-
VIDEO
Atentat i dështuar në Bushat të Vaut të Dejës! Qëllohet me breshëri kallashnikovi ndaj ‘Audit’ të blinduar, në kërkim vëllezërit Prendi e një tjetër
Dy personave të cilët policia i ka identifikuar por nuk i zbulon publikisht emrat, iu bë atentat në Bushat nga 3 persona të shpallur në kërkim. 'Audi' i blinduar në të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri kallashnikovi. Gjurmë plumbash edhe në makinën tjetër.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të makinës që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës! I riu ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia
Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht. Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Report tv ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë te bardhë vetem pak sekonda para aksidentit
-
VIDEO
Himarë, zaptuan plazhin në Krorëz, 12 nën hetim, sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë
Lirohet hapësira në plazhin ‘Krorëz’, procedohen penalisht 12 shtetas! Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë.
-
VIDEO
Lushnjë/ Digjen dhjetëra hektarë toke bujqesore në fshatin Kadiaj, banorët dhe zjarrfikësit 'në luftë' me flakëtDigjen dhjetëra hektarë toke bujqesore në afërsi të fshatit Kadiaj, në Lushnjë.
Digjen dhjetëra hektarë toke bujqesore në afërsi të fshatit Kadiaj, në Lushnjë.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet nga aksidenti ku mbeti i vdekur avokati Leonard Dingo! I riu që e përplasi ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqi
Shqiptarja.com sjell pamje nga aksidenti ku mbeti i vdekur avokati Leonard Dingo më 21 gusht, në rrugën dytësore ‘Plepa-Kavajë. Policia ka shpallur në kërkim të riun Erjon Kacani, banues në Tiranë
-
VIDEO
Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojrave të fatit, në pranga pronari i lokalit dhe 2 të tjerë
Policia në Lushnje ka vënë në pranga 2 persona dhe pronarin e një lokali pasi kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojrave të fatit.
-
VIDEO
Shkodër/ Asgjësohen 361 bimë kanabis, vihet në pranga 67-vjeçari
Një 67-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Trush.
-
VIDEO
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një 'Audi' të parkuar në Vaun e Dejës! Në vendngjarje gjenden 10 gëzhoja
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në fshatin Rranxa në Bushat, pasi është qëlluar në drejtim të një makine të parkuar.
-
VIDEO
Shqipëria filloi prodhimin e armëve / Spahiu: Pas shkatërrimit 100% fabrikave ngelëm shteti më i dobët ushtarakisht në Europë
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se pas shkatërrimit të depove të armëve në 1997, mbetëm shteti më i dobët ushtarakisht në Evropë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu nënvizoi se është një lajm i mirë që Shqipëria po prodhon armë.
'Prodhimi i armëve i hapet një ditë jeshile. Pas ‘97 me shkatërrimin e gjithë depove të armëve Shqipëria u shndërrua në shtetin më të dobët ushtarakisht në Europë. Është lajm i mirë për Shqipërinë për shkak se forcimi ushtarakisht i Shqipërisë i rrit peshën gjeopolitike të Shqipërisë në Rajon. Shqipëria është shteti amë dhe të gjithë duan të kenë një shtet të fuqishëm ushtarakisht.'- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Çudia e politikës; Dikur protestonin të mos hynin mbetje toksike, sot kërkojnë të rikthehen në Shqipëri
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si të çuditshme revoltën për moseksportimin e mbetjeve toksike. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se dikur protestohej kundër importit të mbetjeve, ndërsa sot protestohet kundër eksportimit.
‘Kam një qasje edhe për shkak të distancës më të ftohtë dhe kontrovers në këtë temë. Çudia e politikës shqiptare qëndron në faktin se dikur protestonin në bulevard kundër importit të mbetjeve sot protestojmë kundër eksportimit të mbetjeve të rrezikshme jashtë Shqipërisë. Ta ndajmë mendjen mbetjet duhet të ikin jashtë Shqipërisë apo të mbeten. Të dyja nuk qëndrojnë o do të jesh pro importit ose jo.
Mbetjet e rrezikshëm duhet të eksportohen të hiqen nga Shqipëria. Si mundet sot të kërkosh kthimin e kontejnerëve të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri kur Shqipëria nuk ka impiante funksionalë për riciklimin e mbetjeve të rrezikshme. Nëse kthehen përsëri në Shqipëri ku do të shkojnë në Durrës apo Elbasan.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Tre arsye politike pse shefi CIA vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, por jo Shqipërinë
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si historike vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se fakti që viziton tre shtet si Kosova, Bosnja dhe Serbia tregon vëmendjen e SHBA-së për të parandaluar një vatër lufte në Ballkan.
‘Është një ngjarje historike për Kosovën, kjo i vendos tre vula të gjitha hamendësimeve që mund të ketë ndryshim të kufijve në rajon apo Kosovë. Fakti që shefi i shërbimit sekret të SHBA viziton vetëm tre shtete që janë Bosnja, Serbia dhe Kosova, është një fakt që zbulon qëllimin e vërtetë dhe arsyet pse i viziton këto vende. SHBA duan të jenë garanti dhe të parandalojnë çdo lloj rreziku për hapjen e një vatre lufte në Ballkan.
Dihet që interesa të Rusisë apo Iranit mund të jenë për të hapur një konflikt luftë në Ballkan, në këtë kontekst vizita e William Burns në Kosovë në Bosnje dhe në Serbi nxjerr që targeti është në 3 vende jo të qëndrueshme, por 3 shtete ku për shkak ë historikut mund të ndizet një vatër luftë. Fakti që është fokusuar vetëm në këto shtete, duket se arsyet janë për të parandaluar një luftë të mundshme, te këto 3 shtete të cilat kanë krijuar turbulenca me Uashingtonin vitet e kaluara. DASH përshëndeste Serbinë si partnere në luftën kudër Rusisë. Është hera e para që Uashingtoni lëshon një deklaratë të tillë.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Elbasani qytet i pajetueshëm nga depozitimi mbetjeve toksike, pirgjet me skrap dhe furnalta pa filtra
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv, tha se Elbasani sot është kthye rnë një qytet mizerabël për shkak të përpunimit të hekurit pa filtra. Sipas Spahiut ish-Metalurgjiku punon me një teknologji mizerable.
‘Sot Elbasani është një qytete i pabanueshëm me një cilësi mizerabël dhe i rrezikshëm për jetën e shëndetin e njeriut për shkak të mbetjeve të rrezikshme pirgjeve gjigantë të skrapit dhe përpunimit të hekurit pa filtra. Ish metalurgjiku punon me një teknologji mizerable. Në çdo mëngjes elbasanasit zgjohen me një re të zezë.’- tha Spahiu.