-
VIDEO
Merr flakë makina në autostradën Fier-Vlorë, mjeti shkrumbohet totalisht
Një automjet është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas informacioneve të Report Tv, makina që është përfshirë nga flakët është tip “Mercedes Benz ML”, ndërsa zjarri ka shpërthyer në pjesë e parme të mjetit i cili thuajse është shkrumbuar plotërisht.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin e tij në Velipojë! 50 ditë arrest në burg për italianin
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor" ndaj shetetasit Italian Salvadore Di Tella i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Gjykata e përfaqesuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qënë aksidentale.
Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.
-
VIDEO
Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake, i hapet rrugë modernizimit
Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.
Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.
-
VIDEO
Rritet fluksi në Portin e Durrësit, rreth 120 mijë udhëtarë në 2 javët e para të gushtit
Në dy javët e para të gushtit rreth 120 mijë pasagjerë kanë udhëtuar në hyrje e dalje të Portit të Durrësit. Numërohen afro 4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në terminal punojnë 26 sportele për të shmangur radhët.
-
VIDEO
Në kërkim nga Kosova për trafik njerëzish, arrestohet në Durrës pronari i 'Strip Club Shqiponja'! Pritet ekstradimi
Drejtësia në Kosovë ka ngritur akuzë për trafikim të qenieve njerëzore ndaj pronarit të lokaleve të striptizmit në Shqipëri e Prishtinë, 'Club Shqiponja', hetime për të cilat ende nuk ka më shumë detaje zyrtare. Dodë Rica ndaj të cilit gjykata e Prishtinës kishte caktuar masë arresti, u prangos në Durrës nga policia shqiptare në pritje të ekstradimit në Kosovë.
-
VIDEO
Plagosi inxhinerin e ERE-së se kishte lidhje me gruan e tij, zbardhet dëshmia e policit të vetëdorëzuar: Nuk kisha qëllim ta vrisja! Ku dyshojnë hetuesit
Autori u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pasditen e djeshme i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij. Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhara ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej të cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.
-
VIDEO
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Gjykata lë në qeli dy punëtorët e arrestuar, në arrati 2 vëllezërit pronarë të hotel 'Holiday'! Kamerieri: E pashë kush qëlloi
Krimi mbrëmjen e 19 Gushtit, pranë hotel "Holiday", vëllezërit Frroku janë në arrati. Zyber Zigrad dhe Marjo Pali akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e kunetërve Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Sherri nisi më 28 Qershor, me plagosjen e kamerierit: Nuk e di se si u plagosa!
-
VIDEO
DETAJET/ Çfarë ndodhi mes grupit të vajzave tek TEG-u që ishte i 'detyrueshëm' thirrja e djemve...
Dy persona janë konfliktuar fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut. Shkak është bërë një aksident në afërsi të rrethrritullimit të TEG.
-
VIDEO
Dy vajza përplasin makinat tek rrethrrotullimi i TEG, dy të afërmit e tyre përplasen me sende të forta! Njëri në spital, në vendngjarje gjendet edhe armë
Dy persona janë konfliktuar fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut. Shkak është bërë një aksident në afërsi të rrethrritullimit të TEG.
-
VIDEO
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Gjykata lë në qeli dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë! Ende në kërkim 2 vëllezërit Frroku
Krimi mbrëmjen e 19 Gushtit, pranë hotel "Holiday", vëllezërit Frroku janë në arrati. Zyber Zigrad dhe Marjo pali akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e kunetërve Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Sherri nisi më 28 Qershor, me plagosjen e kamerierit
-
VIDEO
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipine i 'reklamonin' në 'Escort Tirana', i dhunonin dhe u zhvasnin deri në 15 mijë € që t'i linin të lira
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Dy tutoret kineze rekrutonin vajza nga Kina e Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Të huajat reklamoheshin në faqen 'Escort Tirana' dhe çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro. Tutoret i shantazhonin vajzat me foto erotike që të mos largoheshin nga rrjeti, njëra në pranga, tjetra në kërkim. Baza afër Prokurorisë së Tiranës.
-
VIDEO
Gjendet thika me të cilin u vra 72 vjeçari në Memaliaj! Krimi u nxit nga çifti në banesën ngjitur
Policia e Gjirokastrës zbardhi vrasjen e 72 vjeçarit Faik Hajdinit në Zhapokikë të Memaliajt. I moshuari u vra me thikë nga një 23 vjeçar I cili ishte nxitur nga çifti i bashkëshortëve, që me viktimën i ndante një gardh.