-
VIDEO
Vrasja për një gardh e 72 vjeçarit në Memaliaj! Arrestohet autori! U nxit nga çifti që banonte afër viktimës! Burrë e grua hodhën trupin në përrua
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen me thikë të 72 vjeçarit Faik Hajdini të ndodhur më 20 gusht 2024 si dhe rolin e secilit prej protagonistëve që bashkëpunuan për krimin e rëndë.
-
VIDEO
Nga takimi me Talat Xhaferrin, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, te qitja në poligon! Kush është pronari i 'Strip Club Shqiponja' që u arrestua për trafik njerëzish
Dodë Rica, pronari i rrjetit të klubeve të striptizmit ‘Shqiponja’, u arrestua sot në Durrës. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës për trafik njerëzish dhe ndaj tij është caktuar masa arrest me burg në mungesë.
-
VIDEO
Tiranë/ Atentat për tradhti Lorenc Kostës, vetëdorëzohet pas 48 orësh Erjon Goxhara! Efektivi: Isha i rënduar psikologjikisht! Gruaja pranoi lidhjen me inxhinierin e ERE
TIRANË- Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë Erjon Goxhara i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar sot (21 gusht) në polici. Efektivi, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale, duke qëlluar 46-vjeçarin në pjesën e poshtme të trupit, pasi ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.
Erjon Goxhara pasi është vetëdorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike. Në deklarimet paraprake ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike për shkak të situatës së krijuar.
'Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton polica.
-
VIDEO
Nga Tirana në Dibër, prisnin drutë e pyllit për ti bërë qymyr! Në hetim specialisti i pyjeve dhe 2 banorë
Në vendin e quajtur "Krej-Lurë", kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.
-
VIDEO
U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane
Një turiste gjermane është shpëtuar pas 6 orësh kërkime në kanionet e Gjipesë. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore
-
VIDEO
Dhërmi/ Rrezikuan jetën me gomone në det për shkak të dallgëve! Shpëtohen 2 persona
Policia i ka ardhur në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.
Sipas policisë, dy personat u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues.
-
VIDEO
Ndoti ujërat e detit, në hetim drejtori i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës
Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht. Kjo pasi 31-vjeçar H.M ka ndotur ujërat në portin e Vlorës
-
VIDEO
Aksident në dalje të Pogradecit, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë
-
VIDEO
Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Nisin hetimet
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht detaje si firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë 'Sokolaj' ngarkesën. Prokuroria e Durrësit dhe Elbasani nisin hetimet për kontrabandë mallrash të rrezikshme, shpërdorim detyre e transportim i mbetjeve toksike.
-
VIDEO
Me duart në pranga, i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari me tre identitete
Është ekstraduar nga Dubai Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.
-
VIDEO
Malësia e Madhe ‘luftë’ si Lazarati, trafikantët e drogës qëllojnë në ajër sa shohin efektivët dhe arratisen! RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën
Disa trafikantë kanabisi qëlluan me armë sapo panë policinë në aksion në Malësinë e Madhe dhe në kërkim të tyre janë venë RENEA dhe një helikopter. Përballja më e fortë në Shqipëri e trafikantëve ndaj policisë e medias, u shënua në 2014-ën kur u ndërhy në Lazarat, fshatin ku çdo familje kultivonte kanabis me bekimin e shtetit
-
VIDEO
Tragjedia e mësuesit amerikan, asnjë familjar nuk ka tërhequr trupat nga morgu
Ende nuk ka një shkak hetimor zyrtar, për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, ku një mësues amerikan vrau bashkëshorten indoneziane, mbyti dy qentë dhe më pas vari veten. Policia dhe prokuroria janë duke hetuar, por deri tani ka shumë pak të dhëna, që më tepër lidhen me gjendjen emocionale të mësuesit. Ndërkohë deri tani nga familjet e dy viktimave nuk ka kërkesë për tërheqjen e trupave te tyre