-
VIDEO
Çmendet Adriana Kalaja, sulmon presidenten e KE dhe diplomaten amerikane: Von der Leyen nëse është e dashura e Ramës, të na thotë! VanHorn si 'Shoqja Laja'! Merrni çantën me lekë
Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës nga opozita, u sulmua edhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e aluduar si “të dashurën” e kryeministrit Edi Rama apo se “merr çantat me lekë”.
Këto akuza dhe madje të shoqëruara me kërcënime për “komunistët”, i ka bërë Adriana Kalaja, në përmbyllje të protestës, në fjalën që mbajti para atij “grushti me mbështetës”. Ajo sulmoi edhe të dërguarën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, duke e etiketuar si “shoqja Laja”.
Përfaqësuesja e strukturave drejtuese të PD-së, tha se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies. Gjithashtu lëshoi akuza edhe ndaj ish-ambasadorëve, teksa e përmbylli me një paralajmërim për "t'jua treguar vendin".
-
VIDEO
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tenderë, në lidhje me kohën ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, por mësohet se bëhet fjalë për një tender për rikonstruksioni e 4 komisariateve të policisë në vend, nga të cilat u realizuan vetëm 2. Kallëzimi nga KLSH.
-
VIDEO
Shisnin kanabis e kokainë të ndarë në doza në Gjirokastër dhe Sarandë, 3 në pranga
Gjirokastër- Tre persona janë vendosur në pranga pasi të organizuar si grup shisnin kanabis e kokainë të ndarë në doza në Gjirokatër dhe Sarandë.
Njëri nga të arrestuarit kishte në banesë doza të lëndëve narkotike, armë gjahu, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse dhe mallra të kontrabanduara.
2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash në valuta të ndryshme, të fituara nga shitja e dozave.
-
VIDEO
Korçë/ Report Tv shkon në magzinën e drogës ku u gjet 195 kg kanabis
Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Braho ka shkuar në Voskop, në magazinën ku u gjetën 195 kg kanabis.
Në një lidhje live ai raportoi se dritaret e magazinës janë të bllokuara me dëngje kashte ose materiale të tjera ku është kryer kjo veprimtari e paligjshme, ndërkohë që specifikojmë se lënda narkotike nuk kultivohej në magazinë, ajo vetëm përpunohej aty.
Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e siguruara afër magazinës nuk ka banesa, madje autorët e kishin modifikuar si një kasolle që mbante materiale bujqësore dhe rreth saj kishte pemë dhe produkte bujqësore.
Po ashtu një detaj i rëndësishëm është se droga e gjetur një nga sasitë më të mëdhaja të sekuestruar nga policia do të përdorej për tregun vendas- do të shpërndahej në 6 bashki të qarkut të Korçës.
Më tej gazetari ynë citon se pronari i magazinës përveçse akuzohet për pjesën e përpunimit të lendëve narkotike akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Bulqizë/ Arrestohet 33 vjeçari, nuk iu bind urdhrit të policisë! Gjatë kontrollit iu gjet sasi lënde narkotike
Një 33 vjeçar është arrestuar në Bulqizë. S.D., po lëvizte me motomjetin tip ‘Yamaha’ kur policia i bëri shenjë të ndalonte. 33 vjeçari nuk iu bind urdhrit më pas policia e ndoqi dhe bëri të mundur ndalimin e tij.
-
VIDEO
Vlorë/ Stërvitje e përbashkët e anijeve luftarake shqiptare me ato italiane, rumune, spanjolle dhe turke 14 milje larg Sazanit
Një stërvitje e përbashkët mes anijeve ushtarake italiane, spanjolle, turke dhe rumune tona së bashku me ato shqiptare po kryejnë një operacion në ujërat shqiptare rreth 14 milje larg ishullit të Sazanit.
-
VIDEO
Durrës/ I mori 3000 euro një gruaje dhe e mashtroi se do t’i siguronte vizë angleze, arrestohet 34-vjeçari! I sekuestrohen paratë, makina dhe celulari
Denoncimi ishte bërë nga një qytetare, e cila i tha bluve se autori i kishte marrë 3 mijë euro me premtimin e vizës dhe e kishte mashtruar
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërndante kokainë tek Fresku dhe Xhamlliku, arrestohet 28 vjeçari
Një 28 vjeçar është arrestuar në Tiranë në rrugën Xhanfize Keko pasi ishte shpërndarës kokaine në zonat e Freskut dhe Xhamllikut.
-
VIDEO
Magazina e drogës në Korçë, sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga
Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.
Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 shtetas.
Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga shpjegimet e Metës që nuk bindën dot gjykatën te vrasjet peshojnë e deri tek BE, 1 miliardë euro pas arrestimit të Metës?
-
VIDEO
Veliaj takim me pensionistët e Njësisë 7: Abonene për transport publik falas nga 1 janari 2025
Drejtuesit Politikë të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, nisën sot nga Njësia 7, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të kryeqytetit, për t’i hapur udhë Planit të Ri për Pensionet.
-
VIDEO
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
Tiranë- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen e ekzekutimit të ish-policit Santiago Malko, ish-mikut të biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, ngjarje për të cilën është akuzuar “Klani Duka”.
Teksa një pjesë e organizatës janë hetuar dhe gjykuar më parë, pas arrestimit dhe ekstradimit nga Belgjika, ka nisur prej javësh edhe procesi me prezencën e të akuzuarit si kreu i organizatës dhe porositësi i atentatit në muajin Gusht të vitit 2019, në zonën e "Porcelanit" (Xhamlliku) në Tiranë, Leonard Dukës.
I pandehuri ka dhënë dëshminë e radhës ditën e sotme në GJKKO, teksa u mor në pyetje nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, të cilin Duka gjatë dëshmisë e akuzoi se kishte "korruptuar letrat". Seancën e kaluar pati tensione të forta, për shkak të akuzave nga nëna e të ndjerit Malko, e cila drejtoi edhe fyerje ndaj të pandehurit.