-
VIDEO
Itali/ Trafikuan rreth 7 mln euro kokainë me anije peshkimi nga Shqipëria, 13 të arrestuar dhe 15 persona nën hetim! Karteli xhironte 3,5 mln euro në vit, skema dhe gjurmimi
Antimafia shkatërron kartelin e narkotrafikut Shqipëri-Itali, që operonte në disa rajone të jugut të vendit fqinj dhe xhironte 3,5 mln euro drogë në vit. Hetimet nisën që nga viti 2020, fillimisht u sekuestruan sasi të vogla, valutë e konsiderueshme cash dhe pasuri të patundshme, që çuan tek kokat e organizatës dhe çmontimin e saj
-
VIDEO
Tjetër operacion kundër prostitucionit “Escort”, arrestohen rusja dhe ukrainasja që menaxhonin 11 femra në Tiranë! Po merrnin paratë
Policia e Shtetit finalizon një tjetër operacion për goditjen e prostitucionit të paligjshëm “Escort”.
Arrestohen si menaxhere të rrjetit një ruse dhe një ukrainase, të cilat grumbullonin paratë e biznesit ilegal nga 11 femra që drejtonin në aktivitetin e paligjshëm në Tiranë.
Policia konfirmon realizimin e aksionit të koduar “Escort Tirana”, sipas faqes që të dyshuarat menaxhonin, teksa janë vënë në kërkim edhe të organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.
-
VIDEO
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë makinën në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndije elektrike
Sarandë- Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm (24 Shtator) në qytetin e Sarandës.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale.
Siç shihet edhe nga pamjet në video, mjeti tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme rreth orës 09:15, duke u djegur pranë qendrës së qytetit bregdetar, kurse zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas mjetin bujqësor, vdes çifti i të moshuarve, plagoset vajza e tyre
Një çift të moshuarish kanë humbur jetën, ndërsa vajza e tyre ka mbetur e plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë në Kuçovë, teksa udhëtonin me mjetin e tyre bujqësor (frezë dore). Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajzat e tyre Feruze Barushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
‘Sterilizimi’, dëshmon ish-mjeku: I thashë SPAK-ut mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat
Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët.
-
VIDEO
Shteti i Urdhrit Bektashi? Ish myftiu i Tiranës kundër: E pavend! Studiuesi nga Brukseli: Kush do ta financojë? Juristi: Më parë duhet ndryshuar Kushtetuta
Të ftuarit në studion e emisionit Përballje’ , Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës, Arbër Hoxha jurist dhe Albert Nikollaj studiues nga Brukseli janë tepër skeptikë.
-
VIDEO
Shteti sovran bektashi brenda Tiranës, opozita kundër! Meta: Po përdoret politikisht në prag zgjedhjesh! Tabaku: Vendimet me rëndësi po njoftohen nga mediat e huaja
Opozita po e sheh me skepticizëm nismën surprizë të zbuluar pak ditë më parë për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi brenda kryeqytetit shqiptar.
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet, banorët: Të hiqen nga këtu, është zonë e mbrojtur
Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet. Zjarri ka vijuar përgjatë fundjavës dhe mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym kancerogjen që përthithet nga banorët e fshatit Piskovë.
-
VIDEO
Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë! (EMRAT)! Ministri Hoxha: Po monitorohet nga SHBA e BE! Brenda javës emri në zyrën e Ramës
Brenda kësaj jave ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se do t'i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. ”Shqiptarja.com zbulon emrat e 4 kandidatëve të skualifuar nga gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 11 vijojnë garën.
-
VIDEO
Pazare me varret në Kuçovë, hapen gropa pa pasur morte! Qytetari: Bashkia ia ka dorëzuar varrezën publike, privatit! Pushteti vendor fajëson kompaninë
Në varrezën publike të Kuçovës janë hapur gropa për varre të reja pa pasur asnjë njoftim për shërbime funerale. Kjo shkelje që dyshohet se bëhet me qëllim përfitimi është denoncuar nga një qytetar, i cili tha kompania private “Pienvers” i shet varret që duhet të jenë pa pagesë. Bashkia e pranon problematikën dhe thotë se i ka kërkuar kompanisë të ndalë këtë veprimtari të paligjshme.
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes!
Pesë të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë, teksa akuzohen për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”
-
VIDEO
Afera e Inceneratorëve/ Sot skadon afati hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, zgjatje e hetimeve me 3 muaj apo dërgim në GJKKO?
SPAK ka sot afatin e fundit për të vendosur nëse do i kërkojë GJKKO zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për Ahmetajn, i akuzuar për korrupsion, pasi pret përgjigjet për letër-porositë, apo do mbylli hetimet dhe dërgojë dosjen për proces gjyqësor