-
VIDEO
Konferenca e ambasadorëve, Rama: Duhet të bëjmë më shumë me Turqinë, Greqinë dhe Italinë
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga konferenca e ambasadorëve, u shpreh se duhet bërë më shumë në raport me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, që i cilësoi si partnerët strategjikë të Shqipërisë.
“Përgëzoj ambasadorin tonë në Athinë për transformimin që i ka bërë raporteve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit me ambasadat dhe konsullatat, por në raport me Turqinë dhe Italinë duhet të bëjmë edhe më shumë, në raport me investimet dhe shkëmbimet tregtare”, tha ai.
-
VIDEO
Lumi i Shalës, ‘parajsa e vogël’ që po çmend dhe të huajt! Rama ndan pamjet: Deri para pak vitesh sekret, sot buqetë fantastike përvojash
I cilësuar edhe nga mediet e huaja si një “parajsë”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar, sidomos nga të rinjtë. Pamje spektakolare dhe numër i lartë vizitorësh
-
VIDEO
Sot mbahet konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE
Ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen këtë të hënë në Tiranë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.
Konferenca treditore ka nisur në orën 09.30, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, Ministri i Financave kanë shkuar në pallatin e Kongreseve, ku po mbahet konferenca.
-
VIDEO
Shkodër, hodhën lëndë piroteknike në fushë dhe u përplasën me policinë, 5 tifozë shoqërohen në komisariat
Pesë tifoza janë shoqëruar në Shkodër pasi kanë kundërshtuan me dhunë efektat e policisë. Ngjarja është shënuar pas ndeshjes së futbollit të luajtur në stadiumin “Loro Borici të Shkodrës.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Shuhet zjarri në Topullaraj, u shpëtuan nga përfshirja e flakëve 4 fshatra
Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër, kanë arritur që të shuajnë zjarrin e rënë dje në Topullaraj, në Gjirokastër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 26 gusht 2024
Titujt e gazetave për sot, nga nis lufta me Kurum tek a ishin miq Rugova dhe Berisha e deri tek Shqipërinë nuk e bën dot demokratike as Amerika e as Europa por shqiptarët.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Valare, flakët drejt staneve të bagëtive
Një zjarr i madh është përhapur në fshatin Valare në Gjirokastër. Zjarri po avancon drejt staneve dhe bagëtive ne zonën kodrinore të Topullarajve.
-
VIDEO
Aksident në zonën e Astirit në Tiranë, makina përmbyset në mes të rrugës
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë.
-
VIDEO
Shoferi i ‘Mercedes’-it parakalon gabim ‘Toyota’-n dhe e hedh në kanal, nuk ka të lënduar!
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë.Një automjet,tip Mercedes Benz,me targa KV 3378 B ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte pëballë,tip Tojota Kora,me targa AB 527 IL Tojota Korola,në tentativë për ta shmangur,ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,të cilët po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes,për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.Mësohet se…
-
VIDEO
Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen!
Fluksi i sezonit turistik, me pushuesit vendas dhe të huaj në bregdet, shkakton herë pas here edhe incidente me motive nga më të ndryshmet.
Tre turistë francezë dhe një shqiptar, që ishte palë me njërin prej të huajve, janë konfliktuar dhe përleshur mes tyre në ambientet e një hoteli në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar kaos dhe dëme.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 Gusht) në lagjen nr. 2, teksa Policia njoftoi sot edhe marrjen e masave me ndalimin e dy prej të dyshuarve; shqiptarit dhe francezit.
-
VIDEO
Siguria në plazhe, sekuestrohen 35 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas, në kuadër të operacionit “Siguria Detare” ka bllokuar 35 mjete lundruese.
Operacioni është zhvilluar nga Ksamili në Koman përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike, një pjesë e të cilëve nuk kishin dokumentacionin përkatës, teksa kishte dhe nga ata drejtues që shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.
-
VIDEO
Nis nesër Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani: Diskutime mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Hasani.
Konferenca do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe të pranishëm të ftuar pritet të jenë edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.