-
VIDEO
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.
Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa marrëveshje për punonjësit.
-
VIDEO
Atentati në Don Bosko/ Dy të plagosurit merren në pyetje: S’kemi konflikte, lëviznim lirshëm! Në Golfin e djegur, arma me të cilën u qëllua Elezaj dhe Metushi
Dy të plagosurit e atentatit të një dite më parë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor
-
VIDEO
PD mbledh sot Kryesinë, thirrje për bashkim në një ‘front’! Udhëzimi: Bashkë fitojmë zgjedhjet
Të ndarë mes tyre, demokratët synimin e kanë të përbashkët: Të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2025-ës. Për ta arritur, Partia Demokratike nuk sheh zgjidhje tjetër, veçse bashkimit në një front, përfshirë çdo zë kundër.
-
VIDEO
Kthimi i tatimit të parapaguar nga profesionet e lira, Malaj: Do i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese se çfarë do të bëhet me fondet e mbledhura
Janë të shumta bizneset e profesioneve të lira në pritje të kthimit të shumave të parapaguara për tatimin 15%, teksa ende nuk është marrë një vendim për këtë nga institucionet edhe pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Profesionet e Lira, Ministri i Financave: Do i drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar! Pensionet, Malaj: Brenda tetorit propozojmë skemën!
Në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri.
-
VIDEO
Ministri i Financave, Petrit Malaj në konferencë: Nivelin e borxhit do e ulim në 58.2% brenda vitit 2024! Brenda tetorit propozojmë zgjidhje për pensionet
Niveli i borxhit do të shkojë në 58.2% brenda vitit 2024 ndërsa janë realizuar 340 milionë euro më shumë investime kapitale nga sa ishte parashikuar në fillim.
-
VIDEO
U përleshën me policinë pasi furnizuan me drogë TeknoFest në plazhin e Delisufit, arrestohen
Policia vijon operacionin e koduar “Parts 28”. Pas 7 të ndaluarve dje, mes tyre 5 shqiptarë dhe 2 të huaj, sot janë prangosur një shqiptar, një italian dhe një maroken. Në kërkim kosovari, sarandjoti dhe kavajasi. REPORT TV hyri në festën e 1 Shtatorit, ku u shit dhe droga
-
VIDEO
Tiranë/ Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC! Policia e arreston, 125 shoferë të proceduar
Policia Rrugore ndaloi për kontroll mjetin e 28-vjeçarit, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe shfaqi sjellje të çuditshme. Aparati AquilaScan e zbuloi me prezencë narkotiku në gjak
-
VIDEO
Afatet iu zgjatën me tre muaj, mblidhet sot Komisioni Hetimor i Shëndetësisë
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të vazhdojë sot me punën, pasi afatet e tij u gjatën edhe me tre muaj. Kryetarja Albana Vokshi ka caktuar mbledhjen e parë të këtij sesioni në orën 09:00.
-
VIDEO
Akuza për motrat Berisha, Rexhepi: Një femër që godet me gotë, e...
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Repolitix komentoi për Denis Mingën sherrin mes motrave Berishaj dhe Klea Prengës një muaj më parë në një lokal tek Kodra e Diellit, kur Antonela dhe Mariela Berishaj goditën me gotë në fytyrë Prengën.
Për ekspertin kjo është një ngjarje e rëndë, të cilën e sheh se po zbutet situatë dhe mund të kalohet në një plagosje të lehtë.
'Shoh një tendencë për të zbutur situatën, përderisa nuk po kapen. Nëse kanë dalë nga Morina nuk na ndalon njeri që ti shkruajmë Kosovës, për ku ka ikur ku ka fluturuar. Ngjarja mori bujë sepse është shumë e rëndë, imagjinoni një femër që të godet me gotë. Një femër që godet një femër me gotë, e dini sa e frikshme është. Ajo është send që kthehet në thikë. Diku pashë që edhe tek profili i vajzave edhe tek profili i kësaj, shoh një tendencë për ti rrafshuar gjërat. Do pritet të rehabilitohet pak vajza dhe mendoj se do dali plagosje e lehtë dhe do kaloj në nivel rrahjesh që ndiqet kryesisht.'
-
VIDEO
Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës
Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema dha disa detaje lidhur me ngjarjen në Kodrën e Diellit në Tiranë një muaj më parë kur motrat Berishaj goditën me gotë në fytyrë blogeren Klea Prenga për arsye xhelozie, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
I ftuar në studion e Repolitix në Report Tv, Dema tha se motrat ikën përmes pikës kufitare të Morinës nga Shqipëria, ndërkohë që kishin si synim ti shkaktonin dëmtim të përjetshëm në fytyrë Prengës.
-
VIDEO
‘Çmendet’ moti, Elbasani goditet nga stuhia e breshërit! Shkakton dëme të mëdha në bujqësi
Disa zona në Elbasan janë përfshirë mbrëmjen e sotme nga stuhi shiu dhe breshëri.
Më të forta stuhitë kanë qenë në Gjinar, Gramsh dhe Librazhdë, të cilat u përfshinë nga stuhi shiu dhe breshër.
Më e rëndë situata është paraqitur në fshatin Rovje të Gramshit ku stuhia e breshërit ka zgjatur rreth 40 minuta duke shkaktuar dëme të shumta në vreshtari dhe bujqësi.