-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjetet përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake të Report Tv, mjetet kanë goditur nga pas njëra- tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, avokatja Gjyzari në SPAK, firmosi mbylljen e hetimeve për Andia Pustinën! Në orën 12 pritet të shkojë për Berishën
Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina. E njëjtë avokate mbron edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të vijë sërish në SPAK në orën 12.00 për të firmosur edhe për të si dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore
-
VIDEO
Sarandë/ Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti, arrestohet 38- vjeçari
Një 38- vjeçar me inicialet Denito Ruci është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Sarandës, pasi plagosi me thikë një 38- vjeçar me inicialet Mariglen Duro gjatë një konflikti për motive të dobëta.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mariglen Duro, 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Sipas policisë, pasi plagosi me thikë 38- vjeçarin, autori ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë e tij.
-
VIDEO
Del nga rruga me motor dhe bie në një kanal, vdes efektivi i policisë në Shkodër! Shkak dyshohet moti i keq
SHKODËR- Nikollë Lekndrejaj, 51-vjeç, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë ka ndërruar jetë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (25 shtator), në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e aksidentit efektivin e ka marrë rrjedha e ujit dhe ka humbur jetën.
-
VIDEO
Durrës/ Tentoi të vidhte një bankë dhe më pas vodhi një pikë këmbimi valutor, në pranga 29- vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar një 29 vjecar pasi tentoi që të vidhte një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë por nuk mundi.
-
VIDEO
‘Vatikani’ në zemër të Tiranës? Report Tv sjell pamjet me dron nga territori ku propozohet të krijohet Shteti i Urdhrit Bektashi
Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron nga pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, aty ku është hedhur ideja për krijimin e Urdhrit të Shtetit Sovran Bektashi, i ngjashëm me shtetin e Vatikanit në kryeqytetin italian Romë
-
VIDEO
Elbasan/ Qarkullonin me kallashnikov në makinë, dy të arrestuar
Policia e Elbasanit ka arrestuar Aurel Kaçaniku dhe Renaldo Sadushi, pasi janë kapur me kallashnikov në makinë.
‘Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën "Iliaz Kosova", automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).
Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.
-
VIDEO
Spahiu: Rama nuk e krijoj nga vetja shtetin bektashi por ja kërkuan …..
Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në 'Repolitix' arsyet që e çuan kryeministrin Rama në shpalljen e idesë së krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri. Sipas tij, Ramës i është kërkuar kjo nga ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Sondazhi i Shqiptarja.com për ngritjen e shtetit bektashi/ Zaloshnja: Tregon që ideja do dështojë
Eksperti i sondazheve Eduard Zaloshnja analizoi sondazhin e Shqiptarja.com lidhur me mendimin e shqiptarëve për ngritjen e shteti bektashi në Shkozë të Tiranës. Zaloshnja thekson se mospëlqyeshmëria për ngritjen e këtij shteti tregon se një nisëm e tillë do dështojë.
-
VIDEO
'Kryeministri doli me idenë e shtetit, Kryegjyshi nuk dinte gjë', Kthupi: Cila është arsyeja e imponimit të shtetit fetar brenda shtetit?
Avokati Rezart Kthupi në 'Repolitix' foli mbi idenë e krijimi të shtetit bektashi të shpalosur prej Ramës në OKB. Kthupi kërkon arsyen se pse Rama kërkon ngritjen e një shteti bektashi brenda shtetit tonë.
-
VIDEO
Shteti Bektashi/ Florjan Arapi: Nuk shkon krahasimi me Vatikanin! Bektashizmi nuk është fe, është sekt
Publicisti Florjan Arapi tregoi në Repolitix se çfarë nuk shkon me idenë e krijimit të një shteti të ri bektashi brenda territorit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Reshjet në Shkodër, pas më shumë se 3 orësh pastrohen akset kryesore të qytetit, punohet në rrugët dytësore
Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive të shiut , situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.