-
VIDEO
Spahiu: Çudi që Saljani burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë
Juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se është e çuditshme se si Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është ende i lirë për masakrën e Grëdecit dhe vrasjet në Bulevard të 21 janarit. Për emisionin, Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu u shpreh se janë disa persona të paprekshëm, si Berisha e Meta që askush nuk guxon t’i çojë në burg.
-
VIDEO
Spahiu: Salianjit i duhet pafajësi në Gjykatë të Lartë, përndryshe i ndalohet gjithmonë futja në Kuvend
Juristi Kreshnik Spahiu, pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, thotë se i duhet pafajësia në Gjykatën e Lartë, ose përndryshe i ndalohet përgjithmonë futja në Kuvend.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: A do e kthejë Rama, Fatmir Xhafën si Ministër të Brendshëm tani që u dënua Saljani?
Me ironi, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se është kurioz nëse Rama do të rikthejë sërish Fatmir Xhafën is ministër të Brendshëm.
-
VIDEO
Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE, Euractiv: Më 15 tetor hapen negociatat me Tiranën zyrtare! Ja kapitujt që përfshihen
Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor
-
VIDEO
Spahiu: Drejtësia penale duhet fillonte djathtas me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin e Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji.
-
VIDEO
Investuam paratë aty, a do na njihen vitet?! Studentët frikë pas mbylljes së kolegjit "Wisdom"
Një ditë pasi qeveria mbylli kolegjin Wisdom pas hetimeve për shitje diplomash, studentët nxituan të çregjistrohen për tu transferuar në universitete të tjera. Megjithatë, janë të shqetësuar dhe kanë frikë se nuk do t;i njihen vitet që kanë bërë te Wisdom.
-
VIDEO
Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Sukth, dërgohet në spital! Policia po punon për sqarimin e ngjarjes
Plagoset një i ri me thikë në Sukth. Dërgohet me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet se kush është autori i ngjarjes bëjnë me dije nga policia, teksa i plagosur ndodhet në sallën e operacionit.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Shpallje lufte ndaj opozitës, vendim politik me urdhër të Ramës! Nuk i nënshtrohemi
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes urgjente të grupit, menjëherë pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. Bardhi në një prononcim për mediat e quajti një vendim politik me urdhër të Ramës, ndërsa sulmoi edhe gjyqtarët e Apelit. Bardhi tha se kjo është një shpallje luftë ndaj opozitës ndërsa tha se nuk do i nënshtrohen këtij vendimi.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit/ Bardhi pas mbledhjes urgjente: U kalua vija e kuqe! Rasti i parë kur dikush shkon në burg për kallëzim të rremë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit në PD, e cila ishte urgjente pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Bardhi thotë se është kaluar vija e hollë e kuqe që ndan demokracinë me diktaturën.
-
VIDEO
Apeli dënoi Salianjin, PD mbledh urgjent grupin! Bardhi: Shpallje lufte ndaj opozitës
Pasi gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin, për kallëzim të rremë, në dosjen e njohur si dosja ‘Babale’, PD ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar. Akuzon Ramën, ish-ministrin Xhafa dhe vëllanë e tij.
-
VIDEO
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 17 janë shqiptarë, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali.
Ndonëse SPAK është përfshirë në operacionit, çështja do ndiqet sa iu takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga gjykatat e rretheve, në rastin konkret nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën ku kanë ndodhur arrestimet (Manëz). Maloku e Kaçurri pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë, e më tej procedurat e ekstradimit drejt vendit fqinj.
Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes, (25 shtator) në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera, ku në kuadër të këtij operacioni u prangosën dy shtetasit e mësipërm, pjesëtarë të grupit kriminal, që operonte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë.
-
VIDEO
U dënua me 1 vit burg/ Salianji: Çfarë vendimi prisni nga gjyqtarja kunatë me Belinda Ballukun? Ky ishte akti i parë, do kemi procese të tjera Mamale, jo Babale
Deputeti Ervin Salianji pas vendimit të sotëm të Apelit do të vuajë dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale. Pas seancës Salianji sulmoi gjyqtarët e çështjes si të lidhur me mazhorancën dhe Belinda Ballukun.
'Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimrve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për ti dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për ti sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të njomë. Sot në mënyrë të paprecedent. Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoi të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Ballukut.
Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët superordiner kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasi njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë,. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë.'