-
VIDEO
Malësia e Madhe ‘luftë’ si Lazarati, trafikantët e drogës qëllojnë në ajër sa shohin efektivët dhe arratisen! RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën
Disa trafikantë kanabisi qëlluan me armë sapo panë policinë në aksion në Malësinë e Madhe dhe në kërkim të tyre janë venë RENEA dhe një helikopter. Përballja më e fortë në Shqipëri e trafikantëve ndaj policisë e medias, u shënua në 2014-ën kur u ndërhy në Lazarat, fshatin ku çdo familje kultivonte kanabis me bekimin e shtetit
-
VIDEO
Tragjedia e mësuesit amerikan, asnjë familjar nuk ka tërhequr trupat nga morgu
Ende nuk ka një shkak hetimor zyrtar, për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, ku një mësues amerikan vrau bashkëshorten indoneziane, mbyti dy qentë dhe më pas vari veten. Policia dhe prokuroria janë duke hetuar, por deri tani ka shumë pak të dhëna, që më tepër lidhen me gjendjen emocionale të mësuesit. Ndërkohë deri tani nga familjet e dy viktimave nuk ka kërkesë për tërheqjen e trupave te tyre
-
VIDEO
Shqipëria do lejojë importin e mbetjeve, Ministria për REPORT TV: Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE
Shqipëria do të lejojë importin e mbetjeve jo të rrezikshme. Qeveria ka publikuar draftin e ri për menaxhimin e mbetjeve, ku thuhet se lista e mbetjeve të lejuara do të propozohet nga Ministria e Mjedisit. Mbetjet pritet të përdoren si lëndë djegëse për industri të caktuara në aktivitetin e tyre
-
VIDEO
Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë
Policia Rrugore e Durrësit gjatë 10 ditëve të fundit, 642 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
E PLOTË! Dinamika e plagosjes në Tiranë/ Polici insistoi të dëgjonte 'MË FAL'! Gruaja i pranoi vetëm një flirt
Report TV sjell detaje të reja nga plagosja e inxhinierit të ERE në Tiranë. Para plagosjes, polici Erjon Goxhara kishte bërë një takim me gruan dhe nipin e tij. Në debate e tensione gruaja pranon tradhtinë, por thotë se ka ndodhur vetëm një herë. Nuk kërkon ndjesë, por qëllon veten me grushte. Në të njëjtën ditë, efektivi plagos Kostën.
-
VIDEO
Qeveria ‘blindon’ kufirin! Foto e video qytetarëve, sistem për të kapur nëse janë kriminelë
Qeveria synon përforcimin e kontrollit në zonat kufitare. Në projektligjin “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, të hedhur për konsultim publik parashikohet përdorimi i teknologjisë për të identifikuar personat.
-
VIDEO
Operacion antikanabis në Malësi të Madhe, dyshohet se trafikanti qëlloi ndaj policisë dhe arratiset! S’ka të lënduar, RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën
Një kultivues kanabisi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve në Malësi të Madhe. Policët ishin në krye të detyrës dhe kishin ndërmarrë një operacion për goditjen e një parcele drogë në Repisht, kur një kultivues ka qëlluar në drejtim të tyre.
-
VIDEO
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
Policia e Shtetit konfirmoi ekstradimin ditën e sotme të të riut nga qyteti liqenor. Bashkë me mikun e tij Gersi Maxhari, sulmoi dhe plagosi Johan Muçllarin pas sherrit të hershëm
-
VIDEO
Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar
Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia mbi 10 persona kryesisht banorë të fshatit
-
VIDEO
Abuzimi me fondet e BE, sekuestrohen rreth 21 mln lekë të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve, 19% të aksioneve të restorant 'Gzonës' dhe 3 makina
Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro rreth 21 milionë lekë të ish-ministrit Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë në hetim për abuzimet me fondet e BE në dosjen e SASPAC.
-
VIDEO
Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim! Në pranga babë e bir, bashkëpunëtorë në krim
MEMALIAJ- Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, ndërsa shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi. Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.
Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.
Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtorë në krim dhe tashmë janë vënë në pranga. Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit. Autori i dyshuar i krimit, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Para se të plagoste inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi gruan e nipin! Debate e tensione, bashkëshortja pranoi tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë
TIRANË- Para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Erjon Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga ngjarja, ndërsa takimi mes tyre është zhvilluar në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, mes debateve e tensioneve të shumta.
Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet se takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ndërsa rreth drekës efektivi ka plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën. Në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet jetonte edhe Kosta.