, shkruan “Teleromagna”.
Ky është rrjeti i ngritur nga katër shtetas me origjinë shqiptare, të moshave 22 deri në 34 vjeç, të cilët përfunduan në pranga, duke nisur një operacion nga viti i kaluar.
Aksioni u konfirmua dje nga autoritetet për mediat vendase, teksa goditja e fundit ishte sekuestrimi i 1 kg kokaine dhe një shumë në valutë. Në muajin prill gjithashtu ishin arrestuar edhe 3 shqiptarë të tjerë.
-
VIDEO
U dhunua dhe qëndroi 16 ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës! Shkon në GJKKO për të mbrojtur Berishën
Avokati Sokol Mëngjesi i është rikthyer jetës së tij profesionale. Mesditën e sotme ai u paraqit në GJKKO për të mbrojtur klientin e tij, ish kryeministrin Sali Berisha në seancën e sotme paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të rikthehet në SPAK.
-
VIDEO
Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë në spital
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Korçë.
Një automjet ka përplasur një këmbësor në unazën e qytetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka ka ndërruar jetë në spital.
-
VIDEO
Durrës/ Kontrabandonte me kamion 88 mijë euro cash dhe 18 shishe verë, ‘Pakot’ prangosin në port 34-vjeçarin (EMRI)
Operacioni i koduar “Pakot” goditi sot rastin e dyshuar të kontrabandimit, teksa në kamionin e personit të dyshuar që u arrestua, u gjetën edhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara
-
VIDEO
Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e një marketi me 1,5 mln lekë, arrestohen dy ‘skifterët’ në kryeqytet
Policia e Tiranës ka zbardhur një nga vjedhjet e ndodhura në kryeqytet, ku u grabit kasaforta e një supermarketi, brenda të cilës raportohet se kishte të paktën 1,5 mln lekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan sot (24 Tetor) operacionin e koduar "Kasaforta".
Të arrestuarit janë Rei Sylaj dhe Artur Pashkaj. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”.