-
VIDEO
‘Jam Erion Veliaj’, i riu i kërkon biznesmenit në Tiranë 50 mijë €, arrestohet teksa po merrte 20 mijë €! Pas mashtrimit dyshohet se fshihet sërish Florian Gjergji
Dy të rinj tentuan t’i zhvasnin 50 mijë € një biznesmeni në Tiranë duke iu prezantuar në emër të Erion Veliaj përmes aplikacioni Signal. Biznesmeni denoncoi skemën pas së cilës dyshet se fshihet sërish i shumëkërkuari Florian Gjergji.
-
VIDEO
Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, Komisioni interviston 11 kandidatët! Ministri i çon Ramës emrin e njërit të premten! Ja 3 favoritët
11 kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u morën në pyetje në Ministrinë e Brendshme. 3 janë emrat më favoritë, Altin Mena zv.drejtori i Lezhës, Ilir Proda drejtori i Elbasanit dhe Skënder Hitaj kreu i bluve të Durrësit.
-
VIDEO
Studio Live/ 'Del aq shpesh në TV, sa je bërë si Sulejman Pitarka', gazetarët ironizojnë njëri tjetrin: Kur shtrojmë drekë, shtrojmë për 3 se je dhe ti
Në Studio Live, analistët Anri Bala dhe Genc Burimi debatuan lidhur me dosjen hetimore të Berishës që së shpejti kalon në gjykim. Bala bëri ironi me Burimin duke e krahasuar me aktorin e filmave shqiptarë Sulejman Pitarka.
-
VIDEO
‘Dosja Babale’, Salianji ‘kërcënon’ 1 ditë para vendimit të Apelit: Gjyqtari Artan Gjermeni del në përgjimet e Sky ECC, manipuloi shortin
Një ditë para se Apeli të vendosë nëse do të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për çështjen ‘Babale’, apo do e shpallë të pafajshëm siç ai kërkon, deputeti demokrat Ervin Salianji akuzoi se gjyqtari që e dënoi në shkallë të parë, Artan Gjermeni del në përgjimet e aplikacionit “Sky”. Ai tha se procesi ndaj tij është politik, por kjo nuk do t’i mbyllë gojën.
-
VIDEO
‘Zyrat e BE në Bashki jo për qoka!’ Mazniku: Fondet do merren vetëm më projekte serioze
Brenda vitit 2027 vendi do të jetë pjesë e programit të ‘Kohezionit Social’ të Bashkimit Evropian. Përfituesit më të mëdha të programit do të jenë bashkitë, të cilat do mund të marrin fonde edhe më shumë sesa ju jep buxheti i shtetit sot. Por ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se fondet do të merren vetëm me projekte serioze, dhe për këtë bashkitë duhet të bashkëpunojnë me zyrat BE, që sot i trajtojnë për qoka.
-
VIDEO
I riu mashtron biznesmenin dhe i kërkon 50 mijë euro, hiqej si zyrtar! Vihet në pranga teksa po merrte 20 mijë euro
Finalizohet një tjetër operacion me objektiv goditjen e përfitimit nëpërmjet mashtrimit, të shumave të konsiderueshme të parave.
-
VIDEO
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë
Një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në rrugën "Don Bosko", me qëllim ekstradimin drejt Italisë
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet përfundimisht te 'DOSJA PARTIZANI'!Çfarë 'pasojash' kishte kjo dosje dhe kush...
SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani dhe i vuri në dispozicion 5 të pandehurve, aktet e plota hetimore. Për 10 ditë, SPAK duhet të presë kundërshtimet e të akuzuarve, nëse ata kanë, e më tej do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për të nisur gjyqin. Burimet thonë se ndaj ish-kryeministrit Berisha mund të veçohet dhe të jetë ende i hapur, hetimi pasuror për të dhe familjarët e tij
-
VIDEO
Mbyllen hetimet për ‘Partizanin’, Berisha mohon akuzat dhe sulmon prokurorët e SPAK dhe ndërkombëtarët
Sapo SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi i narkotrafikut, 61 urdhër-arresti e 21 të ndaluar. Mes tyre edhe shqiptarë, sekuestrohen 60 mln euro pasuri, punonin me kinezët dhe SKY ECC
Goditet grupi kriminal që operonte në transportin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të narkotikëve në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni. Sekuestrohen 360 kg kokainë dhe 2 mln euro cash. Tregtia me platformat SKY ECC, paratë u dorëzoheshin kinezëve për transport
-
VIDEO
Shkodër/ Vrau Valter Fjerzën pasi u fut të ndante sherrin ku ishte përfshirë i vëllai, arrestohet pas 1 viti një nga autorët (EMRI)
Pas 1 viti, policia e Shkodrës ka arrestuar një nga autorët për vrasjen e Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të vitit të kaluar në Hot të Ri. Në pranga të policisë ka rënë Luçian Mehilli, 21 vjeç. Valter Fjerza u vra pasi u fut të ndante sherrin ku ishte përfshirë i vëllai
'Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë.
Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjetet përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake të Report Tv, mjetet kanë goditur nga pas njëra- tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.