-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, tërhiqet uji nga lagjet por garazhet e pallateve janë plot, nis pastrimi! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë
Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Edhe në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, e tek kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.
-
VIDEO
Përmbytja e kishës Ortodokse në Vlorë, e mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit
Kisha Ortodokse në qytetin e Vlorës është mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit, nga reshjet e dendura të shiut të rëna në 4 tetor.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se ambientet brenda po ashtu edhe ato jashtë të Kishës janë mbuluar tërëisht nga balta.
Ndërsa ka nisur edhe pastrimi nga punonjësit e pastrimit për të hequr baltën që ndodhet në çdo ambientet, shihet se përmbytja ka shkaktuar edhe dëme.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta: Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar
Reshjet e dendura të shiut, dëme të mëdha në bibliotekën e Vlorës, kati i parë i librave komplet i shkatërruar
Reshjet e dendura të shiut të rëna ditët e fundit në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe bansesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.
Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bënë me dije se kati i parë i bibliotekës është thuajse i shkatërruar.
Sipas saj, kjo është hera e 3 që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.
“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha për Report Tv, drejtuesja e bibliotekës", tha ajo.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve
Në qytetin e Vlorës vijon sot puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.
Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme, informoi sot ministria e Mbrojtës.
Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.
Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.
Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet. -
VIDEO
Banorët e Zadrimës pa energji prej 12 orësh, shkak amortizimi i rrjetit elektrik
Qindra banor të Zadrimës në Njësitë Administrative Kallmet e Blinisht ndodhen pa energji elektrike, prej 12 orësh.
Kjo situatë është e vazhdueshme për shkak të amortizimit të rrjetit në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Ndërkohë, mungesa e energjisë po penalizon qindra familje si dhe shumë biznese që ndodhen në këtë zone, kryesisht në Fishtë, i cili është edhe një fshat turistik.
-
VIDEO
Aksident në Mat, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, në fshatin Kurdari-Suç, në Mat, ku 19- vjeçari Ergis Selimi ka aksidentuar me makinë një këmbësor.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori Leonard Doçi ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, ja situata pas largimit të ujit, kanali i bllokuar nga mbetjet
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, banorja e lagjes 'Kushtrimi': Këtu është bërë katastrofë! Kërkuam të pastrohej kanali por askush nuk erdhi! Pamë llahtar, shyqyr që shpëtuan fëmijët
Lagjja ‘Kushtrimi’, aty ku ndodhet dhe kanali i ujrave të larta është një ndër lagjet më të goditura nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi me furi duke dalë nga shtrati dhe marrë para çfarë gjeti
E ndërsa uji u tërhoq la pas baltë dhe llucë. Nëpër rrugicat e lagjes, pranë pirgjeve me baltë banorët kanë nxjerrë divanë, kolltuce apo dhe mobilje të cilat tashmë janë shkatërruar dhe janë totalisht të pariparueshme. Është mundi i një jete.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë
Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, sot ndërhyhet për heqjen e ujit nga garazhet e pallateve! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë
Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit 2024 uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Edhe në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, e tek kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.
“Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari I bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 6 tetor.
Do të ndërhyhet dhe në lagjen ‘Kushtrimi’ por këtu problematika është e vështirë.
-
VIDEO
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 40 vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit
Vihet në prangat e policisë autori i aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Pogradec ku mbeti i vdekur nga përplasja me mjetin Volkswagen, një 40 vjeçar.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Çuçi viziton Hidrovorin e Vlorës: Do shohim çfarë çedoi! Bashkia do ndërhyjë tek ndërtime pa leje mbi kolektorë
Drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Bledi Çuçi së bashku me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu vizituan hidrovorin e Vlorës. Çuçi thotë se nga situata e përmbytjeve do të ketë dëmshpërblime për të prekurit, ndërsa bëri thirrje për prishjen e ndërtimeve pa leje, në ato zona informale të Vlorës ku ka munguar urbanizimi. Më tej shtoi dhe problematikën e pompave të vjetra një ndër shkaqet e përmbytjeve në Vlorë 24 orët e fundit.