• VIDEO

    VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Vlorë/ Shikoni si dherat kanë bllokuar bajpasin drejt Orikumit! I pakalueshëm

    Lindja e diellit ka nxjerrë në pah deh dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave gjatë pasdites së djeshme në qarkun e Vlorës.

  • VIDEO

    Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa

    Dëme të mëdha kanë shkaktuar përmbytjet në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi kudo dhe ka shkatërruar çfarë gjeti para. Dëmi më i madh llogaritet në bizneset e zonës, por edhe në banesat që u përmbytën.

    • VIDEO

      PAMJET/ Situata gjatë natës në Vlorë, qytetarët të mbuluar nga uji

      Report Tv sjell pamjet nga situata e përmbytjeve në qytetin e Vlorës gjatë natës. Siç shihet edhe në pamje, niveli i ujit ka qenë goxha i lartë në lagjen Albano dhe Romina, një prej zonave me problematikave më të madhe.

    • VIDEO

      Përmbytjet në Vlorë, makinat e zhytura nën ujë

      Gjithçka nën ujë. Përmbytjet e djeshme në Vlorë kanë lënë pas dëme për banorët e qytetit bregdetar. Rrugët e lagjet janë zgjuar nën pushtetin e ujit.

    • VIDEO

      DETAJET direkt nga Vlora/ Si e kaluan natën qytetarët? 33 familje të evakuuara ,dëme në biznese

      Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.

      • VIDEO

        PAMJET/ Vlora zgjohet nën ujë, rrugët e lagjet ende të përmbytura

        Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë. Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Vlorës, ku duket situata ditën e sotme.

      • VIDEO

        Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona

        Situata në qytetin e Vlorës, ku në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu tashmë është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.

        Ndërkohë, Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente bënë me dije se në Vlorë janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

        "Është mbledhur komisioni i Mbrojtjes Civile,  në Prefekturën Vlorë ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për problematikat nga shirat me intensitet kaq të lartë që kanë bërë që përrenjt të dalin nga shtratit dhe të bllokojnë kanalet dhe pusetat.

        Janë marr masa që të bëhet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, që kanë të mundur që të largohet uji nga qyteti", tha ai.

        Ministria e Mbrojtjes, bënë me dije se dërgoi në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti. 

        Sipas Ministrisë, nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim.

      • VIDEO

        Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës

        Reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna gjatë pasdites së sotme, në Vlorë kanë shkaktuar edhe rëshqitje të dherave në Bypassin e Vlorës.

        Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se është bllokuar një pjesë e rrugës në Orikum si edhe rruga për në Radhimë.

        Si pasojë mjetet janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullojnë në këto rrugë. 

      • VIDEO

        Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët

        Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në qytetin e Vlorës, duke nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme në disa lagje.

        Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe  banorëve, gjithashtu qyteti prej disa orësh nuk ka dhe energji elektrike.

      • VIDEO

        Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla

        Moti i keq me reshje shiu gjatë mbrëmjes, ka bërë që disa nga rrugët kryesore të qytetit të Pogradecit të jenë nën pushtetin e ujit.

        Në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe të policisë bashkiake të Pogradecit, të cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

        Deri më tani nuk raportohen problematika si dëme në banesa apo subjekte edhe pse ka pasur prurje të mëdha uji.

        Ndërkohë, aksi nacional Korçë-Pogradec më konkretisht në Qafë Plloçë dhe aksi nacional Pogradec- Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla.

        Për drejtuesit e mjeteve bëhet thirrje të ulin shpejtësinë dhe të reduktojnë lëvizjet. Ndërkohë, në akset nacionale ka prezencë të shtuar të policisë.

      • VIDEO

        Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen

        Përmbytjet sot në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura kanë bllokuar masivisht qarkullimin e automjeteve në të gjithë qytetin.

        Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duken makina në hyrje të autostradës teksa kanë ngecur në ujë dhe disa prej tyre për pak sa nuk janë kthyer përmbys nga dendësia e ujit.

      • VIDEO

        Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së

        Agjencia evropiane Frontex akuzohet se ka qenë e përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve. Bazuar në disa video të depozituara nga një ekip gazetarësh gjermanë, zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në këtë agjenci, ngriti akuza të rënda se në disa raste stafi ka shkelur të drejtat e emigrantëve të cilët mbërrinin në ujërat e BE. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv