-
VIDEO
Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët
Ashtu edhe siç ishte parashikuar kjo e premte ka nisur me mot të paqendrueshëm në të gjithë vendin tonë
-
VIDEO
Vlorë/ Po kalonte te vizat e bardha, furgoni aksidenton këmbësoren! Gruaja rreth të 60-ve dërgohet në spital, nën hetim shoferi
Ngjarja mëngjesin e sotëm në rrugën “Transballkanike”, drejtuesi i mjetit përplasi kalimtaren teksa kalonte nga një rkah në tjetrin. E plagosura nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Thumanë-Kashar. Tre makina, një Volkswagen, Audi dhe një automjet tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
Kthehen radhët në kufi! Më 1 tetor mbaroi marrëveshja sezonale mes Shqipërisë dhe Kosovës
Mesa duket 1 tetori zyrtarizoi përfundimin e sezonit turistik për qytetarët e Kosovës, kjo reflektuar menjëherë me rikthimin e regjimit të kontrolleve në kufi.
-
VIDEO
Lushnjë/ Taksia del nga kthesa dhe bie në kanalin kullues, plagoset shoferja 40-vjeçare! Dyshohet se ishte me shpejtësi, aksi burim aksidentesh
Ngjarja pasditen e sotme, në aksin kombëtar Lushnjë-Berat. Drejtuesja dyshohet se humbi kontrollin pasi ishte me shpejtësi dhe ra në kanal. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Trafik në rrugë, ky segment burim aksidentesh
-
VIDEO
Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohet sot dhe nesër lundrimi për peshkarexhat! Vijon normalisht për tragetet e pasagjerëve
Për dy ditë është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe varkave në Durrës dhe Vlorë për shkak të motit të keq. Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se peshkarexhat e ankoruara janë njoftuar se ditën e enjte dhe të premte, nuk do të lejohen të lundrojnë dhe duhet të qëndrojnë të ankoruara në portin e peshkimit.
Sipas metereologëve, zona bregdetare do të ketë erëra të forta dhe dallgë të larta. Sakaq ndryshimi i motit nuk përbën problem për anijet e transportit të pasagjerëve në linjat Bari & Ankona, të cilat do të vazhdojnë lundrimet normalisht. Po ashtu puna do të vazhdojë normalisht edhe për anijet e tonazheve të mesme dhe të larta.
Edhe Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se ndalimi vlen vetëm për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet e linjës Vlorë-Brindizi do vazhdojnë lundrimin. Moti pritet të përmirësohet në fundjavë, të shtunën e të dielën.
-
VIDEO
Korçë/ Refuzoi t’i ndalonte Policisë në rrugë dhe u arratis, në banesë i gjejnë bazën e kokainës dhe lojërave të fatit! Shpallet në kërkim 33-vjeçari
Korçë- Një 33-vjeçar i ka shpëtuar aksionit policor duke u arratisur me makinë, teksa gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur edhe sasi lënde narkotiku si provë materiale.
Operacioni i koduar “Sundimi i ligjit” çoi në sekuestrimin e dhjetëra dozave kokaine, por edhe në kryerje të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Sektori i Antidrogës, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pasi referuan materialet për kundërshtimin e të dyshuarit në aksionin e datës 27 Shtator, morën mandatin dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në qytetin lindor.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 2 të plagosur
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një 48-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:15.
-
VIDEO
PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!
Për afro 2 orë, oborri i Kuvendit u kthye sot (3 tetor) në arenë përplasjesh dhe tensionesh, ku edhe këtë seancë nuk munguan flakët. Ndonëse pjesa dërrmuese e tyre, mbarte me vete masën e përjashtimit nga seancat plenare, deputetët e opozitës vijuan edhe këtë të enjte, skenarin e pengimit të një parlamenti normal, pas burgosjes së Ervin Salianjit. Për ta vënë në jetë planin u paraqitën 1 orë para, por që në fillim u përballën me kordonin e Gardës, i vendosur në hyrje të parlamentit për të ndaluar hyrjen brenda të deputetëve të përjashtuar. Gardistët në detyrë u bënë shënjestra e parë dhunës dhe akuzave. Për të mos lejuar as futjen e kolegëve socialistë në sallë, opozita u shpërnda për të bllokuar në të gjitha hyrjet e parlamentit. Këtu nisën përplasjet e para dhe më të ashpra me kolegët e maxhorancës deri në përplasje fizike.
-
VIDEO
Institucionet e pavarura të drejtësisë refuzojnë pjesëmarrjen në komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK e ILD nuk do të marrin pjesë! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S'e shohim të nevojshme
Pas përgjigjes negative të dërguar një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe Inspektoriati i Lartë I Drejtësisë deklaruan sot se nuk do të jenë pjesë e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Reagimi i SPAK: Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision'
-
VIDEO
Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën
Shtyhet seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj vrasësit të grave Dan Hutra. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.
-
VIDEO
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri flakën gruas së tij
Në lagjen dy të Korçës ai i hodhi benzinë dhe më pas i vuri flaken bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit, e cila u dërgua në gjendje të rëndë më repartin e djegie plastikës, ndërsa tani është jashtë rrezikut për jetën.