-
VIDEO
Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend
200 punonjës nga 4 agjenci të ndryshme do të nisin punën në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, një godinë që hap dyert në janar 2025. Projekti përfshinë 200 km e para me 150 kamera, përfshirë dhe radarë të policisë. Në fokus qarkullimi i rregullt dhe ndihma në kohë reale.
-
VIDEO
Dibër/ Punimet me skrapatat bllokojnë dy orë 'Rrugën e Arbrit', radhë të gjata makinash
Probleme qarkullimi te “Shkalla e Tujanit”, shkak punimet me skrapatat anësore të aksit kombëtar. Çdo dy orë përsëritet bllokimi, problem qarkullimi edhe për urgjencat mjekësore
-
VIDEO
Vizita e Presidentit në Letoni, Begaj viziton komandën e NATO-s, ku ndodhen edhe ushtarët
Kreu i shtetit vizitoi “Kamp Ādaži” në ditën e dytë, teksa ishte i shoqëruar nga autoritete vendase dhe ushtarake të Aleancës. Begaj: Rreshtimi në bllokun e aleancës kundër agresionit rus, e nderon Shqipërinë!
-
VIDEO
'PD ka humbur marrëdhënien me territorin', Ylli Pata: Thirrja e Berishës për qeveri teknike? Refren i vjetër! Do marrëveshje në tavolinë
Ylli Pata e shikon si një refren të vjetër thirrjen e përsëritur nga Sali Berisha për qeveri teknike. Ai thekson se zgjedhjet e 12 drejtuesve politikë të qarqeve të kësaj partie nuk përputhen me realitetin dhe janë aneksuar disa figura të rëndësishme.
-
VIDEO
Djali ekzekutoi të atin dhe e hodhi në pus, fqinji viktimës: Ishte njeri punëtor, kishte marrëdhënie të mira me fëmijët
Vrasja e Enver Ballës, 63-vjeçari i cili u ekzekutua nga i biri ka tronditur opinionin publik. Një nga fqinjët e viktimës është shprehur për Report Tv se Enveri ishte një njeri punëtor dhe kishte marrëdhënie të mira me fëmijët.
Enveri ishte një punëtor, është marrë me blegtori, ka punuar. Fëmijët, kanë shkuar mirë babë e bir, se si ndodhi kjo gjë nuk e di. Djalin e njohim, Enverin e njohim, saqë ky që bëri këtë akt të shëmtuar e martoi babain. Të martosh babain është krenari!
Lajmin e vdekjes e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hap lajmi që ky është larguar me një tjetër, nuk dukej se ishte i kësaj rruge. Pasi vdiq e shoqja e martuan, nuk e di si ndodhi kjo gjë”, është shprehur fqinji i viktimës.
-
VIDEO
Krimi në Shënavlash/ Sociologu Gëzim Tushi për Report Tv: Të vrasësh babanë e ta hedhësh në pus për para është veprim kafshëror
Një ditë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë në Shënavlash, Durrës ku 62-vjeçari Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit në familje
-
VIDEO
Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për 12 drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD-së në Lezhë: S'na pyetën fare! Pazare për interesa personale
Zgjedhja e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit dje nga Kryesia e Partisë Demokratike ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm në radhët e kryesisë por dhe në anëtarësi. Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi i kryesisë ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.
-
VIDEO
Detaje të reja nga atentati në 'Don Bosko'/ Autorët ndoqën prej ditësh lëvizjet e shënjestrës! Po i prisnin 30 minuta para tek lokali, përdorën targat e një makine tjetër
Detaje të reja mbi atentatin në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Atentatorët kanë ndjekur prej ditësh shënjestrat dhe kishin ardhur më parë me automjet pranë lokalit ku ata do uleshin, në vendin ku ndodhi edhe plagosja.
-
VIDEO
SPAK po heton dy tendera të KQZ, kompania Smartmatic për Report TV: Nuk na shqetëson hetimi! Prokurimi u përshtat me kuadrin ligjor
Kompania Smartmatic ka reaguar për Report Tv lidhur me hetimin nga ana e SPAK për dy tendera që kjo kompani ka fituar në KQZ për pajisjet e identifkimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik. Ata shprehen se nuk i shqetëson hetimi, ndërsa theksojnë se fatura e tenderit respektoi ligjin shqiptar.
-
VIDEO
Vrau të atin dhe e hodhi në pus, Report Tv shkon në Shën Vlash, sjell pamjet nga vendi ku ndodhi krimi
Grupi i Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes a në fshatin Shënavlash ku Esmerald Balla fshehu në pus trupin e të atit, Enver Balla pasi e kishte vrarë me pistoletë.
-
VIDEO
Vrau të atin në Durrës, hetuesit i gjejnë djalit në dhomë kasafortën e parave të prerë me gur fresibël! Arrestohet shoku, e ndihmoi të fshehë trupin
Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj dhe që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se "zhdukja" e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore. Report TV ka shkuar në ShënVlash dhe sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Nga Gjermania e Franca, turistët impresionohen në Voskopojë: Ka qenë qytet në shek. XVII me 40 mijë banorë!
Voskopoja është nder vendet më të frekuntuara në Korçë. Pushuesit vendas dhe turistët e huaj shprehen se kanë zgjedhur Voskopojën për klimën, ajrin e pastër dhe natyrisht monumentet e kultures.