-
VIDEO
Vrasja e 62 vjeçarit Enver Balla prej të birit/ Arrestohet bashkëpunëtori, ndihmoi në transportimin e viktimës tek pusi ku u gjet i pajetë (EMRI)
Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të durrësit, ku 62 vjeçari Enver Balla u gjet i vrarë në një pus prej djalit të tij Esmerald Ballës.
-
VIDEO
Dibër/ Prisnin dru në mënyrë të jashtëligjshme, në hetim 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim
Katër persona në hetim dhe një tjetër i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi janë kapur duke prerë dru në pyll në mënyrë të jashtligjshme.
-
VIDEO
AMA marrëveshje me TikTok, bllokohen 36 video abuzuese! Krasniqi: Dritare për mundësimin e ankesave nga qytetarët
Të gjithë ata që janë të shqetësuar nga video në TikTok me përmbajtje dhune, diskriminim, pornografi apo shkelje të tjera, mund t’i denoncojnë ato në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Vetëm në ditët e para të këtij bashkëpunimi, janë fshirë qindra video dhe janë bllokuar dhjetëra llogari abuzuese.
-
VIDEO
Elbasan/ Pamjet brenda fabrikës së përfshirë nga flakët, dhjetra thasë të mëdhenj plot me plastikë në oborr! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë
Zjarri në pjesën e jashtme të fabrikës së përpunimit të plastikës tek ish Metalurgjiku, do të kishte shkaktuar një katastrofë nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamje nga flakët që përfshinë pjesën e jashtme të fabrikës ku ndodhen grumbuj me dhjetra thasë të mëdha të mbushur me plastikë. Një zjarrfikëse ndodhet në oborr dhe zjarrfikësit përpiqen të izolojnë flakët që të mos përhapet dhe më tej.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve që po udhëtonte me motor! Shoferi i makinës largohet nga vendngjarja
Aksident në autostradën Lushnje Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy bashkëshortë Albert dhe Gentjana Koleci të dy 43 vjeçar, janë përplasur nga një makinë e cila i ka parakaluar
-
VIDEO
Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu akuzon Policinë e Shtetit: Ishte i qëllimshëm, asnjë i ndaluar
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka hapur polemika për zjarrin në Shëngjin. Ai pretendon se ka qene zjarrvënie e qëllimshme, por policia nuk ka identifikuar autorin. Deklarata e tij shkon përkundër Taulant Ballës, i cili në fund të detyrës si Ministër i Brendshëm deklaronte se nuk ishte zjarr i qëllimshëm
-
VIDEO
U vra nga i biri për 75 mijë euro, Enver Balla 2 vite më parë festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët
Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të.
Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një torët në duar, surprizë nga familjarët.
Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja.
Ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm, por me të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh.
-
VIDEO
Djali vret babanë në Shënavlash të Durrësit dhe e hedh në pus! E denoncoi si të zhdukur, trupi gjendet pas 23 ditësh! Shkak sherri për paratë e shtëpisë
Duket si një ‘Deja vu’ e krimit tronditës që u zbulua më 23 shkurt, ku 3 fëmijët vranë dhe groposën në kasollen e bagëtive babanë e tyre Pëllumb Metën! E njëjta histori e trishtë, është përsëritur sërish në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë dhe më pas e ka hedhur në pus. Esmerald Balla, 30-vjeç ka pranuar para hetuesve se ka vrarë babanë e tij Enver Balla 62-vjeç, pas një sherri për paratë
-
VIDEO
Elbasan, flakët përfshijnë fabrikën e prodhimit të plastikës! Policia: Vetëm dëme materiale, shkak një shkëndijë elektrike
Një zjarr i rënë në fabrikën e plastmasit të ish-kombinati metalurgjik në Elbasan, pranë të cilit vepron dhe KURUM, mbushi me re të mëdha tymi qytetin, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve s’pati të lënduar. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
-
VIDEO
‘Ka ikur me një grua me pushime’ si tentoi 30-vjeçari të fshihte krimin pasi vrau babanë në Durrës! Policia zbardh ngjarjen
Policia ka zbardhur krimin e rëndë që ka ndodhur në Durrës më 13 gusht ku djali Esmerald Balla ka vrarë me pistoletë babain e tij Enver Balla 62-vjeç.
-
VIDEO
Djali vret babanë në Shënavlash të Durrësit, e afërmja: Jemi të shokuar, ishin familje e mirë! Para pak javësh bënë një dasme
Një fqinje e familjes së Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla pas një sherri për paratë që i kishte marrë ky i fundit, thotë se ato ishin një familje e mirë dhe punëtore. Sipas saj nuk kishin problematika.
-
VIDEO
Durrës/ Djali vret babanë në Shënavlash, trupi i pajetë gjendet pas 23 ditësh në një pus! E denoncoi në polici sikur kishte humbur! Shkak sherri për paratë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shënvlashit në Durrës. Djali ka vrarë babanë, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.