Burgosja e Salianjit/ PD nis aksionin, bojkoton komisionet! Tek 'Integrimi' shkon vetëm Tabaku e Paloka, ikin pas deklaratës politike! Peleshi: Të paktën këtu mos merrni peng mikrofonin

30 Shtator, 14:28

Kur Shqipëria është një hap drejt çeljes së grupimit të 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” opozita nis aksionin që e quan 'mosbindje civile' ndaj burgosjes së Ervin Salianjit duke bojkotuar komisionet. Në komisionin e Integrimit Jorida Tabaku dhe Edi Paloka ishin prezent vetëm për të bërë deklaratën politike dhe më pas u larguan. Në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, do të vendosin për aksionin opozitar në seancën e kuvendit.

      No videos found.