• VIDEO

    Moti i keq/ Vlora nën ujë, dëme në biznese e banesa! Kryetari i bashkisë: Evakuuam mbi 30 familje! Situata ishte alarmante! Një kontigjent ushtarak u shkon në ndihmë

     Prej orës 15:00 të ditës së sotme dhe në vijim reshjet e dendura te shiut që kanë rënë në qytetin e Vlorës kanë sjellë dhe përmbytje në të gjithë qytetin.  Rrugë dhe lagje nën ujë. Banesa, biznese garazhe janë përmbytur nga shiu i cili ka vijuar dhe vazhdon të bjerë në qytetin e Vlorës.

    Deri tani 33 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar. 

    "Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.  Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante' tha Dredha në një prononcim në orët e vona të pasdites së sotme.

  • VIDEO

    Gjendet i pajetë 40- vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, përplaset nga një mjet! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një 40- vjeçar me inicialet F.P është gjetur pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë.

  • VIDEO

    Moti i keq lë Pogradecin në errësirë, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë! Shkak rrufetë

    Qyteti i Pogradeci dhe disa fshatra përreth janë përfshirë nga errësira totale mbrëmjen e sotme.

    Situata u kthye në normalitet vetëm pas ndërhyrjes së grupit të punës për të rilidhur linjën. Duket se shkak kanë qenë shkarkesat elektrike (rrufetë).

    Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.

  • VIDEO

    Studio Live/ Arben Meçe: PD thërret militantët për destabilizim! Ja i bllokojnë rrugët 1 ditë, po pastaj?! Maliqi: Mbaroi koha e fjalëve të bukura, tani ka revoltë

    Lefter Maliqi dhe Arben Meçe debatuan mbi protestën e së hënës së opozitës në rrugët e Tiranës.

  • VIDEO

    Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe

    Kreu i Grupit të PS thotë se ishte dakord për debate të forta parlamentare dhe protesta brenda kuadrit ligjor, pasi këto janë e drejtë e opozitës, por “pa kaluar disa vija të kuqe”. Në fund ai theksoi se “nuk ka arsye që Qeveria të vihet në diskutim”, teksa iu përgjigj pyetjes nëse PS do lëshonte ndaj kërkesës së PD për qeveri teknike.

  • VIDEO

    Aksident në Lushnje, makina del nga rruga e thyen shtyllën e tensionit të lartë, lë zonën pa drita

    Një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka thyer një shtyllë të tensionit të mesëm që furnizon me energji pompat e ujit që furnizojnë qytetin e Lushnjes.

  • VIDEO

    Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, mjetet përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur

    Tre mjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë- Lushnje në afërsi të fshatit Golem.

    Një mjet tip Porche Cayen ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, ndërsa ka shkaktuar dhe përplasje me mjetin tip Toyota dhe një tjetër mjet tip Benz.

    Tre të lënduar janë nisur drejt spitalit të Lushnjes ku po mjekohen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

  • VIDEO

    VIDEO/ Vlora nën ujë/ Zjarrfikësit ndihmojnë një grua dhe një burrë! Kishte mbetur të bllokuar në farmaci e makinë

    Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. 

    Në rrugën ‘Albano dhe Romina’ dëmet janë të mëdha. Janë përmbytur biznese dhe banesa. Edhe makinat janë të mbytura në ujë.

    Forcat e zjarrfikëses ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar. Ndërkohë kanë mundur ti vijnë në ndihmë dhe një personi që ishte bllokuar nga uji në

  • VIDEO

    Aksident në aksin Levan- Tepelenë, furgoni i mallrave përplaset më atë të pasagjerve, 6 të plagosur

    jë aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.

    Një furgon mallrash dhe një pasagjeresh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

  • VIDEO

    Studio Live/ Ngjela: Opozita ka humbur ekuilibrin, historia do tallet me ta! Akuzat për Sorosin janë fëmijërore

    Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Studio Live foli mbi aksionin e opozitës së fundmi teksa ka thirrur edhe një protestë të hënën e 7 tetorit në Tiranë. Ngjela thotë për Arbër Hitajn se kërkesa për qeveri teknike, nuk mund të realizohet përderisa nuk kemi një krizë të mazhorancës.

    'Nuk është politikë kjo. Politika ka një koshiencë të plotë mendimi. Qeveria teknike vjen kur bie në krizë mazhoranca. Këtu është krizë opozita. Për naivitetin e tyre dhe mungesën e ideve duhet qeveria teknike? Ajo krijohet kur ti rrit numrin e përfaqësuesve në parlament ose kur mazhoranca bie në krizë. Skemi gjëra të tilla, si mund të them të bëhet qeveri teknike? Nuk bëhet me këta. Me britma arrihet qeveria teknike. Duhet me ide. Naivitete mesjetare, nuk hoqën dorë. Pa ide nuk hyj dot as në polemikë me ta. Do zhvillim kombi, nuk do sharje, fyerje. Ti mbush rënien tënde shpirtërore duke sharë të tjerët. Kjo është nivel i ulët intelekti. Mangësi ideore.'

    Lidhur me djegien e karrigeve, Ngjela sheh një humbje të ekuilibrit të opozitës.

  • VIDEO

    Reshjet e shiut përmbysin rrugët në Lushnje, qarkullim i rënduar në disa akse

    Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.

    Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.

    Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.

  • VIDEO

    Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

    Një furgon mallrash ka marrë flakë këtë pasdite në bay-passin e Lushnjes.

    Edhe pse moti ka qenë me reshje me intensitet të lartë kjo nuk ka penguar flakët që të djegin totalisht pjesën e përparmë të mjetit.

    Sipas policisë drejtuesi i i mjetit nuk ka marrë lëndime pasi sapo ka parë tym dhe zjarr ka ndaluar në anë të autostradës duke mos përbërë problem për mjetet e tjera në kushtet e kufizimit të fushëpamjes nga reshjet e shiut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv