Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për 12 drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD-së në Lezhë: S'na pyetën fare! Pazare për interesa personale

5 Shtator, 13:35

Zgjedhja e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit dje nga Kryesia e Partisë Demokratike ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm në radhët e kryesisë por dhe në anëtarësi. Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi i kryesisë ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.