Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë: Gati të japim opinion

4 Tetor 2024, 14:28 | Përditesimi: 4 Tetor 2024, 17:47

Drejtësia ka refuzuar pjesëmarrjen në komisionin Antikorrupsion. Pas SPAK, Kushtetueses, Gjykatës së Lartë , ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë se s'marrin pjesë në komision me ekspertë. Mungesa do ketë edhe nga radhët e shoqërisë civile, ku Instituti i Studimeve Politike ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet tryezës së punës së komisioni ‘Xhafaj’.

    I.M/Shqiptarja.com