-
VIDEO
Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, PD ankimon përjashtimin e 24 deputetëve! PS i ‘fal’ për përplasjet e së enjtes
Partia Demokratike ka ankimuar edhe zyrtarisht përjashtimet e 24 deputetëve të saj për djegien e karrigeve të hënën në parlament. Ndërkohë që Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 24 orëve, Report Tv ka mësuar se PS nuk do të kërkojë përjashtime të tjera për kaosin e së enjtes.
-
VIDEO
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë: Gati të japim opinion
Drejtësia ka refuzuar pjesëmarrjen në komisionin Antikorrupsion. Pas SPAK, Kushtetueses, Gjykatës së Lartë , ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë se s'marrin pjesë në komision me ekspertë. Mungesa do ketë edhe nga radhët e shoqërisë civile, ku Instituti i Studimeve Politike ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet tryezës së punës së komisioni ‘Xhafaj’.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend dhe protetsa e opozitës, Peleshi: Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe! Qeveria s’vihet në diskutim, s’ka arsye për qeveri teknike
Kreu i Grupit të PS thotë se ishte dakord për debate të forta parlamentare dhe protesta brenda kuadrit ligjor, pasi këto janë e drejtë e opozitës, por “pa kaluar disa vija të kuqe”. Në fund ai theksoi se “nuk ka arsye që Qeveria të vihet në diskutim”, teksa iu përgjigj pyetjes nëse PS do lëshonte ndaj kërkesës së PD për qeveri teknike.
-
VIDEO
Vodhi telefonin e babait, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
Ka përfunduar në pranga një 20-vjeçar, autor i 3 vjedhjeve të kryera gjatë 2 muajve të fundit në qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’
Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku erëra të forta dhe reshje të dendura shiu kanë bërë që në disa prej akeseve të qytetit të mbushen me ujë.
Situata problematike mbetet rruga dytësore e lagjes 17, kryqëzimi pranë stadiumit, rruga e Currilave, rruga dytësore pranë zjarrëfikëses dhe disa akse të tjera në zonat periferike.
Sakaq lundrimet për peshkarexhat e vogla mbeten të pezulluara për 24 orët në vijim.
-
VIDEO
Ndrea Prendi: Sapo të kalohet gardhi me tela hapni zjarr luftarak! Publikohet audiopërgjimi me fakte të rënda për ‘21 janari’! Familja e Aleks Nikës ia dorëzoi SPAK
SPAK ka në dorë audiopërgjimin e familjes së Aleks Nikës. Në audiopërgjim është komunikimi që bën Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale.
-
VIDEO
U operua për hernie inguinale te QSUT, del 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale kryeministri Edi Rama
Kreu i qeverisë la spitalin ditën e sotme. Pas ndërhyrjes mjekët u shprehën se operacioni kishte shkuar mirë, zgjati dy orë dhe gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme, teksa do qëndronte për 24 orë nën monitorim të stafit
-
VIDEO
Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks
Referuar ekspertizës paraprake, një nga predhat e gjetura më automjet rezulton të ketë dalë nga arma e shërbimit të efektivit Rezart Berberi, i shpallur në kërkim. Dyshohet që drejt mjetit të jetë qëlluar edhe nga një koleg i tij, por predha është dëmtuar dhe ekspertiza nuk e ka vërtetuar dot nëse është qëlluar nga arma e njërit prej 2 policëve në vendngjarje, Elton Dokollari apo Fliruan Zeneli
-
VIDEO
Kryepolici Proda emëron shefe të Burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollari! U vra në 2009 nga Dritan Dajti
Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.
-
VIDEO
3 muaj betejë për jetën, vdes i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Enea Thomaraj, i riu që mbeti i plagosur gjatë shpërthimit me tritol 3 muaj më parë në Elbasan, me objektiv motrat Xhovana e Alda Nikolli. Xhovana ka akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, si porositësin e tritolit. Dosja i ka kaluar SPAK.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Burrelit në SPAK, Agron Malaj qëndroi për 1 orë! U pyet në lidhje me çështjet që ka dijeni
Burimet nga institucioni i akuzës thanë se zyrtari vendor ka dalë nga godina pasi është pyetur në lidhje me çështje që kanë interes apo që ka deponuar dhe disponon informacion. Ndaj tij ka dhe kallëzime
-
VIDEO
U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, flasin fqinjët e të riut: E dhimbshme, vjen tjetri të merr jetën në shtëpinë tënde! Nga i keqi e pëson dhe i miri
U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, flasin fqinjët e të riut: E dhimbshme, vjen tjetri të merr jetën në shtëpinë tënde! Nga i keqi e pëson dhe i miri