-
VIDEO
Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë
Mesatarisht 3 operacione çdo ditë, 16 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, dy vrasje të zbardhura dhe 4 grupe kriminale të goditura në fushën e drogës, grabitjeve, trafikut klandestin dhe falsifikimeve. Dhuna në familje ende problem, 114 raste të denoncuara, pothuajse 4 çdo ditë
-
VIDEO
Mblidhet Asambleja Parlamentare e Nismës për Europën Qendrore! Gonzato: Moment i rëndësishëm, na duhet të çojmë para reformat
Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore.
-
VIDEO
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, duke folur për urdhrat e Sali Berishës gjatë kohës që ai ka qenë president ka treguar dhe urdhrat për të eliminuar kundërshtarët e tij të asaj kohe Rexhep Meidani dhe Neritan Cekën në vitin 1996.
-
VIDEO
Ish gardisti Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për 'Katerin e Radës' lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur
Ish gardisti i Republikes dhe me pas presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e sotme. Laçi tregoi për Arbër Hitajn se si tragjedia e Otrantos në '97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Ngjarja e tmerrshme ndodhi me 27 mars 1997.
Laçi punonte në atë kohë në gardën e republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.
Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.
-
VIDEO
"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: "Jepi 100 mijë euro për fushatën!". Bardhi: Shantazh!
Bëhet fjalë për disa mesazhe në aplikacionin Signal që i kanë shkuar deputetit mbrëmjen e 28 Shtatorit nga përdoruesi anonim "Mbreti Zog", dhe për të cilat kërkon hetime nga Prokuroria e Posaçme. Bardhi pretendon se në mesazhe sajohen ngjarje dhe përmenden persona të krimit të organizuar si Ervis Martinaj, i humbur dhe Rigers Mihasi, i vrarë. I cilëson intimidime dhe të rreme. Deputeti njofton SHBA, BE dhe Britaninë, kërkon zbardhjen sa më parë
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Bardhi: Rama ka djegur parlamentin, ne karriget tona! Nuk shmangemi nga beteja
PD ka rikthyer sërish ditën e sotme kaosin në Kuvend, ndërsa kanë nxjerrë jashtë sallës së parlamentit karriget e deputetëve të opozitës dhe i kanë vënë flakën.
Në një prononcim për media, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se e gjitha kjo bëhet për shkak të arrestimi të Berishës dhe Salianjit.
“Berisha ka në arrest shtëpie prej një viti sepse ka vendosur të përballet me regjimin e Ramës i dyti ishte që denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj dhe po e vuan sot prej tre ditësh, është në burgun e Fierit dhe karriget tona janë të qytetarëve, Rama ka djegur parlamentin, ndërsa ne dorëzojmë karriget tona dhe i djegim. Djegien e mandateve e bëri kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja ne nuk shmangemi nga beteja do na kenë përballë në çdo moment që tentojnë që ti mbyllin gojës opozitës”, tha ai.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, PD kthen kaosin në Kuvend! Nxjerrin karriget jashtë dhe i vënë flakën! Hedhin shishe uji drejt Spiropalit, bllokojnë foltoren
Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione. Madje, opozitarët hodhën dhe shihe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.
-
VIDEO
Samiti i taekwondo-s, 900 sportistë nga 48 vende të botës në Tiranë! Veliaj: I nderuar se si u mikpritën
900 sportistë nga 48 vende të botës morën pjesë këtë fundjavë në samitin e 5 të taekwondo-s të zhvilluar në Tiranë.
Eventi u mbajt në kompleksin olimpik Feti Borova në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, teksa në kategorinë e tij shkëlqeu sportisti Ernest Merdanaj. Pas 4 ndeshjesh, 18-vjeçari mori medaljen e artë duke siguruar 10 pikë të rëndësishme për kualifikimin në Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.
-
VIDEO
Në kërkim nga Interpol Moska për përfshirje në hierarki kriminale, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu thirrje qeverisë të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov
U dyshuar si anëtar i një fraksioni mafioz në Rusi, një 60-vjeçar rus i arrestuar në vendin tonë, kërkon të mos ekstradohet, me pretendimin se atje i rrezikohet jeta. 2 avokatët e tij, i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë, duke kujtuar se prokurori që ka shpall urdhër arrestin, është non grata në Shqipëri.
-
VIDEO
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën! Emri në zyrën e kryeministrit Rama
Ministri i Brendshëm propozon kryepolicin e Elbasanit, Ilir Proda, për postin e drejtorit të Përgjithshëm. Komisioni Ad-Hoc përgatiti listën me 5 më të vlerësuarit me pikë dhe kjo i dërgohet Qeverisë, por emri që propozon kreu i dikasterit, është ai i Prodës. SPAK i sekuestroi telefonin para kandidimit, u verifikua për dekonspirimin e operacionit në dosjen "Çopja"
-
VIDEO
Pukë/ Trajleri përplaset me makinën, plagoset pasagjerja
Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz – Mirditë, ku një trajler u përplas me një automjet tip Benz.
Për pasojë Prenda Tota, pasagjere në automjetin tip Benz pësoj dëmtime.
Pas transportimit në spitalin e Pukës mësohet se 70- vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që vijon kurimin në spital.
-
VIDEO
Burgosja e Salianjit/ PD nis aksionin, bojkoton komisionet! Tek 'Integrimi' shkon vetëm Tabaku e Paloka, ikin pas deklaratës politike! Peleshi: Të paktën këtu mos merrni peng mikrofonin
Kur Shqipëria është një hap drejt çeljes së grupimit të 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” opozita nis aksionin që e quan 'mosbindje civile' ndaj burgosjes së Ervin Salianjit duke bojkotuar komisionet. Në komisionin e Integrimit Jorida Tabaku dhe Edi Paloka ishin prezent vetëm për të bërë deklaratën politike dhe më pas u larguan. Në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, do të vendosin për aksionin opozitar në seancën e kuvendit.