-
VIDEO
Protesta e opozitës para Bashkisë! Iku gushti e pushimet por sërish janë një grusht!
Një grup i vogël militantësh u mblodhën sërish sot në protestën para bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, Policia: Elis Rroshkodoli u vra nga vrasës me pagesë! Një i arrestuar, 3 bashkëpunëtorë në kërkim! Në Tiranë garazhi ku fshiheshin makinat të cilat përdoreshin në vrasje
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjne me dije se një shtetas është vënë në prangat e policisë ne lidhje me vrasjen e regjistruar më 30 gusht 2024. Zbulohet një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
-
VIDEO
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, ekspertiza: Pësoi hemorragji në tru nga goditja me grusht, 42-vjeçari i dehur
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec. Ekspertiza vërteton se vdekja është shkaktuar nga goditja me grusht.
-
VIDEO
Lezhë/ Karabinierët italianë marrin në dorëzim qendrën e pritjes së refugjatëve në Gjadër!
Mbërrin grupi i parë i efektivëve për ruajtjen e kampit. Qendra ishte planifikuat të hapej më 1 Shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë për një afat të pacaktuar.
-
VIDEO
Durrës/ Drejtuesja humb kontrollin e makinës, përfundon në kanalin e ujërave të zeza
Durrës-Një automjet ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në lagjen nr.17 në Durrës, pasi drejtuesja humbi kontrollin.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina ishte drejtuar për të dalë në autostradë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Dha dorëheqjen, Muhamet Rrumbullaku mbërrin në ministrinë e Brendshme për takimin me ministrin Hoxha
Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ku do të mbahet takimi i ministrit Ervin Hoxha me vartësit.
Rrumbullaku, pas dy vitesh, dha dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Kavajë/ I vuri zjarrin një stalle bagëtish në Golem, në pranga 25-vjeçari
Një 25-vjeçar banues në Golem është arrestuar pasi dyshohet se i vendosi zjarrin një stalle bagëtish në Golem
-
VIDEO
20-vjetori i themelimit të LSI, Meta i kujton Kryemadhit si e largoi nga partia
Ilir Meta ka ndarë një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së, tashmë e quajtur Partia e Lirisë.Meta ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë, por një mesazh duket se e ka edhe për Monika Kryemadhin, të cilën e largoi nga strukturat.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
Tiranë-Një 28-vjeçar është vendosur në pranga pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti përplas këmbësoren! 53- vjeçarja transportohet në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital.
-
VIDEO
Elbasan/ U përplas nga një automjet, plagoset drejtuesi i biçikletës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji në fshatin Katund i Ri.
Makina ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, i cili ka mbetur i plagosur.
-
VIDEO
Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial
Papa Françesku kreu një vizitë 3-ditore në Indonezi, nga ku bëri thirrje për tolerancë fetare. Në ditën e fundit të vizitës, ndër të tjera, Papa nënvizoi krizën mjedisore si rrezik ekzistencial për njerëzimin.