-
VIDEO
Pamje me DRON/ Ja si është situata në një nga lagjet kryesore të Vlorës
Pamjet ekskluzive me dron mbi Vlorë, të filmuara pas mesditës tregojnë një panoramë të qartë të përmbytjeve në qytetin bregdetar. Uji ka pushtuar rrugët në pjesën më të madhe të qytetit.
-
VIDEO
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
Që prej ditës së djeshme Vlora ka qenë nën pushtetin e ujit. Ditën e sotme Forcat e ushtrisë kanë nisur punimet për të pastuar një nga zonat historike të qytetit bregdetar, pikërisht lagjen ‘Muradie’.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Vlora nën ujë, 55 banorë kalojnë natën në konvikt! Disa lagje pa energji, pritet mblidhja e Perfekturës! Dredha: Dëmshpërblim për banesat e prekura
Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.
-
VIDEO
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
-
VIDEO
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh Albin Kurtit për marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Duke folur me nusen e djalit të Ibrahim Rugovës, Rama tha se vendet e rajonit janë shumë të vogla për të mos pasur mbështetjen e aleatëve të mëdhenj. Ai komentoi edhe ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se po bëhen shembulli keq edhe për Kosovën.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
eshjet e dendura të shiut në Vlorë jo vetëm përmbytën rrugë edhe shtëpi, por gjithashtu dëmtuan edhe shumë biznese.
Pronari i një dyqani ushqimesh tregon për gazetarin e Report Tv se biznesi i tij ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dyqani është akoma nën ujë. Madje pronari thotë se dëmi shkon deri në 5-6 milionë. Po ashtu ai thekson se nuk i ka shkuar asnjë njeri tjetër përveç gazetarit tonë Sokol Dema.
“Kam frigoriferët, kanë dalë jashtë loje, plus materialet e tjera. Dëmi shkon tek 5-6 milionë lekë të vjetra. Ca mundëm e lëvizëm, kaq sa arritëm. Ka ndodhur para 6-7 vitesh e njëjta situatë. S’kanë punuar hidrovorët. Mund të jenë 20-30 biznese në këtë zonë. Ti je i pari që vjen, asnjë s’ka ardhur”, thënë pronari i dyqanit për Report Tv.
-
VIDEO
E trishtë! Nëna me 4 fëmijët vendoset para Prefekturës së Vlorës: Kërkoj strehim, shtëpia u mbyt komplet
Mes dëshpërimit të madh që ka sjellë përmbytja në Vlorë, 44-vjeçarja Vjollca Goxhaj, nënë e katër vajzave të mitura, është vendosur para Prefekturës së qytetit të Vlorës duke kërkuar strehim. Banesa e saj në lagjen ‘Kushtrimi’ është përmbytur plotësisht dhe ajo ka mbetur pa asnjë ndihmë.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë/ Rënia e gurëve dëmton 2 banesa në zonën e Kalasë! Banorët: Jemi në qiell të hapur
Në një ngjarje alarmante, rënia e gurëve nga një shkëmb në zonën e Kalasë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.
-
VIDEO
Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë
Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpitë e banorëve, të cilët thonë se natën e kanë kaluar jashtë ose duke u përpjekur të pastrojnë banesat.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, flet kryebashkiaku Dredha: Do bëjmë bilancin, dëmshpërblim për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat
Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha flet për situatën e përmbytjeve në Vlorë. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. 55 persona janë evakuaar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.
-
VIDEO
'Tornado' E kërkonte Italia, operacionalet arrestojnë në Durrës 41 vjeçarin e akuzuar për trafik droge
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia u arrestua në Durrës në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”.
-
VIDEO
Azili në Tiranë përfshihet nga flakët, 4 të moshuar në spital! Policia ndihmoi në evakuimin e banorëve! VIDEO
Një godinë që funksiononte si azil për të moshuarit në rrugën “Ali Visha” në Tiranë është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së mbrëmshme.