-
VIDEO
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
Një aksident është regjistruar sot në zonën e Lungomares në Vlorë
-
VIDEO
Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan
Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Antidroga e Fierit, njoftuan se arrestua sot (28 Shtator) dy persona të dyshuar për shitje të narkotikëve.
Prangosjet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.
“Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit H. K., 27 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik dhe i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë”, tha policia vendore.
esës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lënd
-
VIDEO
EMRI/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici i Burgut 313 në Tiranë, dërgohet te Trauma! Tre autorët ikin me makinë, i marrin dhe armën e shërbimit
Persona ende të paidentifikuar sulmuan rëndë efektivin sapo doli nga banesa në Yzberisht, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe më pas u arratisën. Efektivi 36-vjeçar thotë se u godit për shkak të detyrës, punonte edhe në një lokal nate. Hetohet edhe konflikti i mëparshëm, Policia në kërkim të autorëve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë
-
VIDEO
Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim!
Skandali i Onkologjikut ku pacientët orientoheshin drejt klinika private të doktorit për të marrë mjekimin ka shërbyer si ‘leksion’ dhe nevojë për të rregulluar marrëdhënien e sistemit shëndetësor mes publikut dhe privatit.
-
VIDEO
Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg
Eksperti Geron Kamberi sqaroi situatën më të fundit në Lindjen e Mesme mes kërcënimeve për luftë frontale mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
-
VIDEO
I drejtohet burgut të Fierit, deputeti Salianji shoqërohet nga eskorta të policisë
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit
Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit ka folur pasi ky i fundit u dorëzua në Policinë e Tiranës pas dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Braho tha për mediat se Salianji do të dërgohet në burgun e Fierit dhe theksoi se ky ishte një dënim politik, por gjithsesi u zbatuar në mënyrë vullnetare nga deputeti.
“Na u komunikua procesverbali për njohjen për ekzekutim vullnetar, nënshkruam procesverbalet patëm sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Duhet të jemi të qartë, pavarësisht se është një vendimmarrje politike, Salianji e ekzekutoi vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi, burgu i Fierit. Që mbrëmjen e sotme shkon në burgun e Fierit”, tha Braho.
-
VIDEO
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
Ervin Salianji sapo ka dalë nga selia e PD-së dhe hipi në makinë për tui vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Para se të hipte Salianji i dha dorën dy simpatizantëve që po qëndronin në oborrin e selisë. Në fjalën e tij të shkurtër për mediat, deputeti tha se betejat e PD-së do vijojnë
-
VIDEO
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
Dy makina janë përplasur sot me njëra-tjetrën në hyrje të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake 2 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se njëra nga automjetet ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Salianji do dorëzohet, disa militantë mblidhen para Policisë së Tiranës
Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
-
VIDEO
Pritet vetëdorëzimi i Salianjit/ Avokati i deputetit mbërrin në Policinë e Tiranës
Report Tv sjell momentin kur në Policinë e Tiranës mbërrin avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho.
Deputeti i PD-së pritet të dorëzohet tani në orën 17:00 në Polici pasi gjykata e apelit e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.
-
VIDEO
Berat/ Rreth 80 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” për 9 muaj! Turistët: Këtu gjenden ikona unikale si askund tjetër
Numri i turistëve në muzeun "Onufri" në Berat është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa me rastin e Ditës së Trashëgimisë është ekspozuar për herë të parë një ikonë e restauruar e shekullit XVI, punuar nga Onufër Qiprioti.